Dy shanset e fundit që i kanë mbetur Ramës, për vitin 2019!

Dy shanset e fundit që i kanë mbetur Ramës, për vitin 2019!

Nga Shënim - 02/01/2019

Në këtë situatë degradimi të qeverisjes më shumë se 5 vjeçare të “Rilindjes”, Edi Rama ka ndërtuar që pas protestave të forta të studentëve një strategji “ndryshe” propagandistike. Synimi është që ai të paraqitet palë dhe madje edhe “udhëheqës” i ndryshimeve radikale që kërkojnë shqiptarët.

Në këtë këndvështrim kanë qenë edhe thirrjet e kryeministrit, se ai është “palë” me studentët dhe madje duke arritur deri aty sa të deklarojë, që është gati ti bashkohet protestës së tyre për ti zgjidhur problemet dhe për ti bërë gjërat më mirë në të ardhmen.

Në të njëjtën linjë dhe në përpjekje për të shtuar makijazhin në qeverisjen e tij të dështuar dhe të korruptuar, ai bëri edhe ndryshimet radikale në kabinetin e ti qeverisës. Hoqi të konsideruar “mamuthë të korrupsionit” si Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, por futi në qeveri të famshmin Eduart Shalësi i cili ka hyrë në historinë politike shqiptare me shprehjen; kur të vijmë në pushtet, ne do të vjedhim ndryshe!

Flaku si limon të shtrydhur, Mirela Kumbaron të cilës ju bë gjoksi vrima vrima në mbrojtje të kullave 200 milion eurosh që do të ndërtohen mbi Teatrin Kombëtar dhe futi nga dritarja Elisa Spiropalin, që i çonte eurot në shtëpi me thasë, ato pak muaj që qëndroi në krye të doganave.

Të gjitha këto përpëlitja të fundit mbijetese të Edi Ramës konsistojnë në synimin; Rama rri, se tani do të vjedhim ndryshe!

Edhe truku i fundit që ka shpërndarë me video-promon e emisionit të Ermal Mamaqit tregon hallin e madh të kryeministrit, për të shpërqëndruar sa më shumë revoltën masive popullore ndaj qeverisjes së tij. Ai është kujdesur të tregojë nëpërmjet atyre pak imazheve, se tashmë është larë dhe shpëlarë nga mëkatet e këtyre më shumë se 5 vite në krye të një organizate kriminale dhe kleptokrate në pushtet; se në shpirt është “artist”; se edhe gjumin e bën me një sy hapur për “hallet” e shqiptarëve etj.

E vetmja kartë pa përdorur është ajo e kohës kur kandidonte për kryetar bashkie dhe u shfaq krejtësisht lakuriq, me të gjithë hallatet përjashta. Por nëse atëherë ja doli të jepte mesazhin se ai është “ndryshe” këtë herë me hallate të degraduara rrugës së korrupsionit dhe mega-vjedhjeve që i ka bërë këtij vendi ka vetëm dy shanse për të konsumuar e shpëtuar.

Ta tallin me yyyy e tyryry fëmijë, pleq e çdo shqiptarë, deri ditën që SPAK ti hapë dosjen e qindra milion eurove që ka sistemuar nëpër offshoret e botës. Ky do të ishte rasti më “fatkeq”, për fundin e karrierës së Edi Ramës.

Kurse më “fatlumi” është që shqiptarët ta konsiderojnë atë, si një të çmendur i cili prej 20 vitesh është arratisur nga spitali psikiatri për tu marrë me politikë e pushtet dhe duhet rikthyer i lidhur sërish aty.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

refa04/01/2019 18:06

asgje nuk e paguan demin qe ka bere ky maskara idiot i mbeshtetur edhe nga opozita e ngrire tani i hoqi parelite nga puna per tu marre me fushaten e vjeljeve te zgjedhjeve me parate e vjedhura kjo eshte rilindja komuniste

Shto koment

Denonco