Për të zhgënjyerit dhe mosvotuesit

Për të zhgënjyerit dhe mosvotuesit

Nga Ylli Manjani - 07/01/2019

Partia e indiferentëve është padyshim sot për sot më e madhja.

Njerëz të pakënaqur e të zhgënjyer sa më ska nga politika janë shumë më shumë sesa ata që ende bëjnë tifozllëk për të.

Ata që nuk duan më as të votojnë janë rritur shumë. Ka shumë dhe opozitarë madje që thonë ‘nuk votoj më’, ‘ose do ja jap votën dikujt kot’...

Mirëpo qytetarisht mosvotimi (mospjesmarrja dhe shkatërrimi i votës) dëmton demokracinë. Kjo e fundit ka nevojë në mos për ndryshim politik, të paktën për rotacion.

Rotacioni nuk ka shanc të ndodhë nëse njerëzit nuk votojnë masivisht ose hedhin votë kuturu deri në pavlefshmëri të saj.

Qeverisja e sotme, më populistja pas regjimit komunist shpik çdo gjë për të trembur, larguar e demotivuar njerëzit të votojnë.

Shpikin teori që ‘ska opozitë’; ‘politika është e keqe’; ‘sondazhet na nxjerrin fitues’ ose stimulojnë ‘të pavarur’ apo teoricienë ‘anti-sistem’ vetëm e vetëm që të demotivojnë njerëzit që të merren me politikë dhe të dalin e të votojnë.

Nëse ja arrijnë qëllimit, do jenë gjatë në pushtet. Dhe jo për faj të opozitës, por të njerëzve që nuk votojnë.

Vetëm pjesëmarrja masive në votime dhe mos shpërdorimi i saj garanton rotacion politik.

Çdo kush duhet të llogarisë se mos hedhja e votës së tij është plus dy për qeverinë.

E kuptoj që ka debat mbi partitë, demokracinë e besueshmërinë e tyre, për pushtetin politik që del gjithnjë mbi çdo sistem ligjor, por kjo nuk duhet të na çojë tek heqja dorë nga ROTACIONI politik!

Partitë duhet të vijnë e të ikin nga qeverisja. Ky është rregulli nga i cili nuk mund te heqim dorë.

Kjo do ishte fundi i demokracisë!

Mospjesëmarrja në politikë dhe në votime është baraz me vendosjen e diktaturës!

Mos u merr me politikë, nuk është e detyrueshme, por VOTO! Kjo e fundit është DETYRË!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miu te kiu09/01/2019 08:30

Dhe kush do i numeroj votat? Ti apo shoket e tu? Dhe pastaj do thoni populli erdhi ne votim cdo gje shkoi mire ne kemi demokraci jemi si gjithe avropi dhe prap po shkerdhatat ne pushtet

Skrapari08/01/2019 10:39

O kio keto partite qe pretendon ti nga o te dalin mo? Me urdherin e peshkut mo sillo krijohen? Me sa kuptoj une ti qio nuk je ngopur ende me partine komuniste, te punes,socialiste,rilindase. Vazho me to se mire ka per te te dale.

Mira08/01/2019 07:15

O Zot c'komente injorante! Me kete llogjike aleanca e qelbesirave do ju sundoje perjetesisht, e gezofshi! Ku jane keto parti te reja, keta njerez te rinj? Nga c'planet do I sillni? Kush ipengon shqiptaret te angazhohen? Beni dallimin midis politikaneve dhe partive? Si ka mundesi qe ju duken njjelloj? Kush tjeter ngjan me mostren Edi Rama? E vetmja gje qe ke I ne doer eshte vota mos e shisni , mos e shperdoroni! Vret me shume se arma, vret te ardhmen e femijeve tuaj.perdoreni si duhet

kio07/01/2019 23:37

Mjerisht anal-istet e opoziçkes, nuk bejne gje tjeter por ndihmojne qenqeverine te rrije ne pushtet. Ky ylli ju thote shqiptareve qe te votojne, mire; por per ke?mor ulli? Per opoziçken qe i tradhetoi me llullin te parin e te gjithe ju te partiçkave te tjera pas? Apo pse edhe keta paguhen si llulli per te mbajtur ne kembe kete e qeveri qe shkaterron vendin e qe po rrjep shqiptaret dhe ndan parate me opoziçken e pabese? Ju o hyll jeni me trdhetare se kryellumi, sepse ai i ka dale hapur vjedhjes dhe shkaterrimit te vendit e te shqiptareve, kurse ju beni sikur jeni me te vjedhurit por ne fakt i fusni thiken pas shpine! E mos bej me thirrje qe nuk çojne ne asnje rruge per permresimin e gjendjes!. Ti e kupton se nuk eshte zgjidhja kjo qe i propozon shqiptareve por rruga e erresires! Njerezit duhet ti bojkotojne zgjedhjet, duke filluar me ato te ardheshmet, e pastaj te vihet nje qeveri teknike ne te cilen te mos pranohet asnje nga rraca juaj tradhtare as matas apo djathtas, e kjo qeveri teknike ne fillim te beje nje referendum pa klasen tuaj politike ( ju te perjashtoheni ) per zgjedhur ne mes te republikes e monarkise e pastaj te shkohet ne zgjedje, me parti te reja qe do keni lindur nderkohe. Keto parti te reja nuk duhet te pranojne asnje nga politkanet e vjeter majtas apo djathtas qofshin... Keta rrace te ndyre populli i pare; e kane vendin ne kosh te plehrave! Tung!

Shqiptari07/01/2019 19:37

I nderuar z. Manjani. Ke plotesisht te drejte, cdo pushtet rrezohet apo ndryshohet me vote. Ky eshte parimi i demokracise. Une jam me ty. Cdo qytetar shqiptar duhet te votoje, kudo ku ndodhet, njesoj si Britaniket. Por ku jane mekanizmat, infrastruktura, ku jane ligjet qe na e garantojne voten, me cilin kod zgjedhor do te votojme? Pse nuk depolitizohen komisionet zgjedhore te te gjitha niveleve dhe te vendosen komisionere te perhershem juriste te paangazhuar politikisht ne asnje parti. Te denohet ashper nga kodi penal vjedhja e votes. Kaq e veshtire qenka? Te gjitha keto do te ishin garanci per zgjedhje te ndershme, te lira dhe demokratike ne Shqiperi. Pas kesaj njerezit do te votonin me bindje. Kjo eshte e vetmja rruge, ndryshe ta gezojme perjetesisht diktaturen e re moderne.

Duhet votuar07/01/2019 19:06

E vetmja zgjidhje per demokracine eshte vota dhe kjo vote duhet te synoje vazhdimisht ndryshimin. Nje gje me mend ka thene avokat Ngjela: “demokracia nuk ka kosto” dmth edhe nese duhen bere zgjedhje te parakoheshme, nuk duhet menduar per asnje lloj kosto tjeter pervcse asaj qe i sjell demokracise mbajtja ne jete e korrupsionit. Ne te kundert, gjithekush duhet te bojkotoje zgjedhjet deri sa keta qe na qeverisin te kuptojne se duhet te zhduken.

Arber07/01/2019 18:36

Ky eshte qendrimi drejte. Bojkot i votimeve. Sepse "rotacioni" qe na sugjeron Ylli, do te thote se ne biem dakort qe nje nga keta do te na qeverisi. Rotacioni i zgjedhjes mes dy te keqijave. Jo faleminderit. Bojkoti tregon se ne nuk duam asnje nga keta dhe kjo eshte e verteta. Vetem bojkoti i zgjedhjeve do ta nxjerre jasht loje kete kaste hajdutesh e kriminelesh qe na kane qeverisur per 30 vjet. Mos shkuarja ne zgjedhje nuk legjitimon Ramen, dhe po ashtu as Bashen apo Monen. Nuk eshte detyre qytetare te votosh kur ke perballe dy fytyra te se njejtes medalje. Bojkoti total i horrave e hajduteve eshte vendimi me i mencur i popullit nese kjo do arrihej.

Vons07/01/2019 16:32

Kane votuar njerezit ore shoku, dhe kane votuar per PS-ne kryesisht. Se nuk te pelqen ty kjo, eshte gje tjeter. Edhe nese PS ka vjedhur votat, kjo eshte problem tjeter, qe ti mund ta diskutosh dhe te japesh ndonje zgjidhje nese ke, se ata mund t'i vjedhin prap. Po leri budalliqet me rrotacione kur ta ka qejfi ty. Rrotacionet ndodhin kur piqen kushtet, jo kur ta ka qejfi ty. Populli kur nuk voton, do te thote se po merr nje vendim politik gjithashtu. Pra te gjithe jane ne politike. Po jep ndonje alternative te mire po pate, se keshtu bota me rrota e dine njerezit se ashtu eshte.

BIDO07/01/2019 15:43

Koha e partive te reja, me antare te vjeter, duket paksa e shpelare sepse akoma brezat tane kane viruse te se kaluares, ose shembuj te prishjes se ndergjegjes, qe vjen edhe nga propaganda e qeverise. Shembulli i partive te reja nuk po jep kontribut edhe atje ku jane krijuar. Merrni shembull SH, B, A, ne, ,, pra jane ligjet, e zbatimi i tyre ne baze kushtetuese qe partite te ecin drejt perparimit. Tek ne, artikull shkruesi ka plotesisht te drejte per metodat e menyrat se si vidhet e drejta e votes, kjo per vete faktin se jane specialiste, e propogandiste, qe sic thote nje fjale,,beni si theme une, e mos beni sic bej une. Ky sistem duhet te shporret sepse ky sekt qe eshte sot ne pushtet e ka rigjeneruar me teper stilin e mashtrimit e te vjedhjes se votes e te pasurise kombetare, andaj, edhe nje here nuk nderrohen emerat e partise, pormentaliteti i drejtimit te shtetit ne baza plotesisht demokratike e ligjore.

emri07/01/2019 14:38

oferta e "new world order" qe po ofrohet te shpetoje veten, e kane kthyer lojen ne "jo skam faj une". ne te vertet nuk paska ekzistuar ndonjeher ndonje demokraci e mriefillte, sidomos kur e komandojne te njejtat persona qe shkaktuan vdekjen e saj. Rroft diktatura !!! nuk quhet naivitet, quhet menefregizem. ska gje zukerberg do dali fitues po nuk po ja njohin meritat ...,megjithese mbase komenteve ndodh gjithmon e kunderta e asaj qe thuhet. eshte zhvilluar analizimi i datave. dhe thoni pastaj qe zoti eshte ne qiell, se kshu mbas pilafit dini te flisni per moton e jetes, per principe madje edhe nga te frymezohemi...

Arber Pashtriku07/01/2019 13:28

Po çfarë demokracie e çfarë votë mor Zotni kur partitë ka 20 vjet që vjedhin pushtet me votat e emigranteve te cilët emrin e kanë ne lista, figurojnë votues por realisht nuk kane votuar asnj?herë pasi jetojnë mijera kilometra jashte Shqipërisë.
Ky eshte korrupsioni më i madh kriminal i zgjedhjeve në Shqipëri.
Pa zgjidhur problemin e ligjit zgjedhor dhe manipulimit shteteror te zgjedhjeve Shqiperia poshtë e me poshtë do të gremiset
Kot lodheni...

Drejtesi07/01/2019 12:53

I nderuari manjani e vertete qe njerzit jane indeferente dhe vete jane duke I vuajtur pasojat por edhe vota nuk ka vlere, se ajo blihet ,shantazhohet, kercenohet me heqje nga puna dhe gjitha llojet e vjedhjes se votes duke perdorur edhe pushtetin si policia ,prokuroria dhe gjykatat ,perfundimisht sistemi demokratik ka dale jashte funksionit dhe vlera e votes I nderuar manjani nuk ka vlere se ka rene demokracia dhe jemi nje shtet as mish as peshke pra sot nuk ka votime

Hajdari07/01/2019 12:51

Artikullshkruesi ka te drejte kur thote qe duhet votuar kunder kesaj qeverisjeje, patjeter qe cdonjeri duhet ta permbushe kete detyrim kushtetues e atdhetar.
Artikullshkruesi ka te drejte kur thote qe duhet te votojme, por nuk ka te drejte kur thote qe te sjellim rrotacionin politik, duke nenkuptuar qe keta qe qeverisin te ndrrojne vendet me ata qe kane qeverisur.
Duhet votuar per parti te reja qe ndryshojne kursin e tranzicionit, duhet votuar per njerez te rinj qe nuk kane lidhje me te kaluaren, qe shprehin dhe mbrojne aspiratat e popullit dhe jo te milionereve, te krimit e te interesave te veta te ngushta,
asnji vote partive te vjetra qe kane qeverisur per 28 vjet dhe jane krejtesisht pergjegjese per gjendjen katastrofike.

Shto koment

Denonco