Dy fjalë për monologun humoristik Ramamaqi

Dy fjalë për monologun humoristik Ramamaqi

Nga Ergys Mërtiri - 06/01/2019

Më duhet ta them që në krye se nuk me shqetëson aspak fakti se jam bërë objekt përqeshjesh ironike në një spektakël midis kryeministrit dhe një humoristi në shërbim të qeverisë, pasi kjo vetëm më bën nder.

Madje vetë fakti që reagimi im iu ka djegur aq shumë sa ti kushtojnë aq vëmendje, më bën të bindem se fjalët e mija kanë goditur në shenjë, pavarësisht se, kur i kam thënë, nuk e kam menduar aspak se do marrin atë përmasë. Mesa duket, neveria që ky lloj spektakli provokon tek shumë njerëz, ka bërë që stomaku i tyre të mos mbajë më.

Pra, nuk e shoh si meritë personale faktin që komenti im i thjeshtë pati aq shumë bujë, por e shoh këtë si produkt të një mjedisi neveritës që ka prodhuar propaganda e një qeverie që nuk iu ofron qytetarëve asgjë përveç spektaklit dhe varfërisë.

Megjithatë, më duket lajm i keq që qeveria ka mbërritur në këtë pikë sa të tronditet edhe nga disa komente private në rrjete sociale, të shumëfishuara si pasojë e indinjatës kolektive që shoqëria jonë ka ndaj realitetit politik ku jetojmë. Kjo tregon se në ç’gjendje ka rënë ajo dhe ky nuk mund të jetë aspak një lajm i mirë për askënd.

Sa për plotësim të panoramës ironike të krijuar mes shkëlqimit të propagandës televizive dhe mjerimit ku ndodhet vendi, mund të themi se paralelisht me gallatën bajate të çiftit Ramamaqi, policia kish zënë dyert e universiteteve për të mos lejuar studentët të mblidhen atje, ndërsa instrumentet e qeverisë kanë ndezur altoparlantët për ta spostuar protestën e studentëve nga Kryeministria tek korpusi universitar.

Gjithsesi, disa sqarime të thjeshta mendoj se duhen dhënë.

Sipas teorisë së Kryekadriut të vendit, unë dhe të tjerë si unë paskemi shpifur ndaj tij dhe Mamaqit, duke sulmuar emisionin e mbrëmshëm. Në fakt, reagimi im, si dhe i shumë të tjerëve, janë thjesht komete dhe si të tilla nuk ka sesi të jenë shpifje, për sa kohë ofrojnë opinion, gjykim, apo qendrim personal dhe jo informim (të vërtetë apo të rremë).

Komenti im mund të jetë i drejtë ose i gabuar, i motivuar nga ndjenja të larta fisnike ose interesa të ulta personale, i shkruar mirë ose keq, por nuk mund të jetë kurrë shpifje, për sa kohë është thjesht shprehje e mendimit tim. Nëse zotëria, që pretendon të jetë oratori më i madh në vend dhe nxënësi i Faik Konicës në retorikë, nuk e bën kaq dallim, tregon se është më shumë personazh i përrallave të Zululandit, sesa nxënës i mjeshtrit të madh të fjalës që pretendon të ndjekë.

Mamaqi u shpreh i habitur se përse njerëzit nuk reagojnë kur Rama del në emisionet e debateve politike, por reaguan aq fort kur doli në emisionin e tij. Si pa dashje, ai e vendos emisionin e vet tek ato politike, në një lapsus mjaft domethënës që buron drejtpërdrejtë nga subkoshienti.

E pra njerëzit, si dhe vetë Ermali e kuptojnë se ai po bën politikë më shumë se humor dhe kjo është arsyeja përse neveria bëhet masive. Shto këtu edhe faktin që kjo gjellë iu shpërndahet masave për ditë festash dhe situata nuk ka më nevojë për koment.

Natyrisht, një drejtues emisioni është i interesuar për audiencën, siç u justifikua vetë Mamaqi, në shpjegimet që u mundua të japë për ftesën e bërë ndaj Kryeministrit. Por audienca, ashtu si dhe paraja, kërkon të fitohet brenda disa parimeve etike. Të fitosh audiencë duke i shërbyer qeverisë në momentet më kritike të saj, kur realiteti është kaq dramatik dhe indinjata shoqërore kaq e thellë, është thjesht dhe vetëm e turpshme.

Askush nuk i ka kërkuar Mamaqit të rregullojë këtë vend, ndonëse do të ishte në dinjitetin e tij të ushtronte detyrën morale të profesionit që ka marrë përsipër, duke pohuar të vërtetat e dhembshme që rëndojnë qytetarët. Dakort, po e tolerojmë faktin që nuk e bën këtë, por nuk ia ka askush fajin kur bën të kundërtën, duke i shërbyer qeverisë për të trukuar imazhin e për të zbutur indinjatën qytetare.

Dhe së fundi, meqë Mamaqi kish ardhur në studio me sapun me vete, dhe kish lënë edhe mjekër, duke pohuar, në ironi të postimit tim, se nuk do ta rruante për çfarë ne kemi thënë, në fakt vetë reagimi i tij tregon se aftershave-i i ka djegur shumë. Ndaj e vetmja gjë që më mbetet të them është: Mbaje me shkumë Ermal se e vërteta është krejt zbuluar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gramoz07/01/2019 15:53

Bravo Ergys! Ju ke thon dy bajgave gjithçka ata meritojne, dhe ça thon bajgat per ty, mos ta nij fare mer plak. Kryegorja edvin qenefi jo qe nuk osht nxonsi Konices, por ne rastin ma t'mir, kellufi i edit te Faikut.

tarzani07/01/2019 11:33

Ergys mbaruan leket e Erdoganit? Ca po behet me e-zanin? :P

Emigranti07/01/2019 09:22

Ergys mos e prish gjakun per kete homon qe isherben pushtetit shprehe te verteten ashtu sic te buron nga mendja ky beth qiri e di mir se cfar do ky popull se pjesa me madhe pa dashur te ofendoj askend mashtrohen shpejt dhe fluturojn me pras ne ..... Ndjes per ata qe nuk jane pjes e kesaj shoqerie

Audeamus07/01/2019 07:59

Well done Ergys! Ato që ke shkruar kanë shkuar aty ku dhëmb plaga e Ramaq Xingut dhe sado që t’ djegin, të duket sikur u ke mbetur borxh , sepse ata meritojnë më shumë se kaq. Ata e kanë qelbur fare. Paraja e fituar pa nderë i ka bërë pa vlerë.

Pak Shqiptare si Ergysi07/01/2019 01:41

Te ishin me shume shqiptare si Ergysi ne do kishim qene minimalisht Kroaci. Ermut Matiaqi dhe mamaqi rama e dine shume mire qe te pakten 50 per qind te shqiptareve i rrejne i bejne fertele. Sidomos pleqte se ata kane ngel ne Shqiperi tani. Une ste njof fare Ergys Po them bravo qe ne nje vend pa asnje mundesi si Shqiperia e ku cdo njeri qe kap nje kocke e mban fort ne mes te dhembeve dhe nuk e leshon qofte sikur cmimi te jete gojore kryeministrit.

Tarja07/01/2019 00:20

O Z Mertiri....mos u mer me kte prostuticion politik, Mos e harxho kohen tende me cdo mama-qi qe behet lolo i tepsise. Rofte Cekja e beratit qe e cvirgjeroi Amin ))) Er-muti e di per cfar e kam fjalen ;) mos u merzit er-muti...ske pare gje akoma BQ.

pacavure06/01/2019 23:56

.rama dhe mamaqi....del tauland balla )))))

t06/01/2019 23:46

Me mire se kaq nuk konkludohet per ramamaqin,kurse vete mamaqi duhet ta kuptoje se nuk do behet kurre vip duke aktruar si rrip

Labi06/01/2019 23:38

Ergys ty te shtohet nderi dhe atyre vreri. Leri te vuajne hienat se cfare kane mbjell do korrin. Ke Zotin me vete dhe qindra mijera shqiptare

une jam ergys mertiri06/01/2019 23:05

je i madh ergys. sot une them: jam ergys mertiri

Shto koment

Denonco