Partizani Cakaj, në çetën e Ramës, Thaçit e Haxhiut

Partizani Cakaj, në çetën e Ramës, Thaçit e Haxhiut

Nga Shënim - 30/12/2018

Shqipëria, për herë të parë ka një ministër të jashtëm kosovar dhe një kryeministër që e mbështet ndarjen e Republikës së Kosovës.

Enigma thuajse është e zgjidhur tashmë, pas largimit të Ditmir Bushatit nga posti.

Socialisti shkodran, me gjasë, nuk rrezikoi të përfshihet në aventurën e Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, me ndërmjetësimin dhe lobimin e paskrupullt të Baton Haxhiut, mercenarit të gazetarisë shqiptare dhe bashkëpunëtorit të njohur të Stanishiqit, ish-shef i Shërbimit Sekret të Serbisë.

Gent Cakaj, që u promovua në televizionin e Haxhiut, mediumi i vetëm në hapësirën shqiptare që ka mbështetur ndarjen e Kosovës, mund ta ketë shënuar një arritje mbresëlënëse në biografinë  e tij, edhe pse i ri, pa përvojë në politikë e diplomaci.

Çmimi, megjithatë, është tepër i lartë. Cakaj, ose është naiv e karrierist i sëmurë, ose marionetë e atyre që mbështesin aventurën e Hashim Thaçit për shkëputjen e veriut. Me gjasë, kjo e dyta.

Për të na bindur se është e kundërta, puna e parë që do të duhej të bënte këshilltari i deridjeshëm i Edi Ramës, është të dalë në një konferencë për shtyp dhe të tregojë qëndrimin e tij për dialogun Kosovë-Serbi, pozicionin  e Tiranës zyrtare për marrëveshjen finale, territorin dhe prapaskenat e bisedimeve.

Në Kosovë, shumëkush mund t’i ketë duartrokitur “gjetjes” së Ramës për katapultimin e Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare, por fare pak u morën me arsyen e vërtetë të këtij emërimi.

Ramës, i duhej një soj i ngjashëm me të, një sorosist për t’iu përmbajtur planit të Thaçit e Vuçiqit, që e rrudh fort territorin e Kosovës.

Në këtë periudhë, kur ndarjen e pranojnë vetëm ndonjë lider i frikësuar nga Gjykata Speciale, si Hashim Thaçi apo i trembur nga rrëzimi i turpshëm, si Edi Rama, manovra të tilla si “Cakaj”, janë përpjekje të rrezikshme të radhës.

Si produkt i Baton Haxhiut, mbështetës i flaktë i mbetjes së veriut nën Serbi, ministri Gent Cakaj, sigurisht që ka detyrime ndaj “babait medial”.

Të mbështesë hapur një marrëveshje që cënon territorin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, me justifikimin se kështu arrihet paqja e përhershme, sigurohen njohjet e reja dhe ulësja në OKB.

Cakaj, ky partizan i orëve të fundit në çetën e mjerë të Edi Ramës, mund t’i shtohet kështu listës së turpit kombëtar, si një mjet i përdorshëm vetëm një herë.

Si i tillë, sa më shpejt, flaket, aq më mirë për Kosovën!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber02/01/2019 23:01

Edhe kollaren e ka ne ngjyren e Rilindjes Cakaj, qe ne fakt eshte marre nga ajo levizje konspirative e Soros e cila shkrin ne te purpurt/mavi. E kuqja gjithnje ka perfaqesuar te mahten, dhe bluja te djathten, si psh. te kuqen e demokrateve me blune e republikaneve te Amerikes, te kuqes socialiste ne Shqiperi me blune e PD-se. Ky Cakaj eshte nje produkt i mirefillte i "Shoqerive te Hapura" te Soros, sic eshte Rama, Veliaj dhe shume te tjere ne Europe e ShBA. Kete ka synuar Soros per 30 vitet e angazhimit te tij politik, krijimin e nje tufe mercenaresh te bindur qe te zbatojne planin e tij monstruoz te shkaterrimit te shteteve kombe, e krijimit te nje bote te kontrolluar totalisht nga Bankat nderkombetare, korporatat e medha, me nje fjale kapital i madh boteror.

Edvin01/01/2019 22:14

Çdo veprim I Rames eshte urdher dhe jo ndonje taktike e zgjuar e tij!Era Trump ia ka marre mendjen edhe tutoreve ne grahme.Jane prishur shume plane e endrra dhe shpresa ka mbetur tek "xhevahiri" I fundit Cakaj.Heqja gjoja e kufinjeve Kosove Shqiperi,do te jete shembulli dhe argumenti per te kerkuar heqjen e kontrolleve kufitare edhe ndermjet Kosoves dhe Serbise.Djallezia sorosjane(Vuçiç+Rama+Thaç=Soros) per te grabitur Mitrovicen e Veriut,vertete nuk ka gardh,por po...ka kufinj!

Selim Grosha31/12/2018 00:35

Batoni ne v. 1999 ishte teper i vogel si spoum, qe te merrej shefi i madh i SDB-se Stanishici d.v. me te. Me Batonin shume shume merrej udbashi Dejvid Gaic, qe e ndihmoi te dilte ne kufirin kosovaro-maqedon (Gjen. Jankovic), se kishte rrezik paramilitaret si qen te leshuar nga zinxhiret mund te na e vrisnin gabimisht Batonin, "asetin" e SDB-se dje dhe te BIA-s sot!

lajthiti30/12/2018 23:41

mire e thoshte njeri nga komentuesit: me keto ndryshime vertetesishte idjote, rama ka nenshkruar kapitullimin dhe largimin e shpejte! kjo nuk pritej pore ne fakte ka ndodhur! rama do rrinte shume ne pushtete por tani i ka oret e numeruara! nuk arij ta kuptoj se si e qysh lajthiti rama ne kete mynyre!

cuf dabjoni30/12/2018 23:02

qe 2019 te jete nje vit i mbare..dergoni nje gazetare te intervistoj per synimet e pritshmerite e zotit Minister ne detyren e tij....

Shto koment

Denonco