Reforma dhe shterp-forma në arsim

Reforma dhe shterp-forma në arsim

Nga Ilir Demalia - 24/12/2018

Sot reformën në arsim e kanë pregatitur Henri Naim Çili me Lindita Nikollën dhe korporatën e profesorëve-pedagoge pa asnjë lloj standarti mesuesie, por batakçi e dallaverrexhi qofte-diplomash.

Në 1922 programin për reformën zgjedhore e pregatiti akademiku i shtatë vendeve të Europës, kryetari komisisë letrare te alfabetit ne Manastirit, titani mendimit dhe edukimit shqiptar, poeti kombëtar At Gjergj Fishta, pas një eksperience 22 vjecare si drejtues i mesimdhënies së shkollës françeskane në Shqipëri. Ja çfarë shkruante për këtë reformë AI!

"Po s’deshëm me tradhtue mandatin e komit, të përkujdesemi me të gjitha fuqitë e shpirtit t’onë, me i dhanë këtij komi nji edukatë të shëndoshtë e të përnjimendtë ndër shkolla, ku plotësohet e përkryhet edukata familjare e nerit… Po s’vum rend e rregull në arsim, prap komi ka me lingue n’errësi të padijes dhe të barbarisë edhe të hollat e shtetit tonë kanë me hupë pa kurrfarë dobijet. Por si për njanën, si për tjetrën punë, përgjegjësia bie mbi ne

Në çështje t’Arsimit popull qeveri e parlament janë gjetë gjithmonë një mendjet e nji zemret me ba flit ma të mëdhatë qi mund t’u bajshin prej shtetit t’onë. Por kur të marrim parasysh rezultatet praktike të këtij hovi të popullit shqiptar kah mësimi e dija, shohim se këto mjerisht nuk i përgjigjen as për s’largu flijeve që ai ban për to, pse mbas mendimit t’em, vepra arsimore e kulturore në Shypni nuk asht zhdrivillue gjithmonë e gjithkund me kritere të arsyeshme

Për me ba qi nji popull t’jet përnjimend i fortë dhe i përparueshëm duhet me e edukue mendjen dhe vullndesën e tij, a se: duhet që ai popull të ketë moral e dije

Ku qetësia nuk asht e sigurueme, thotë ai, aty mësimi nuk përparon, pse me krye në strajcë nuk zëhet letër si ka thanë i moçmi inter arma silent Musae"

Më pas, ministër i arsimit do të bëhej Mirush Ivanaj që zbatoj dhe luajti një rol të madh në strukturimin dhe metodën pedagogjike të shkollës shqiptare.

Këta i vunë themelet dhe filluan ndriçmin shqiptar të edukimit.

Çili-Nikolla sëbashku me qeveritë e radhës në Shqipëri i kthyen në kuplara dhe mejhane qoftesh.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jorgo24/12/2018 20:12

Se nga e keni gjithe kete love story me kete sharlatan nuk e di, do i lutesha redaktoreva qe ta lexojne nganjehere cfare shkruhet ne portalin e tyre. Demalia qe here eshte analist, here studjues, e here student i dhjetorit, nuk shkon me shume se nje amator i rendomte, qe merr vesh cfare behet ne Shqiperi nga media. Ne "Syri" ka shkrime e analiza serioze, mos e beni pis portalin me injorante me pupla gjeli.

tironci24/12/2018 19:54

Cili pra qe mushte ekranet me ide shteti modern europian, i cope sigurims kokrra hajdutit qe sala i fali pronen e shtetit puntorine ushtarake me 1 euro. Maroi pune me salen u ludh tu ju lepi rames e na dha pershqesh ligjin e funeralit arsimit duke rrujt ca lek nga buxheti arsimit.

Shto koment

Denonco