Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

 60, 70, 78 dhe 80 për qind….

60, 70, 78 dhe 80 për qind….

Nga SYRI.net - 26/12/2018

Shqipëria po boshatiset. Të gjithë duan të largohen në vendi.  Duket si një strategji e mirë-menduar nga qeverisja aktuale. Si një gjëmë që shqiptarëve po ju vjen nga qeveria e tyre që e urrejnë por s’po dinë si ta largojnë.

Arsyet

  • Të pasurit që pasurohen çdo ditë. Dhe të varfërit që varfërohen me shpejtësi. Zemërimi i grumbulluar ka arritur kulmin, aq sa ka filluar të derdhet…
  • Qeverisja është e korruptuar, e inkriminuar, arrogante dhe e papërgjegjshme… Të gjithë janë të pashpresë dhe deklarojnë se ‘ky vend nuk bëhet…’..
  • Janë gati në shpërthim por mendojnë se kjo nuk jua zgjidh hallin, prandaj s’angazhohen…
  • E kanë mendjen vetëm të largohen… por shikojnë se dyert e emigrimit po mbyllen…
  • Qytetarët janë pa zgjidhje dhe pa zgjedhje…por këtë qeveri duan ta shporrin…

Image

Më konkretisht

60 për qind e shqiptarëve duan të largohen se nuk kanë punë e janë të varfër…

70 për qind e të rinjve duan të emigrojnë se nuk arsimohen e punësohen dot…

78 për qind e mjekëve kanë përgatitur dosjet për të punuar në emigracion…

80 për qind e policëve kanë aplikuar për lotarinë amerikane…

Nga një studim i OKB.

Nisur nga ritmi aktual i emigrimit, lindjeve dhe vdekjeve (qe me shume gjasa do të ndryshojnë në vitet e ardhshme: emigrimi po rritet me shpejtësi më të madhe se deri më sot, lindjet po ulen me shpejtësi më të madhe se deri më sot), mendohet se Shqipëria në fund të vitit 2100 do të jetë rreth 1,75 milion banorë nga 2,9 milion që ka qenë në vitin 2015. Por popullsia shqiptare do të jetë shumë më e mplakur sepse në vend do të ketë më shumë persona mbi moshën 60 vjeç sesa nën këtë moshë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

profesori26/12/2018 11:22

ishallah nuk hyjme ne Evrope

Shto koment

Denonco