Sot dita e fjalës së lirë!

Sot dita e fjalës së lirë!

Nga Sali Berisha - 05/01/2019

Te dashur miq, si sot 28 vite me pare nje grup intelektualesh, gazetaresh, poetesh e shkrimtare te njohur te vendit, ne zbatim te nje vendimi te dhjetorit 1990 te Partise Demokratike te Shqiperise, themeluan si organ te kesaj partie gazeten e pare opozitare te vendit, “Rilindja Demokratike”.

Ata themeluan dhe shnderruan qe ne numrar e pare kete gazete ne organ te fjales dhe mendimit te lire pas 47 viteve te diktatures me te eger moniste te kohes. Gazeta “Rilindja Demokratike” do behej me shpejtesi media me e hapur dhe me e dashur per shqiptaret dhe do luante nje rol thelbesor ne permbysjen e diktatures moniste.

Sot pas 28 vitesh regjimi i kakistokracise i neobllokmenit Edvin Kristaq Rama perben perseri nje rrezik madhor per fjalen dhe shtypin e lire ne Shqiperi prandaj kjo dite historike fton inteligjencen e vendit dhe mbare shqiptaret te mbrojne me çdo çmim fjalen e lire, lirine e mendimit dhe shtypit te lire si themelin e te gjitha lirive te individit dhe te shoqerise.

Me kete raste le te perulemi me nderimin me te thelle para themeluesve, drejtuesve, bashkpuntoreve te “Rilindjes Demokratike” te ketyre 28 viteve dhe t’i urojme kesa gazete suksese me te medha ne misionin e saj! Gezuar!!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

nnbb05/01/2019 18:52

lere Fjalen por na thuaj kur eshte dita e jetes se lire, jua nxive jeten njerezve ta nxift i madh zot

krasasi tp05/01/2019 18:40

Z.Berisha, a nuk ju duket jo normale qe disa nga themeluesit e RD si Frrok Cupi, Prec Zogaj apo ish kryeredaktor te RD nuk bashkepunojne me me RD dhe se gazeta e pare opozitare nuk del me ne nivelin e atehershem, ose siç duhet te ishte, kur nje parti eshte ne opozite?.

Shto koment

Denonco