Legjenda e Kushtetutit dhe Doruntinës

Legjenda e Kushtetutit dhe Doruntinës

Nga Oerd Bylykbashi - 22/12/2018

Kjo puna e Gjykatës Kushtetuese ka kapur dimensionin e legjendës. E kemi të shkruar në Kushtetutë por nuk ekziston ne realitet, madje sot të duket se nuk ka ekzistuar fare, por është një përrallë. Fiks si legjenda e Kostandinit dhe Doruntinës. Dikur ishin 9 anëtarë të një trupe. ‎8 anëtarë ikën nga pensioni, dorëheqjet dhe Vetingu, ashtu si vëllezërit e Doruntinës, që vdiqën nga lufta dhe murtaja. Në fund mbeti një anëtare që, pa shpresë, pret ta zëvendësojnë sepse i ka mbaruar mandati. Diku, në shtigjet e askundit, enden shpirtrat e anëtarëve që do të mbushin shtëpinë e braktisur të Gjykatës. Anëtarja e vetmuar, pret të vijë anëtari që do ta zëvendësojë dhe me trishtim kujton derën e lavdishme të Gjykatës që dikur, me trimëri, i kthente ligjet kryeministrave duke mbrojtur Kushtetutën. Dikur.......

Ndërkohë, mbi varrin e Kushtetutit, mbin bari i antikushtetutshmërisë së barbarisë së Kryeministrit, ndërsa nëna Kushtetutë, porsi qelqe me verë, i plasi Gjykatës në derë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco