Edhe përzgjedhja e ministrave ka brenda intrigën e Ramës?!

Edhe përzgjedhja e ministrave ka brenda intrigën e Ramës?!

Nga Enver Bytyçi - 30/12/2018

Pse Rama i përzgjodhi këta për në kabinet? Le t’i marrim me emra:

1. Erion Braçe njihet si trazavaç. Rama kuptoi se trazavaçi bënte cubin edhe me ndonjë ministër të mëparshëm për një copë fli në tepsi. Por nuk i dha asnjë copë. I dha detyrën e zëvendëskryeministrit, me qëllim që të mos kish as të drejtë firme, as të drejtë vendimmarrjeje e as të drejtë vote. Të kishte thjesht të drejtën e fjalës. Siç e kam unë e shumëkush tjetër. Si zv. kryeministër Braçe do të bëjë më pak fjalë, se po të pështyjë lart ajo do t’i bjerë në sy, po të pështyjë poshtë do të lagë gjoksin e tij.

2. Ministri i jashtëm u mor nga sorosistët e Kosovës. Ditmiri nuk u bë njësh me Ramën për ta ndarë Kosovën, edhe pse ishte i besuari I tij. I duhej i besuari i Aleksit. E gjeti te i birësuari i Baton Haxhiut. Kur ta pyesin për këtë rast, Rama do të thotë se “Unë jam i pari kryeministër në historinë e Shqipërisë që kam emëruar ministër të Jashtëm një kosovar”! Do mburret pra! Por në fakt nuk e ka emëruar për këtë shkak! Ai deshi një ministër që të ishte në të njëjtën linjë me kryeministrin e Shqipërisë dhe me presidentin e Kosovës që t’ia dhurojnë gati një të tretën e territorit të Kosovës Serbisë së Aleksandër Vuçiqit.

3. Ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës është nga Kuçi i Vlorës, nga fshati i dajos së Edi Ramës. Në Kuç ai donte të kalonte pleqërinë bashkë me Koço Kokëdhimën. Por meqë Koçua e la, tani në pleqëri i duhet një kuçiote. Mundësisht e kamur dhe e gjeti!

4. Spiropali është me dy merita, edhe se e shpalli Ramën “Skënderbe”, edhe se grabiti 5 milion euro në dogana. Ramës i duhet një personazh i tillë. Sa më me përvojë në korrupsion e në vjedhjen e taksave të shqiptarëve, aq më shumë karrierë me Edi Ramën! Sipas kësaj devize kryeministri zgjodhi edhe një ministër tjetër, Shalsin. Ai ka thënë se “di të vjedhë”! Dhe kryeministri ka nevojë për profesionistë në hajdutllëk! Sidomos pas gjithë atyre budallallëqeve që bënë Tahiri, Gjiknuri e të tjerë ministra të korruptuar e hajdutë, trafikantë dhe drogaxhinj! Sa për Belinën, nuk ka nevojë për vlerësim. Ka të njëjtat karakteristika si edhe Spiropali e Shalsi!

5. Mbetet Çuçi. Mesa duket Dalina ka shumë pushtet te Rama. Se kur bën dy herë burrin e gruas ministër ka një arsye të fortë. Arsye më të fortë se ish-gruaja nuk mund të gjendet!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo31/12/2018 02:28

Besoj se Rama e ndryshoi pothuaj gjithe ekipin e tij qeveritar duke ruajtur Majkon ( njeriun qe qesh dhe ri kot ne ate qeveri se askush nuk e pyet, por ai e ka ngrene turpin me buke), “ shkencetaren Manastirliu dhe Xhacken teper te suksesshme, Klosin qe nuk ben asnje pune dhe ministren e drejtesise qe sot ne fakt duhej te ishte ne burg per ekstradimin e paligjshem te Seitaj ne Itali, pra me nje fjale ruajti ca me nder ministra, por solli ca hajdute te tjere te sprovuar, pa identitet dhe reputacion fare! Mes tyre te cudit buzequmeshti nga Kosova, Cakaj, qe nuk di te artikulohet!
Besoj fort se ky ndryshim qesharak i kabinetit, nuk u be edhe aq prej presionit te protestes te studenteve ( ky ne fakt u perdor bukur si shkaku ) se sa prej nevojes urgjente te Rames, Thacit dhe Vucicit per te hequr qafe Bushatin, i cili per hir te se vertetes te pakten nje here guxoi ( dhe eshte i vetmi ne tufen e bagetise se shushatur te PS ) ti dale kunder Rames ne lidhje me ceshtjen e shkembimit te territoreve midis Kosoves dhe Serbise. Nuk eshte rastesi heqja qafe e Bushatit ne prag te vizites se Thacit dhe Vucic ne SHBA ne takimin me Trumpin, ku do vendoset per nenshkrimin e mareveshjes Kosove-Serbi. Nese Shqiperia nepermjet zerit te beniaminit te Haxhiut, figure shume e rrezikshme dhe antikombetare se bashku me Ramen dhe Thacin, eshte ne unison me Thacin dhe Vucic, atehere ka mundesi qe ShBA te bien dakord me shperberjen e Kosoves duke e mare si vullnet politik jo vetem te Kosoves por edhe te Shqiperise.
Duhet patjeter te demaskohet kjo hile e turpshme qe beri Rama duke nxjerre ne pazar fatet e kombit,

Shto koment

Denonco