Vetingu politik dhe vetingu studentor

Vetingu politik dhe vetingu studentor

Nga Kastriot Islami - 21/12/2018

Shqipëria drejtohet nga një qeveri dhe kryeministër të korruptuar dhe të lidhur pazgjidhshmërisht me kriminelët e trafikantët. Faktet dhe provat janë të shumta dhe të pakundërshtueshme.

Zgjidhja europiane e demokratike do të ishte përmes rrugës së drejtësisë, por kjo rrugë tashmë duket e vështirë për të mos thënë e pamundur, sepse Rama dhe sekti i tij kanë kapur drejtësinë e cila për rrjedhojë nuk do të mund të arrijë të shpërbëjë lidhjen e fuqishme mes korrupsionit, krimit e trafiqeve dhe Ramës e qeverisë së tij. Maksimumi që sistemi i ri gjyqësor tërësisht i kapur nga oligarkia në pushtet, do të mund të ishte gjuetia e shtrigave apo ndëshkimi i disa peshqëve të vegjël ose të ngordhur duke lejuar kokat e korrupsionit e e të krimit, pra peshqit e mëdhenj,  të gëzojnë pasurinë e tyre të paligjshme, madje disa prej tyre të vazhdonin me arrogancë të kontrollonin politikën. Kjo rrugë duket tërësisht e mbyllur…

Një rrugë e ndërmjetme, por me efekte të shpejta do të ishte propozimi opozitar i ‘vetingut politik’. Një ‘rrugë e butë’ e vetëpastrimit të politikës nga korrupsioni, dhe për shpërbërjen e lidhjeve tashmë shumë të fuqishme të politikës me krimin dhe trafiqet.  Por këtë rrugë duket se e ka mbyllur Rama dhe kartonët e manenikinëve të rilindas, sepse kanë frikë që vetëpastrimi i qelbit të korrupsionit dhe shpërthimi i lidhjeve me krimin e trafiqet mund të përfshinte kokën e Rilindjes. Prandaj edhe këtë rrugë Rama dhe kupola e Rilindjes duket e ka mbyllur…

Rruga e vetme, është ajo përmes protestave të studentëve, e cila mund të pagëzohet si rruga e ‘vetingut studentor’.  Studentët përmes prostetës synojnë realizimin e 8 kërkesave që lidhen me shqetësimet dhe problemet e tyre. Shqetësime e probleme të krijuara prej disa vitesh dhe që lidhen me qeverisjen aktuale e cila mesa duket me korrupsionin, lidhjet me krimin e trafiqet, dhe arrogancën e saj e ka derdhur kupën duke i detyruar studentët të zgjedhin rrugën e vetme që Rama ju ka lënë, protestën.

Studentët me shumë maturi e inteligjencë për të siguruar madhësinë e pavarësinë e aksionit të tyre janë përpjekur të kufizohen vetëm në 8 kërkesat e tyre. Kjo ka bërë që protesta të deklarohet e depolitizuar. Por në fakt realizimi i 8 kërkesave është politik dhe do të kalonte vetëm përmes politikës. Fakti që Rama përmes dia-monologut përpiqet ti fusë në kurth studentët për të shtyrë në kohë zgjidhjen e 8 kërkesave me synimin për të lodhur protestuesit dhe dobësuar/copëzuar protestën tregon mëse se qartë se Rama dhe qeveria e shikojnë dhe trajtojnë protestën politikisht. Dhe po përpiqen ta shuajnë këtë protestë, pra ta mbyllin edhe rrugën e butë të plotësimit të 8 kërkesave, se e kanë të qartë që futja në rrugë e plotësimit të 8 kërkesave do të kishte pasoja politike mbi Ramën dhe qeverinë e tij.

Thënë më shkoqur Rama po përpiqet ta mbyllë edhe këtë rrugë të vetingut gradual studentor, sepse arsyet e gjendjes së rëndë të studentëve lidhen me korrupsionin qeveritar dhe lidhjet e qeverisë me krimin e trafiqet. Dhe plotësimi i këtyre 8 kërkesave do të thotë ndryshe se ka filluar shkatërrimi i korrupsionit dhe i lidhjeve të qeverisë me kriminelët e trafikantët që kanë rrënuar buxhetin e shtetit, madje kanë ndërhyrë edhe direkt në Universitete. Pra mesa duket Rama po përpiqet ta mbyllë edhe këtë rrugë, nga frika e ndëshkimit  personal…

Prandaj rruga e vetme është protesta studentore. Deritani e depolitizuar. Por mesa duket, shumë shpejt, por edhe për shkak se Rama përmes veprimeve tinëzare, ata do të kuptojnë se e vetmja zgjidhje për ta do të jetë ‘vetingu studentor’ përmes protestave…Rrugë tjetër duket nuk ka mbetur…Dhe me siguri studentët janë të vendosur të nisen drejt kësaj rruge… dhe të mos pranojnë rrugën tjetër të emigrimit që Rama ju ka lanë prindërve të tyre…Por kjo rrugë e vetme dhe e vështirë do të ishte shumë radikale përsa i përket pastrimit të politikës nga korrupsioni, krimi dhe trafiqet, e ndoshta kjo është edhe rruga e merituar për qeverisjen aktuale dhe që do të mund të nxirrte vendin nga udhëkryqi ku gjendet i marrë peng nga paaftësia, korrupsioni, krimi e trafiqet qe po e mbysin duke i vrarë shpresën shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lir22/12/2018 19:03

Ventingu ne arsim eshte edhe vetingu ne politike.ZOTI I MADHE eshte duke vene doren mbi kete vende.Prandaj te flasim te gjithe per vetinge .njerzit ,pedagoget,akademike,opozitare,lideri basha te gjithe, se eshte shpetimi I kombit nga vuajtjet 100 vjecare dhe se eshte shpetimi I kombit nga genjeshtaret dhe se eshte shpetimi I shqiptareve nga te gjithe te keqijat .E verteta e zhduke te miren keshtu thote ZOTI NE nje ajet kuranore.PRANDAJ te gjithe te flasim per te verteten qe te mposhtim te keqen se do te fitojme te gjithe edhe keto qe nuk e duan vetingun se edhe ato do te ndalen nga e keqja qe I demton edhe vete ato dhe do te kthehen tek e verteta .Shiko sa madheshtore qe eshte.PRANDAJ e kane obligim te gjithe njerzit e mencem te flasim per vetinge se do te na shpetoje nga cdo e keqe dhe nga derdhja e gjakut ne menyre te palejuar.I lutem qe per hire te ZOTIT qe edhe kryeredaktori ta beje nje opinion mbi vetingun ne arsim e cila eshte vetinge edhe ne politike dhe ta shperndahen tek cdo shqiptare si ne shqiperi ashtu edhe jashte saj.ZOTI I NDIHMOFTE DHE E BEGATOFTE POPULLIN SHQIPTARE ASHTU SIQ E DON AI.AMIN

krasasi tp21/12/2018 14:55

"Vetingu studentor"eshte rruga e vetme e daljes nga kolapsi.Kryeministri -Rilindja,por edhe paretite opozitare per fat te keq ,po perpiqen sekush per hesap te vete, ti shtrengoj studentet te depolitizohen, duke jua vene syn atyre me aktiveve per tu ofruarvende ne grupet parlamentare, pushtetin lokal apo ne administraten e ardheshme.Te shpresojme se ketyre ofertave, studentet do ti pergjigjen me perçmim dhe me nje kunderoferte.Protesta paqesore, te vazhdushme, per ndryshim radikal te gjendjes politike-ekonomike-sociale -arsimore etj.

Shto koment

Denonco