Jelekverdhët-Makron VS Studentët-Rama

Jelekverdhët-Makron VS Studentët-Rama

Nga SYRI.net - 05/01/2019

Lëvizja e jelekverdhëve e ka tronditur fuqimisht qeverisjen e Presidentit francez Makron apo siç quhet ndryshe Makroninë, ndërkohë që media e ka paraqitur atë në mënyrë metaforike si ‘lëvizja që e ka bërë të kollitet qeverinë e Makronit’…

Kjo tronditje e ka përcare qeverisjen e Makronit lidhur me qëndrimin ndaj jelekverdhëve. Njerëzit e afërt të Makronit janë të grupuar në dy kampe, ata që janë për një kuptim më të arsyeshëm të lëvizjes së jelek-verdhëve dhe një trajtim më realist të kërkesave te tyre dhe disa të tjerë që kanë një vlerësim përçmues dhe insistojnë për aplikimin e një qëndrim me ‘dore të fortë’ ndaj kësaj lëvizjeje.

***

Ky qëndrimi realist brenda Makronisë kontraston me qëndrimet radikale e të vrazhdëta, në bllok, të maxhorancës së drejtuar nga Rama në Shqipëri; dhe veçanërisht nga qëndrimet ekstremiste të shumë individëve të Rilindjes ndaj protestës studentore dhe asaj të qytetarëve të Unazës së Madhe.

Për shembull, Erjon Velija, kryetar i Bashkisë së Tiranës, i ofendoi dhe denigroi në mënyrë raciste banorët e Unazës së Re, duke i quajtur ‘shpellarë’, kurse Edi Rama, pasi shkarkoi gjysmën e qeverisë nga frika e protestës studentore, emëroi si zëvend-kryeministër, Erjon Braçen për të cilin media raportoi se kishte bërë thirrje disa ditë më parë për të dërguar mjetet e blinduara kundër studentëve.

Ndërkohë që vetë Rama pasi i cilësoi fillimisht studentët protestues si ‘ngelës’, tentoi me lloj, lloj marifetesh ti mashtronte studentët duke bërë gjithçka ti fuste në kurthin e dialogut dhe më pas nuk la rast që të mos tallej me studentët e qytetarët në protestë në të gjithë daljet e tij televizive.

***

Konkretisht qeverisja  e Makronit rezulton e përçarë si asnjëherë me parë pas shpërthimit të lëvizjes xsë jelek-verdhëve. Para rifillimit të aktivitetit qeverisës për 2019, në 4 janar 2019, Sekretari i Shtetit për çështjet dixhitale, Mounir Mahjoubi, që njihet si mbështetës historik i Makronit dhe një nga aktivistët kryesor të fushatës së tij presidenciale, në një shkrim të botuar në gazetën Le Monde me titull ‘Të ngrihemi në lartësinë e Francezëve’ i ka bërë thirrje maxhorancën qeverisëse ‘të marrë në konsideratë kërkesat e jelek-verdhëve dhe mbi të gjitha të mos i përçmojë ata’. Në shkrim, ai ndër të tjera shkruan: ‘…

Kërkesat imperative të jelek-verdhëve janë drejtësi sociale e fiskale, si për funksionimin më efikas të demokracisë…’. Duke shtuar se ‘kjo lëvizje duhet parë më shumë si një shans për Francën…’.

Sekretari i shtetit i cili ndërkohë ka programuar të kandidojë për kryetar i Bashkisë së Parisit, i fton ‘kolegët dhe miqtë e tij të qeverisjes Makron’ të mos mbyllen në vetëvete duke e ‘paraqitur lëvizjen e jelek-verdhëve në mënyrë sektare’ sepse ‘jelek-verdhët nuk janë realisht as të dhunshëm, as kryengritës rebelë, as anti-ekologjistë, as racistë, as antisemitë, as homofobë’… dhe këtë deklaratë, personi mbështetës i Makronit e bën në mënyrë të guximshme sepse një pjesë e maxhorancës, ku ai bën pjesë, ka tentuar ti reduktojë kontestimet e jekek-verdhëve thjesht si ‘si kërkesa idiote dhe akte dhune të kryera kundër forcave të rendit apo kundër disa deputetëve…’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco