Dardha e ka gishtin prapa

Dardha e ka gishtin prapa

Nga Agim Xhafka - 06/01/2019

Sa nisi dëbora më shkoi mendja te skitë. Go,Gimo drejt Dardhës. E pas tre orësh mbérrita te kthesa mbi Boboshticë.

-Ke zinxhirë?- më pyeti polici.

-Jo,pse duhen?

-Të ngjitesh lart në Dardhë.

-S’ka buldozerë dëbore,apo kripë?

Nuk mora pérgjigje. Më bëri me shenjë prapakthehu dhe po merrej me makinat e tjera.

-Ikim në Voskopojë,-tha gruaja.

Pas gjysëm ore një polic në Voskop na pyet:

-Për ku?

-Për Voskopojë. Ja skitë ku i kemi.

-Po zinxhirët?

Na ktheu mbrapsht.

-Ikim në Popova Shapka,mbi Tetovë,-propozoi gruaja.

Ashtu bëmë. Ecëm mes malesh me dëborë,por me rrugë të çelura. Arritëm në Tetovë,askund policë. Pa zinxhirë u ngjitëm deri 2.200 metér mbi nivelin e detit. Anash dëbora afér dy metra. Rruga mes bardhësisë e hapur krejt.

Shkuam te pista e skive dhe sa do bëja rrëshqitjen e parë,i thashë gruas:

-Më erdhi keq që dëbora në Shqipëri quhet mënxyrë dhe dramë. Pa zinxhirë jemi majë maleve,më lart se ato të Shqipérisë. Pér një makinë kripë e për pak kujdes po kthehemi te shprehja “Dardha e ka gishtin prapa.”

Ndenja tre ditë me plot e plot shqiptarë dhe lamë atje eurot që donim t’ja jepnim me zemër Dardhës,Voskopojës a Shishtavecit...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miu te kiu07/01/2019 07:59

Po kalove nga elbasani te vijne zgjidhjet vete, se e merr frymezimin nga poshte. Dhe rezultatet jane hibridokarineqafe.

Selman Dervishi-Mani,USA.epo,ku ke pa dardh t bard06/01/2019 22:23

HEU,DARDHA KA BISHTIN PRAPA-KREU,BARDHA KA TRISHTIN TRAPA;DARDHA DARDH-
ANE-BARDHA BARDHANE;ME NGRICA BORË E AKULL-NË KRIPCA;MAJE MALI-RRËMAJE
FALI;LARTËSIE MALORE-KALTËRSIE HALORE;DARDHA DARDHANE-BARDHA BARDHANE;OJ
DARDANE-MOJ BARDHANE;DARDHA DARDHË DARDANIE-BARDHA BARDHË BARDHA-
VRIE;ALPET DARDANE-
ALBET BARDHANE;JO,MALI I ZI-PO,MALËSI;JO SERBOSLLAVI-
PO,SHQIPTARI;JO,MAQEDONI-PO ILIRIDA-OH,MAGJE DONI-OR,RILIRNGRITA;JO,GREQI-
DREQËRI-POR;VËLLAZËRO-RIHIRO-FARË SHKRIPKA VËRRIA-OUUU,PELLAZGO-ILIRO
MBARË SHQIPTARIA;
NA THËRRASIN MALET-NA PELCASIN IDEALET;MË TË LARTA,OR,MË TË
ZJARRTA;GJËR LARTË-LARTË,TEK ARTA;KRYE VATRËS-FRYE KALTËRES;KUMTI MË LUMTI;KUMTESA-BUMSHPRESA:SHTATË PALË QIELLI-SHTATË VALË DIELLI;POSI OSI,
MË THELLË-KËSHTJELLË;
SHTATË PALË TOKË-SHTATË VALË OJ NËNËLOKË;T'U DALIM
ZOT,SI PËRJETË MOT;NA THËËRET NA BËRTET,I MADHI ZOT;GJEGJI ZOTI KËTI DHEU;
GJERGJI KASTRIOTI SKËNDËRBEU;
DASHKA-BASHKA MË HYREGJENDARIN OUU-OREEE,
ME ADEMA KRYLEGJENDARIN;QE NA GJEGJKA NË TANDEMA;PLOT O,PLO; GJERGJA
MË ADEMA;AHIII-OREE,GJERGJA MË ADEMA!!.
SHUMË TË FALA REFUGJAT LUFTË KOSOVË-NEW JERCEY,USA.

krasasi tp06/01/2019 14:27

Agim ,"shejtani fle, ti vete dhe e zgjuan".Prite kur ti japin me koncension ndonja 10 milion euro, ndonji oligarku per ta mare ne patronazh sherbimin.Me interes do ishte per publikun, te dinte se kush e ofronte sherbimin e bore pastrimit ne Maqedoni.Une sygjeroj qe kete sherbim mund ta kryejne bashkite perkatese ne keto zona, kur nje pjese e te ardhurave nga turizmi ne keto zona, tu kaloj atyre.Me qe mbledhja e qeverise zhvillohet sot ne Elbasan te shpresojme qe nalt madhnija qe rri hazer xhevap per çdo postim ta lexoj shkrimin e tuaj dhe te jap nje zgjidhje.

Shto koment

Denonco