Studentëve të mi ...

Studentëve të mi ...

Nga Jamarbër Malltezi - 06/01/2019

Të nderuar Studentë

Besoj se keni pasur kohe te mjaftueshme per te kryer projektin e kursit qysh para disa javesh. Kijeni dhe mbajeni gati kismet kur te rimblidhemi per mesim.

Nderkaq une mirekuptoj kerkesat dhe qendrimet tuaja qe keni shpallur dhe nuk kerkoni luks por ca gjera minimale (si psh dhome normale apo banjo dinjitoze ne konvikt, karta e studentit, etj.) te cilat duhet te jene pjese e te drejtave baze njerezore dhe te ishin miratuar me kohe. Eshte turp qe ata qe shtrenjtuan biletat e autobuzit per te varfrit tani po i japin 178 milione euro dikujt per 3 djegesa mbetjesh te pakerkuar dhe pacertifikuar (qe ka gjasa te jene vete burime ndotje) dhe nuk reflektojne ndaj kerkesave tuaja bazike. Eshte turp qe punesohen militante apo trafikante si kryeinspektore mjedisi (rasti ne Durres) pa studiuar asnje liber e pa kryer asnje leksion ndersa ju qe kaloni shume vite dhe dhjetera lende dhe pedagoge ne kete fakultet nuk keni ku te punoni ne fund te studimeve.

Vite pafund premtuar karta e studentit dhe vec fjale mbeti karta ndersa cmimi i ujit u rrit, taksat gjithashtu, cmimi i biletes se autobuzit me te cilin ju vini ne Universitet gjithashtu u rrit. Vec nga bileta e autobuzit ju shpenzoni 50 euro me shume ne vit! (20 leke te reja/dita x 300 dite = 6000 leke te reja nese keni vec 1 autobuz perndryshe dyfishohet shpenzimi). Para disa vitesh Ilir Beqja humbi mandatin e deputetit pasi perlau rreth 200,000 euro fonde publike (duke qene deputet) per te kryer nje sistem IT per Bashkine Durres. Gjeja me e thjeshte per t'u realizuar jane pagesat e reduktuara per studentet nese e ke te ngritur nje sistem IT. Kjo eshte nje veprim bazik per ata qe do kene karten e studentit. POR a dini gje nese ka 1 sherbim te vetem IT qe ofron kjo bashki? Asnje. Por parate u perlane. E njejta gje ndodh ne Tirane prej shume vitesh.

Ekonomisti Nobelist Amartya Sen ne librin e tij te famshem "Zhvillimi si Liri" (Development as Frëdom) sqaron shume kendshem rolin e zhvillimit si mbeshtetes te lirive te njeriut, por edhe tregon sesi liria dhe zhvillimi jane mbeshtetese/perforcuese te njera-tjetres.

Per me teper, njerezit e lire vete duhet te jene "Agents of their oën development"

Nje sugjerim: jini mendjehapur por edhe te mencur! Degjoni dhe lejoni te flasin te gjithe, perfshi ata me te cilet nuk pajtoni ne argumente. Degjojini dhe perdorni llogjiken tuaj per te pranuar apo refuzuar pretendimet. Por mos lejoni t'ju terheqin nga hunda askush dhe as t'ju caktoje se kush te flase dhe kush jo. Monopolin e se vertetes nuk e ka askush, e ca me pak shpirtshiturit qe duan t'ju ngaterrojne shenjestren apo t'a bejne sa me difuze.

Duke perfunduar ju konfirmoj se vendi i pedagogut eshte prane studenteve te vet, ndaj ju mirekuptoj dhe mbeshtes ne kerkesat tuaja dhe me keni krah jush. Ne fund te protestes (shpresojme pozitive per ju), pasditeve apo kur te deshironi jam i gatshem te vij dhe kryejme nje cikel te shpejte leksionesh te mbetura te kursit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco