Studentët ja ‘qepën’ gojën Ramës….

Studentët ja ‘qepën’ gojën Ramës….

Nga Shënim - 06/01/2019

Rama, i ulur në tepsi i vetëm, s’qeveris dot që kur ka marrë timonin me vota të blera në vitin 2017.

Skandalet e kanë shoqëruar qeverisjen e tij prej mëse 18 muajsh…

Rama e ka të pamundur të justifikojë ndërtimin e vilës luksoze në Surrel…

Rama nuk është në gjendje ti përgjigjet pyetjeve për llogaritë bankare off shore në parajasat fiskale.

Rama e ka të pamundur të tregojë përse PPP i fitojnë kompani të fshehura në parajsat fiskale…

Rama nuk mund të tregojë përse Banka e gruas së tij mban të fshehur aksionerët….

E tjerë e tjerë….

Protesta studentore e dhjetorit 2018 tronditi fuqimisht themelet  e godinës së kalbur të qeverisjes së tij.

Rama, pasi kishte dëbuar nga qeveria Tahirin, Kodhelin, Beqaj, shkarkoi edhe 7 ministra të tjerë.

Largimi i 10 ministrave praktikisht e rrëzoi Rilindjen. Pasi kishte eleminuar PS…

Rama, lakuriq përballë studentëve filloi harakirin me maskën e “dia-monologut”….

Por studentët ja grisën edhe këtë maskë…

Konkretisht, studentët inteligjentë, të ndershëm dhe të pakomprometueshëm ja përplasën në fytyrë të gjithë  mashtrimet për realizmin e 8 kërkesave:

  • Nëse qeveria Rama paska qënë e suksesshme atëherë përse janë shkarkuar 10 ministra, deri dje të sukseshëm…dhe nëse ministrat e shkarkuar kanë pasur probleme me realizimin e objektivave qeverisës, atëhëre përse ministrja e arsimit është zëvëndësuar me zëvëndësministren…?!
  • Pa shfuqizuar ligjin e arsimit të lartë realizimi i 8 kërkesave është një gënjështër e madhe….
  • Përgjigja për realizmin e kërkesave studentore me vendime qeverie është mashtrim; studentët kanë deklaruar se kërkesat e tyre duhet të miratohen në kuvend përmes ndryshimeve ligjore…
  • Deklarata e Ramës për përgjysmimin e tarifave për studentët dhe për cështje të tjera financiare është hilja e rradhës e Ramës përderisa qeveria dhe parlamenti nuk i ka pasqyruar këto ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2019…
  • Prandaj studentët s’pranojnë dialog me një person që mashtron dhe gënjen…
  • Këto argumenta të artikuluar nga studentët i kanë “qepur” gojën kryeminsitrit gojështhurrur…

Syri.net/ 6 janar 2019

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco