Koha e kërkon liderin e virtytshëm kombëtar

Koha e kërkon liderin e virtytshëm kombëtar

Nga Jakup Krasniqi - 21/12/2018

Lideri politik duhet të karakterizohet nga virtytshmëria e nivelit më të lartë të dijeve politike e intelektuale, të qeverisjes, të kulturës e të komunikimit si më bashkëpunëtorët e po ashtu edhe me kundërshtaret politikë. Kur liderit i mungon virtyti i vizionit, i orientimit e i drejtimit të subjektit politik, të kombit a shtetit, ai duhet që ta kuptojë se ka hyrë në mal pa sopatë.

Lideri është i virtytshëm,  ai e tregon virtytshmërinë politike e intelektuale edhe atëherë kur i kërkohet që të bëjë dallimin me pararendësin e tij. Sidomos kur ai e ka drejtuar me vite keq partinë politike, kur i ka bërë njerëzit të largohen për shkak të despotizmit dhe mbytjes se debatit politik, të mendimit të lirë a të ideve të kundërta, pa të cilat nuk ka demokraci dhe zhvillim të saj.

Sa herë që lideri i ri, jeton nën hijen e liderit të vjetër, të gjallë apo të vdekur, partia politike edhe mund të ketë histori, por i mungon ardhmëria. Partia politike duhet ta ketë mbi të gjitha të tashmen dhe të ardhmen e saj.

Guxim njerëzor është virtyt që i “tremb lajkatarët” thotë Skënderbeu, kur vihesh në mbrojtje të të mundurve nga abuzuesi i gjithëpushtetshëm, sidomos kur abuzuesi jo vetëm që kanë luajtur me fatet e individit, por ka abuzuar me pasurinë kombëtare e publike, madje edhe më fatin politik të kombit e të shtetit. Në raste të tilla, shkëputja nga ajo formë e sundimit despotik bëhet obligim dhe domosdoshmëri.

Rruga e qeverisjes demokratike duhet gjetur me çdo kusht! Shkurt, demokracia del si imperativ i kohës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.-mos u bni si diktatura-g21/12/2018 21:12

KUR BIRI PO I TREGON BABËS;SE HOXHA JONË HIPUR N' MINARE NË VEND QË TË
THËRRET LUJTE PËR ZOTIN;AI PO NA E NGUCË NËNËN TONË;NA BËRI HORE RZILË;
A BABA I LIG,PO PËRGJEJ:HAJT BIR,SE HOXHËS QË KA LËSHUAR RRUGËN E ZOTIT
DHE KOMBIT;ZOTI DHE KOMBI KANË ME IA THYER QAFËN PA T'LIGË TË ASKUJT;POR,
DJALI PRITË DHE PRITË,PORSE HOXHËS NUK JA THEI ZOTI AS KOMBI QAFËN;A NJË
DITË,GJËRSA HOXHA ME BRITMË-PISKAMË NGA MAJA MINERËJE QË NGUCTË O MU
NËNËN E DJALIT-KRENËN E IDEALIT,AI NGRITEJ MAJE MINARJE,DUKE FËRFËLLUAR
HOXHËN TAKËRLAMËSH NË TOKË;ZBRITI VRAP E SHKOI TEK SHTEPIA,PO I TREGON
BABËS-SHKABËS:BABË,HOXHA U RRËXUA TAKËRRLAMËSH NGA MINARJA NË TOKË;
-EPO,A TË THASHË SE,ZOTI E KOMBI KANË M' IA THYE QAFËN;DJALI PËRGJEGJEGJ:
-PO,MOS TË JA NDIHMOJA UNË PAK,ATIJ KURRË NUK PATË M'IA THYE QAFËN;JO,AS
ZOTI;OUUH,AS KOMBI?!TË FALA REFUGJAT LUFTË KOSOVË-NEW JERCEY,USA.

Shto koment

Denonco