Kapitalizmi nuk ka koshiencë O studentë!

Kapitalizmi nuk ka koshiencë O studentë!

Nga Ilir Demalia - 19/12/2018

Fatkeqësi që edhe brezi i pas 1990-së ka mendësi komuniste në mënyrën e operimit të shkollës dhe tregut të punës

Dëgjova një student në takimin me KM-në ne Vlorë, që i drejtoj pyetje Ramës, këtë pyetje - çfarë garancie do te kem nesër kur të marr diplomën të më gjej shteti punë?

Në sistemin komunist shteti garantonte punën ne bazë të diplomës. Sigurisht kur  kishe biografi të mirë. Se me biografi të keqe nuk kishe as të drejtë shkollimi dhe jo më diplomë.

Studentët kanë shumë të drejta, por, studentët janë edhe krizë e vetvetes me ushqimin e korrupsionit të dekanatëve dhe krejt sistemit shkollor që tashmë është shfaqur hapur dhe ka kolapsuar, jo vetëm si dije, por edhe si funksionim administrativ-korruptiv e kriminal nën sundimin e një fashizmi ekonomik-mafjoz të  oligarkëve te krimit dhe pastrimit parave ortakë të pushtetit. Godina shtetit është rrënuar në të gjitha hallkat  sistemi politik,  drejtësisë, ekonomik, kulturor, social, i ndërtuar gjatë gjithë tranzicionit si babzi injorantësh dhe kriminelësh që kanë mbushur sot parlamentin, qeverinë administratën .

Pra studentët kanë të drejtë. Kam lajmëruar me kohë jo vetëm unë por edhe shumë të tjerë, se do të vinte në këtë pikë. Plaga u mahis-u mahis dhe tani shpërtheu duke shpresuar që ka lënë një pjesë të pagrenganizuar të shoqërisë.

Për t'u kthyer tek pyetja e studentit:

Kapitalizmi nuk ka objektiv apo qëllim. Është free-market dhe gjithkush është i lirë të provojë veten duke gjetur  vetë-veten, jo me një copë-karton (diplomë) pa dije, por me dije në aftesitë dhe mundësitë që ka për t'u konkurruar në treg të lirë.

Ky është ligji themelor i kapitalizmit është aftësia e individit për të treguar veten në një treg të lirë

Në Amerikë por edhe në vendet perëndimore që kanë politika më sociale, bazë e funksionimit është konkurrenca dhe jo KARTONI (diploma) padije e paaftësi.

Në qoftë se studentët duan ta ndërtojnë të ardhemen  me forcë kartonash dhe jo dijesh, idesh, vizioni, që deri më tani nuk po i shikoj, megjithëse kisha shumë pritshmëri nga shpërthimi i parë, dhe uroj të jemë unë gabim, atëherë po i them studentëve: -E ardhmja politike dhe parlamenti, me forcë KARTONASH (diplomë) do të jetë më injorant dhe më kriminal se ky sot. Protesta do të përfundojë si një protestë hidrosanitare, për banja e lavamana e kalorifera.

Kjo nuk përmbys establishmentin kriminal që zotëron politikën, ekonominë, elitën intelektuale, që edhe në këtë rast tregon se nuk ka kapacitet, nuk ka forcë, nuk ka moral. Njësoj si në 1990.

Ja ku e keni prodhimin e 1990', është  pikërisht kjo klasë politike  që ju ka nëpërkëmbur 28 vjet dhe ju ka sjellë në këtë pikë.

Në qoftë se me këto protesta do të  prodhoni një kopje të 1990, më mirë shkoni në shtëpia dhe ushqeni Gjelin e Vitit të Ri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco