‘Shuplaka dhe grushti i studentëve për Ramën, mesazhi për Bashën ishte të braktisë arrogancën e…’

‘Shuplaka dhe grushti i studentëve për Ramën, mesazhi për Bashën ishte të braktisë arrogancën e…’

Nga Agron Gjekmarkaj - 27/12/2018

Historia e ujit të ftohtë e të ngrohtë me gomarin po përsëritet çdo ditë pas çdo fjale apo gjesti të Lulzim Bashës !

Deri në një cak fajtor për këtë është vete. Diçka edhe e ka pranuar. Ai dhe PD kanë paguar për gabimet   një kosto të kripur. Peshë e këtij haraçi mund ti kërrusë ende.  Gjithsesi herë pas here atyre të cilët të lëbyrur nga propaganda besojnë se vendin po e qeveris opozita dhe Lulzim Basha u duhet dhënë një ndihme.

U duhet thënë e vërteta. Po qeveris Edi Rama me zëvendësministrat e vet dhe qerren, dikur gazmorë të Rilindjes ngarkuar me tullumbace tani me skandale e zyrna.

Korrupsionin kanabisin e kokainën, koncesionet në mjekësi me tre P-të e mëdha, rrugët me 20 milion euro për km, nuk i ka bërë Basha dhe opozita as shtëpitë tek Unaza e dhe Teatrin Kombëtar, nuk po i prishin ata.

Gjatë muajit dhjetor një proteste e pazakonte e studenteve te Universiteteve publike ndryshoi trajektoren e ngjarjeve. Ajo si shuplaken ashtu edhe grushtin i pati të dyja për qeverinë. Lulzim Basha ndenji përgjithësisht larg saj, e bëri mire pa munguar në mbështetje. Disa i thonë e fike ti! Akuze e pamerituar.

Vetëm në Shqipëri ka një tradite të vjedhjes së kauzave dhe përdorimit të tyre. Në vendet e tjera kategoritë sociale bëjnë betejat e veta dhe me pas sipas qëllimeve të veta opozita i mbështet në Parlament e media ose jo. Ky nuk është rasti ynë.

Shoqëria jonë brenda vetes po prodhon një përbuzje të madhe ndaj klasës politike, por ende se ka gjetur  formulën si ta konkretizoje atë në akt. Në këtë kontekst nuk mbetet jashtë as opozita (që dikur ishte pushtet)!

Protesta studentore u zhvillua poshtë pallatit të Kryeministrisë dhe me gjase mund të vazhdojë prapë aty në janar dhe jo nën selinë e PD-së. Ajo ishte dhe mbetet një revolte ndaj pushtetit. Miopi e madhe do të ishte mos leximi i saj edhe  nga opozita e sidomos  nga Basha.

Ata djem e vajza kërkojnë ndryshim! Megjithëse zemërata e tyre e ka në fokus Edi Ramën dhe qeverinë e tij ai po tenton të identifikohet me të paçka se hipokrizi banale ngjan. Ai po ju thotë atyre do  ju udhëheq unë në protestë kundër të gjithëve.

Gjasat që t’ ja dali janë te vogla por nëse opozita nuk reagon një mundësi e ka. Muret e rrethit vicioz do trasheshin edhe me. Materiali do bëhej kala. Ata mijëra në Bulevard kanë kuptuar që nëse nuk je djali apo vajza e filan politikani, zyrtari a biznesmeni në këtë vend e ke të pamundur karrierën, përfaqësimin, mirëqenien në, dinjitetin dhe sigurinë. Të gjitha këto janë vënë në pikëpyetje nga sistemi aktual politik dhe partitë kryesore e vend.

Tribalizmi i tyre dhe shndërrimi në asete private nga publike që duhej të ishin, kanë prodhuar këtë gjendje. Tetë pikat tejet realiste në të njëjtën kohë janë edhe simbolike. Akti i tejkalon ato. Nëse studentet shkallmuan arrogancën e pushtetit për disa dite, Basha duhet të braktise arrogancën e mos ndryshimit.

Lulit askush nuk ja ka me të keq kur ja kërkojnë ketë. Alternative nuk mund të bëhesh vetëm me fjalime, por kryesisht me akte dhe njerëz cilësor. Në kompozimin e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së vihen re disa shenja pozitive! Siç thuhet Basha ka tentuar edhe të tjerë personazhe të njohur të mendimit të djathtë  që ti bashkëngjiten atij organizmi, por që nuk kanë pranuar për arsyet e veta. Gjesti në vetvete është pozitiv.

Një tentative e ndrojtur për ndryshim vihet re. Por problemi është se nuk duhet të jetë e ndrojtur, por e guximshme. Një problem i pazgjidhur i tiji personal mbetet çështja e bashkimit te partisë me emra si Topalli , Patozi, Ruli, Imami etj.

Me ta është konsumuar një ndarje publike qysh nga përjashtimi nga listat e PD për deputet në zgjedhjet e qershorit 2017. Secili prej tyre paçka se PD-në e sheh si shtëpinë e vet politike me gjasë nuk i beson Bashës, i druhet  përdorimit dhe një mënjanimi të ri në kushte të tjera.

Lulzim Basha duhet te japë garanci publike për ta me emra të përveçëm nëse e dëshiron vërtete bashkimin. Nëse ata refuzojnë mbetet zgjedhja e tyre. Pas kësaj fillon tejkalimi i së drejtës. Secili ndjek lirinë dhe fatin e vet. Nuk ka logjike ti thuash Bashes ti ke gabuar  po ne nuk ta japim me shansin të korrigjohesh.

Personat me precedentë penale deputet nuk i ka bërë Basha as kryetar bashkish, por krahasimi që ne grupin e tij nuk ka kriminele nuk është bindës. Nuk është kjo masa etalon. Nuk mjafton të mos qenit kriminel për të të zbukuruar CV-në.

Mos mund të jesh kriminel, por je kopuk, çibuk, teveqel, dudum, tutkun, lac , llaç. Rënia në krahasime të tilla është tregues i krizës etike që na ka përfshire

Çdo gjykim negativ i sponsorizuar nga kundërshtaret politik mbi Lulzim Bashen nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar ato që ka bërë dhe bën Edi Rama dhe qeveria e tij. Basha duhet ti binde qytetaret se mund ti qeverise duke lexuar shqetësimet e tyre te artikuluara së fundi nga studentët.

Lindin ide të tilla meqenëse PD është prag ristrukturimi. Një nga idetë më servile që prej dekadash qarkullon në Tirane është që Lideri i ri do beje stafin e tij ose ekipin, çka nënkupton përvetësimin e partisë.

Këtë bëri Edi Rama me socialistet dhe Rilindjen. Ua mori të ngratave dhe tani zërat që duan ta shpëtojnë i thonë kthehu tek socialistet. Po kështu e këshillojnë Bashën. Rinovimi është proces dialektik në politike por jo në mënyre mekanike dhe artificiale. Klonimi i figurave përgjithësisht kudo ka  rezultuar si dështim. Disa prej tyre edhe në PD shfaqin uri të madhe për postë.

Në janar PD ka lajmëruar se do ndërtoje hierarkinë e re. Mbetet për tu parë sesa Basha do ta reflektoje vëmendjen dhe nevojën e shoqërisë për ndryshim themelor. Tek ai, Nënkryetaret, Sekretari i Përgjithshëm, ata te departamenteve përvijohet qeveria hije. Nëse Basha bën shaka po me shaka do të merret nëse dëshmon seriozitet ai do ti kthehet.

Grupet intelektuale, individët, organizmat e ndryshëm të cilët partneritetin me opozitën e shohin si mundësi për ti dhëne vendit një shprese apo një rrugëdalje seriozitetin e kërkojnë si minimum besimi. Fatmirësisht në një vend te vogël si i yni pak a shume secili njihet.

Një xhuxhi është e pamundur ti thuash i gjate. Një te gjati jo domosdoshmërish je gjigand. Edi Ramës e pamundur ti thuash Kryeministër i mirë.

Opozitës që ke ndryshuar sa duhet. Lulzim Bashës që behësh Kryeministror duke pritur. Mund te behësh. Ka vetëm një rruge duke e merituar, dite pasdite, një akt e një fjale, një fjale e një akt dhe njerëzit e duhur ne vendet qe i presin. Kjo pritet nga Lulzim Basha nëse ai ka pritshmëri nga vetja. /Panorama.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Studenti29/12/2018 17:32

Ky eshte nje shkrim kryekeput anti Basha. Partia Demokratike u diskretitua dhe humbi zgjedhjet ne 2013, pikerisht nga figura te tilla si Bode, Bregu, Topalli, Imami, Patozi, Ruli te cilet nuk donin tja dinin per demokratet e thjeshte. Perse duhen afruar figura te tilla? Astrit Patozi ishte nenkryetar i PD-se dhe demokratet e thjeshte te Ersekes, Pukes, Kelcyres, Hasit, Gramshit, Ballshit, Lushnjes, Kukesit, Beratit etj. nuk e njihnin. Me Bashen PD-ja eshte ne rruge te mbare. Pjese e atyre qe po e shkaterrojne kete vend jane edhe emra te tille te diskretituar si Gjekmarkaj, Lorenc Vangjeli, Mero Baze, Bledar Koka, Mustafa Nano, Ervis Iljazaj etj. Keta jane oksigjeni i propagandes se ndyre te Rames. Nuk ishin Basha, Orjola Pampuri, Ed Paloka, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, Aldo Bumci, Ervin Salianji, Oerd Bylykbashi, Nada Mecorapaj, Gazmend Bardhi shkaku qe PD-ja humbi zgjedhjet ne 2013. Keta jane fytyra e re e PD-se qe nuk e shikon dot Gjekmarkaj,

ai28/12/2018 19:22

Ju kam parë z.Gjekmarkaj që në një përballje me Ramën tek Sokol Balla, në mos gaboj, shkëmbenit me te shikime miqësore e qeshnit i kënaqur kur ai duke ju quajtur "profesor" , ju thoshte se me zgjedhjen e gjeneralit Lleshi si ministër të mbrendshëm, theksonte se edhe ai, edhe unë edhe ti jemi mirditorë.
Fakt është se ju e keni përshëndetur emërimin e Lleshit nga Rama, e ky qëndrimi juaj ndaj Bashës nuk ka të bëjë fare me ndonjë qëndrim dy fytyrësh me Ramën siç thoni ju.
Nuk është parë asnjëhere Basha të bëjë në publik ndonjë bisedë të perzemërt me Ramën, ashtu siç jeni parë ju ta bëni këtë.
Të mos harojmë se pas takimit të Ramës me Bashën, ndodhi po ajo që po ndodh sot . Basha e detyroi Ramën që një muaj para zgjedhjeve të lëshonte qeverinë për një qeveri gjysëm teknike.
Sot Rama i detyruar nga studentët, ka hequr ca gogla për ti zëvëndësuar me ca tjerë.
Është po ai Ramë që mashtroi Bashën e shqiptarët, që po mashtron edhe sot me të njejtin stil.
Basha tashmë dihet se garanci për marveshjen pati ndërkombëtarët e ata nuk u kujtuan të rrëzonin zgjedhjet e vjedhura me paratë e drogës.
Edhe tani akoma "ndërkombëtarët" po heshtin për protestat në Shqipëri pikërisht sepse ka zëra të tillë si ju, që bëjnë fajtor njëlloj si Rilindjen e krimit e të drogës, me Partinë demokratike.

t27/12/2018 21:44

fjale vetem per te inkurajuar lulin.Tek luli thelle ne koshience njerezia shikojne mekatet e qeverise berisha dhe kjo shkakton mungesen e entuziazmit per ti shkuar mga mbrapa apo hezitimin e studentave per ta afruar ne protesten e tyre.Nje drejtues tjeter pa asnje lloj lidhje me te kaluaren qofte puniste qofte berishiane do te ishte pranuar nga studentet. Te mos ta besh per vete kauzen e studenteve eshte e pafalshme per lulin e pd,dhe per te gjithe ata qe duan te rrezojne ramen e rlindjen,por nuk shohin shprese te luli me ata qe ka zgjedhur perqark.sekti rilindja ka nga mbrapa sorosin dhe nje akuze e tille egziston edhe per lulin dhe ai deri tani nuk ka dhene asnje deshmi apo prove se nuk ka gelltitur nje luge nga corba e sorosit,dhe kjo mendoj se nuk eshte nje minus i vogel per te.

Skrapari27/12/2018 21:41

Shoku Agron! Ju permendni disa emra te PD qe dikur kane mbajtur poste te larta partiake dhe shtetetore, te cilet sipas jush z. Basha duhet tu beje ftese rikthimi. Sipas meje kush e ndjen vehten demokrat qe duhet te kontribuoje nuk ka nevoje per ftesa. Nje gje eshte e sigurte te gjithe emrat qe permendni ju ne shkrimin tuaj jane te lakuar ndoshta dhe me te drejte. Ata bejne mire qe qendojne larg PD sepse me shume e bejne pis se sa e nderojne. Tani eshte koha e djemve dhe vajzave te reja. Nga ky brez pritet ndryshimi jo nga galloshet e vjetra te cilitdo krah te politikes. Por gjetiu fle lepuri. Ju doni te denigroni z. Basha por koha eshte e tij dhe shume shpejt ai do te jete kryeministri i ri i vendit dhe besoj se do ta beje shume mire detyren.

Ajo27/12/2018 21:01

Akoma nuk mund ta kuptoj se cfare qellimi i ka vene vetes Z. Gjekmarkaj: te ndihmoje PD- ne dhe Bashen drejt ristrukturimit te partise, apo ta shkaterroje ate?
Si mundet valle qe akoma ti kerkoje Bashes te vendose ura komunikimi dhe tu lutet e pergjerohet te kthehen ne PD( te gjithe jane karta te djegura! ) Topallit, Bodes, Imamit, Bregut, Rulit, apo Patozit?
A jeton ne Shqiperi Z. Gjekmarkaj? A sheh se si njeri pas tjetrit te gjithe keto koka te medha te PD- se u hodhen ne prehrin e Rames duke punuar per te per ta delegjitimuar opoziten? Po qe pothuaj te gjithe u shperblyen nga Rama me nje post komod diku neper strukturat e OSBE- se apo ne bordin e BK, disave u dha bursa ekselence goxha te majme per femijet? Prit edhe pak dhe do shohesh shperblime te tjera per kusurin e kolones se peste.
Lenia jashte listave te kandidateve te ketyre figurave te diskretituara, perfshire edhe juve, ishte gjeja me e mire qe beri Z. Basha. Shume iu versulen dhe e sulmuan atehere Z. Basha, kur ai dhe PD ishte ne piken me te ulet. Me pak se nje vit me vone, e verteta doli ne shesh, prandaj eshte turp qe ju ti ktheheni kesaj ceshtjeje te ezauruar.
Nuk besoj se keshillat e tua jane te sinqerta, dhe nuk besoj se PD ua ka nevojen. Sot ajo eshte ne rruge te mbare.

Shto koment

Denonco