Djathtas dhe Drejt, shpresa e vetme për shqiptarët

Djathtas dhe Drejt, shpresa e vetme për shqiptarët

Nga Erl Kodra - 29/12/2018

Shqiptarët janë zhytur në mjerim. Domethënë, nga ai lloj mjerimi ekstrem dhe ekzistencial si buka e përditshme. Qytetarët po e braktisin masivisht vendin, shumicën e herëve me shpresën që minimalisht do të arrijnë të ushqejnë fëmijët e tyre qoftë edhe për dy tre muaj. Ky është fakti tragjik; unë jam dëshmitarë i dorës së parë i këtij fakti. Kam takuar me dhjetra familje shqiptare, me fëmijë të mitur nëpër qytetet evropiane, që janë larguar nga Shqipëria pikërisht për copën e bukës.

Buka është gjë e madhe për një qenie njerëzore, për më tepër buka e fëmijëve. Me bukën lidhet nderi dhe dinjiteti i njeriut. Uria e tjetërson çdo gjallëse, mosushqyerja mbjell sëmundje të pashërueshme dhe denatyrim të moralit njerëzor. Uria masive për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së vendit nuk erdhi në kushte lufte ose katastrofe natyrore. Uria në terma absolut do të thotë kur familja nuk është në gjendje të sigurojë tre vakte normale ushqim në ditë, por në pamundësi për t'i siguruar ato me anë të blerjeve financiare, i redukton në dy vakte ose më pak.

Uri do të thotë kur ushqimi nuk përmbush nevojat minimale për proteina dhe vitamina, një situatë kjo shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve të vegjël dhe grave e reja. Uria është trishtim dhe depresion i thellë, është humbja e ekulibrit social dhe e dinjitetit njerëzor; uria është ai çasti fatal kur je gati të shkëmbesh me një thes miell gjithçka, përfshirë votën dhe të ardhmen.

"The Great Famine" (Zia e Madhe) në vitet 1845 - 1849 në Irlandë; 1866-1869 në Finlandë dhe Suedi, pati pasoja të jashtëzakonshme; me qindra mijëra të vdekur, si dhe emigrimin më masiv të popullsisë në historinë e këtyre vendeve. Gjatë Zisë së Bukës në Irlandë rreth një milion njerëz vdiqën, ndërsa një milion më shumë emigruan nga Irlanda duke shkaktuar rënien e popullsisë nga 20% deri në 25%. Po ashtu, edhe në Suedi pati emigrim masiv të popullsisë; mbi 1 milion suedez emigruan në SHBA. Gjithçka ishte e lidhur me prodhimin e patates, që përbënte ushqimin bazë për banorët e këtyre vendeve.

Si rrallë herë në Historinë e Shqipërisë, emigrimi përgjatë qeverisë së Edi Ramës është i lidhur drejtë për së drejti me urinë. Popullsia e rretheve të veriut të vendit pothuaj është përgjysmuar; nga Kukësi, Tropoja, Hasi, Dibra, Bulqiza, Puka, Mirdita, Lezha, Shkodra njerëzit janë larguar saktësisht për shkaqe ekzistenciale siç është uria.

Tashmë nuk po emigrojnë vetëm ata që janë në kufinjtë e mbijetesës, por edhe ata njerëz që kanë humbur përfundimisht shpresën për një jetë dinjitoze dhe një të ardhme të sigurtë për familjen dhe fëmijët. Mjekë, inxhinierë, ekonomistë dhe persona të mirëarsimuar po largohen. Qysh sot ndjehet një mungesë e frikshme e mjekëve, ndërkohë që gjithçka po degradon në kufinjtë e të pakthyeshmes.

Është një zinxhirë shkaqesh dhe pasojash, një rreth vicioz ky i kthyer në lëmsh, që nëse nuk zgjidhet saktë rrezikojmë seriozisht si popull. Popullsi e plakur, të rinjë që emigrojnë masivisht, të rinjë që nuk martohen, fëmijë që nuk lindin kurrë, rënie e qarkullimit dhe konsumit, rënie e prodhimit dhe ekonomi anemike janë e tashmja e jonë.

E ardhmja? A mund të ketë të ardhme me realitetin e tanishëm?!

II

Është folur dhe flitet shumë për ndryshimin që i duhet Shqipërisë, shumicën e herëve nga njerëz që artikulohen me fjalë të përgjithshme, sllogane që shprehin dëshpërimisht dëshirën, por vetëm kaq. 
"Duhet të zhdukim këta politikanë, të vijnë të tjerë, të rinjtë, të papërlyer". Fjalë të bukura, një lloj liste dëshirash që nuk përmbushet kurrë. Sepse ndryshimi nuk ndodhë vetiu, jashtë politikës, jashtë programeve politike dhe ligjeve kushtetuese. Të shpjegohem.

Historia politike e Shqipërisë është një rast ndryshe nga vendet e tjera evropiane, madje mund të thuhet se është ndryshe edhe nga vendet e rajonit. Asnjë vend në Evropë nuk ka kaluar nëpër ferrin komunist shqiptar, një lloj pushteti horror që mretëroi me terror sistemik për 45 vjet me rradhë. Terrorizmi enverist i ngritur në sistem kreu genocid të pashembullt politik; fshiu nga faqja e dheut gjithë klasën politike të vendit, rrënoi nga themelet kisha dhe xhamia, vrau dhe burgosi klerin, rrafshoi gjithë shtresën e mesme shoqërore, pronarët e tokave, tregtarët, intelektualët. Në fund të viteve 90-të ne gjendeshim në një udhëkryq politik të pashembullt, ku gjithçka kishim më të vyer moralisht dhe shpirtërisht, me mundim e investuam në Partinë Demokratike.

Ne e njohim Historinë e re të Shqipërisë; domethënë atë çfarë ka ndodhur përgjatë tranzicionit të gjatë shqiptar. Partia Demokratike e përmbushi misionin e saj duke i dhënë vendit kursin euroatlantik, ajo përcaktoi përfundimisht aleancat strategjike, hartoi dhe miratoi ligjet kryesore të ekonomisë së tregut të lirë. Ndryshe, Partia Demokratike mund të cilësohet si reformatorja e madhe politike, ekonomike dhe sociale e Shqipërisë, reforma të cilat nuk rezultuan të mjaftueshme, kjo për shkaqe dhe arsye objektive politike, që lidhen ngushtë me të kaluarën historike, politike dhe ekonomike të vendit. Thënë ndryshe, gërmadhat e komunizmit shqiptar nuk qe e thënë të restauroheshin aq lehtë, madje kjo është edhe merita themelore e Partisë Demokratike që miratoi dhe zbatoi reformat më të thella politike dhe ekonomike në Historinë e re të Shqipërisë.

Lufta politike asnjëherë nuk ka qenë e lehtë në Shqipëri. Madje mund të thuhet lirisht se kjo ka qenë dhe është lufta më e egër, më e ndyrë, më e pisët, me pasoja të jashtëzakonshme për vendin. Pasardhësit dhe trashgimtarët e Partisë së Punës rilindën në formë dhe përmbatje krimet e vjedhjes së hapur, grabitjes me ligj, kriminalizimit masiv të shoqërisë, kriminalizimin e politikës, zhytën në mjerim shtresat e varfëra dhe varfëruan shumicën e popullsisë. Institucionet kryesore të vendit kanë rënë, ndërsa Edi Rama zgërdhihet dhe përqeshë shqiptarët teksa i grabitë ata pa pikë mëshire. Duket se vetëm një personazh si ai, i paskrupullt dhe i pamoral është në gjendje të përmbytë popullin e tij deri në shkatërrim.

Si mund të shpëtohet Shqipëria?

1. Rrëzimi pa kushte i Edi Ramës nga qafa e Shqipërisë
2. Reformimi politik dhe ekonomik i vendit

Po e them që në krye; e vetmja forcë politike që i ka mundësitë dhe kredencialet e nevojshme për ta realizuar këtë ndryshim është Partia Demokratike e Shqipërisë. Partitë e vjetra tradicionale shqiptare nuk ekzistojnë më, ato i vrau Enver Hoxha, ndërsa Rilindja e Edi Ramës është kthyer përfundimisht në një tufë hajdutësht mafioz të pafytyrë që nuk dinë të ndalen. Kumbari i Rilindjes nuk qeverisë më; në fakt ai nuk ka qeverisur për asnjë ditë; ai përfaqëson rastin tipik të kapjes së shtetit nga krimi politik, krimi mafioz dhe krimi ordiner. Në këto kushte nuk mund të flitet për Parti Socialiste.

Pavarësisht rrethanave komplekse ku ndodhet Partia Demokratike, pavarësisht paqartësisë së një pjese të saj, vendi ka nevojë urgjente për Partinë Demokratike. Ajo i ka burimet njerëzore më të mira në Shqipëri dhe njerëzit më kohezionin më të mirë moral. Partia Demokratike e di mirë se e vetmja zgjidhje për vendin është dhe gjendet brenda saj. Edhe qytetarët e dinë mirë se ajo nuk është e keqja më e vogël, por është e vetmja shpresë dhe zgjidhje për shqiptarët.

Reformimi i ekonomisë kombëtare është jetik për vendin. Ne jemi një vend me popullsi të vogël që po rrudhet përditë, ndaj është vrastare që ekonomia e vendit të mbështetet vetëm tek taksimi masiv i qytetarve. Sado shumë të taksohen qytetarët shqiptar, Buxheti i Shtetit nuk mund të grumbullojë aq para, sa të sigurojë një zhvillim të qendrueshëm. Për më tepër, nëse paratë paketohen si PPP dhe u dhurohen një dyzine të qelbur oligarkësh siç po bën Edi Rama. Si mund të zhvillohet një vend me vetëm dy milion banorë i mbështetur tek tregëtia dhe shërbimet? Kush do të shesë më parë kur mungojnë konsumatorët; kur familjet shqiptare ndodhen në kushte pamundësie absolute për të ble bukën e përditshme?!

Hapi i parë i reformimit ekonomik të vendit do të ishte reforma e thellë në rishpërndarjen e taksave. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit në një vit buxhetor rreth 1 miliard euro vidhen nga taksat e shqiptarve, para të cilat përfundojnë kryesisht jashtë vendit. Sikur këto para të shpërndaheshin në formën e ndihmës ekonomike për 500 mijë shqiptarët e uritur, Shqipëria do të ndryshonte faqe.

Merreni me mend; këto para do të injektoheshin direkt në ekonominë familjare, do të kishte shumë më tepër konsum, rrjedhimisht do të kishte shitje të produkteve bujqësore vendase, shendeti i popullsisë do të përmirësohej ndjeshëm, do të rritej qarkullimi i parasë, i mallrave, i punësimit; por mbi të gjitha do të ndalte hemoragjia kombëtare e largimit të shqiptarve nga vendi.

Emigrimi masiv për bukën e gojës në fakt është tragjedi. Është tragjedi, sepse sot shqiptarët diskutojnë bukën e fëmijëve, cakun ku çdo qenie njerëzore dorëzohet para krimit dhe vesit; në këto rrethana njeriut nuk i hynë në sy asgjë.

Çfarë ka më shumë vlerë, rikthimi i shpresës do të nxiste sipërmarrjen private drejt prodhimit, shërbimeve cilësore dhe taksës së ndershme. Asgjë në botë nuk vlen më shumë se besimi tek e ardhmja dhe siguria për familjen. Sigurisht që kjo është vetëm një ndër pikat e para për reformat e thella ekonomike që duhen ndërmarrë, reforma të cilat duhet t'i nënshtrohen analizave të thella të ekonomistëve, por jo "analizave ekonomike" të oligarkëve të Edi Ramës.

Rruga është e vështirë, por jo e pamundur. Për fat jemi akoma në kohë, dhe 2019-ta duket se do jetë viti i shpresës. Partia Demokratike duhet t'i japë fund tranzicionit shqiptar, duke e orientuar përfundimisht vendin drejt zhvillimit të qendrueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Koi30/12/2018 14:54

Nuk fitohen te drejtat me shkrime por me veprime! Beni thirrje per protesta jo shkrime te perseritura pa fund .. Qe gjerat shkojne keq e me keq, kete e di edhe shqiptari me pak i informuar, e vendi nuk ka nevoje per te bere opozite fiktive;! Ju qe shkruani nuk duhet vetem te konstatoni por te propozoni zgjidhje! Eshte njesoj si nje mjek gjen diagnozen por nuk ben mjekimin, dhe pacianti vdes! Tung...tung...tung!

Miu te kiu30/12/2018 10:18

Po ligji apo nendetesja 7501!!!!!!???????

Arber30/12/2018 09:55

PD ka vdekur. PD eshte kthyer ne Parti e Denoncimeve. PD eshte sabotuese e protestave. Me 27 Janar Basha u tmerrua nga numri i protestuesve dhe iku me vrap pas 20 minutash.
PD sabotoi protesten e kuksianeve per taksen e rruges se kombit.
PD eshte kthyer ne aneks të Rilindjes dhe Erion Veliajt. Ky i fundit ka kryer fallsifikim te dokumentave shteterore (duke firmosur nje flete globe ne emer të një polici bashkiak) e ka pranuar me arrogance edhe publikisht dhe PD heshti. Veliaj mban pergjegjesi ligjore për vrasjen e Ardit Gjoklajt e PD heshti.
Basha flirton akoma me Kryemadhin e LSI-ne ne kohen kur elektorati i djathte ka neveri absolute nga një Parti që ka qelbur sistemit ne Shqiperi. LSI eshte partia që ka instuticionalizuar korrupsionin ne të gjitha hallkat e shtetit ne Shqiperi. Basha ka krijuar pershtypjen ne popull se PD nuk fiton dot pa LSI, kjo ne fakt eshte fatale dhe vrastare një Parti të djathte.
PD duhet ta kishte braktisur parlamentin dhe të kishte dorezuar mandatet që kur Rama refuzoi heqjen e imunitetit Saimir Tahirit.
PD duhet të kishte refuzuar çdo lloj votimi ne Kuvend pa ndryshuar ligjin zgjedhor para zgjedhjeve të 2017s. Ky ligj duhet të jetë kombetar proportional më Lista të Hapura, votim e numerim elektronik dhe të perfshije votimin e shtetasve shqiptare kudo ku jetojnë.

Të ndryshohet ligji për referendumet të behet si sistemi zviceran.
Të mos lejohet kandidimi i asnjë kandidati pa ju verifikuar pasuria dhe gjithë veprimtaria ne 20 vitet e fundit.
PD duhet te distancohet prerazi nga Fondacioni SOROS dhe veprimtaria e tij ne Shqiperi. Duhet te miratohet një pakete ligjore që cilido që ka marrë nurse apo ka punuar për SOROS të mos kete te drejte të mbaje poste publike për të pakten 20 vjet.
PD duhet te kishte perjashtuar Ervin Salianjin dhe GD-ne nga grupi parlamentar kur ai you kap ne kamera duke shkembyer mesazhe perverse ne sallen e Kuvendit. Njerëz të tille nuk mund te perfaqesojne elektoratin e djathte.
PD duhet te kerkoje falje për talljen me ligjin për arsimin e larte dhe te distancohet nga njerezit surrogato si Henri Çili dhe njerezit e tij me të cilet kontrollohet PD dhe politikat e saj.
PD duhet te ju kerkoje falje shqiptarëve për ligjin famekeq 7501, të kerkoje abrogimin e tij.
PD duhet te distancohet nga deget e Agimit të Arte ne Shqiperi siç eshte partia e Vangjel Dules dhe afroje minoritaret që ndihen shtetas të denje shqiptare dhe distancohen nga idete e vorio epirit.
PD duhet te kerkoje falje për lejimin e varrezave të ushtareve pushtues greke ne Shqiperi dhe premtoje largimin e tyre nga toka shqiptare.

A i ben të gjitha keto Partia Demokratike? Unë mendoj se jo. Prandaj PD ka vdekur dhe duhet opozite nga zero.

LIKO30/12/2018 03:10

Te majte e te djathte i paskan sjelle mjerim Shqiperise,,,,,si e cuditeshme kjo shprehje, por me sa duket komentuesi para demokracise do kete jetuar gjakundi, qe nuk e ka ditur mjerimin qe patem ne 45 vjet te katileve, e pa thene te mirat e shumta, por me te meta ngaa pervoja, e te mos flasim per pucet, e sabotimet e kelysheve kuqale, qe ne demokraci u lane qe te benin kthesen, por qe ngelen po me mentalitet kuqalesh, keshtu sic i kemi keta sot. Le te besh krahasimin, me qe barazon dy partite, si ishin , dhe ku jane sot keta njerez qe po kalojne veshtiresi te medha per te jetuar.Persa i perket, thirrjeve qe i behet PDse, per te dale ne proteste, si deshire eshte e madhe, dhe e priteshme, por kur njerezit, ose populli ndigjon, e shikon veprat anti popullore qe i behen, e kur keta njerez rrine e bejne sehir, ku , e nga do mbushet sheshi qe te protestohet e qe ta heqim qafe kete psikopat KM, sepse e ka mbushur kupen e kazanin, prandaj, nese populli bashkohet me thirrjet e perditeshme te opozites, e kjo duhet te nise e te mos pushoi, por gjithmone ne menyre masive e te bashkuar, atehere kjo qelbesire qeveri e sektit do rrezohet per mos tu kthyer me kurre.

krasasi tp29/12/2018 14:28

Nje shkrim, si nje hartim.Nje hartim per "mjerimin".Asgje thelbesore,rekomandim, per durim dhe besim.Asnje vizion dhe as ndonji keshille per PD ,per politiken ne pergjithesi.Te shkruash per te share Ramen, eshte sikur mos te thuash asgje.E bejme perdite ,kudo,gjithmone e me shume .Ta shuajme "urine"me copa gazetash.Ishte shume me e ndershme dhe e sinqerte ajo qe tha S.Berisha ne vitet 1990 "te gjithe bashkevuajtes dhe bashkefajtore"sidoqe kjo nuk ishte plotesisht e vertete se ish te shpronesuaret, ish te pushkatuaret e te internuaret, apo puntoret dhe fshataret qe punonin si skllever nuk ishin bashkefajtore.Por lenija sot e gjithe pergjegjesise njerit krah politik, jo vetem nuk eshte realiste, por nuk premton as ndonje kthese rrenjesore ne qeverisjen e ardheshme te pritshme, domosdo.E keqja eshte gjitheperfshirese ndaj dhe çkulja nga rrenja e te keqes kerkon angazhim te gjithe spektrit politik, parlamentar dhe jashte parlamentar.Ose reforma, ose nje tepsi ta mbajme ne dore ku "fiqte" e Rames, te Velise, e te LSI, te bijen kur te rreshken( te tejpiqen).

Ajo29/12/2018 12:59

PD duhet te vihet urgjentisht ne balle te revoltes popullore! Mjaft me duke pritur! Mjaft me duke ngurruar te vihet ne balle te protestes se studenteve apo te emigranteve nga frika se e akuzojne per vjedhje kauzash, kur kjo eshte pikerisht kauza e saj per te cilen ka pese vjet qe lufton per ti hapur syte dhe shkundur popullin nga gjumi letargjik. Perse valle perfaqesues te te dyja protestave shprehen per tu qendruar larg opozita? Ketu dy protesta jane nga me te cuditshmet qe ka pare e degjuar. Si pasoje e kesaj deshire per te protestuar( eshte vertet ky qellimi i inisiatoreve te ketyre dy protestave??? ) por duke mbajtur larg partite opozitare, keto protesta kthehen ne nje manifestim te nje grusht njerezish qe nuk i bejne asnje dem Edi Rames dhe pushtetit te tij kriminal. Dhe pastaj ai, i gjati i percunduar, tallet hapur si me opoziten , por edhe me protestuesit duke iu thene se une ju kap sic kam kapur cdo gje tjeter ne kete vend. Dhe ashtu ne dalldi i gjati na ben edhe “ revolucionarizimin” e qeverise se tij hajdute dhe te paafte, duke i zevendesuar nje pale hajdute me ca te tjere, nje pale injorantesh me ca femije ne politike qe nuk dijne as edhe te artikulohen tamam lere me te perfaqesojne vendin dhe politiken e tij!
Perse valle PD qendron ende ne pozitat e denoncuesit? Perse nuk del ne balle te revoltes popullore? Askush nuk e ka luftuar te keqen qe solli PS dhe Edi Rama ( nderkohe shumica e popullit uli koken dhe vazhdonte ti jepte voten kesaj partie kriminale qe merriton te dale jashte ligjit si vatra e fatkeqesise kombetare qe prej nentorit 1944!) me shume se PD, prandaj ajo nuk ka as nevoje ti behet ftese per proteste nga askush dhe askush nuk ta ndale te nxjerre ne shesh te gjithe potencialin e saj njerezor. Sepse ky eshte misioni i saj me i madh sot per shpetimin e vendit!

Xha Liri29/12/2018 12:38

Nu arrita ta lexoj te gjithe shkrimin, sepse me tensionoi e paverteta e hidhur...! Te majte dhe te djathte i kane sjelle vetem mjerim Shqiperise. Ne politike duhet te perfshihen patriote dhe njerez te shkolluar, te cilet i kemi me shumice Brenda dhe jashte vendit. Te ndryshoje kushtetuta dhe te nisim rrugen per ne Europe. Kjo eshte zgjidhja.

Shto koment

Denonco