‘Kërcënuesi’ është Ramë Kadriu

‘Kërcënuesi’ është Ramë Kadriu

Nga Kastriot Islami - 18/12/2018

Kërcënuesi i gazetarit është Ramë Kadriu.

Dhe e gjitha banda shoqëruese, mediatike dhe e të fortëve. Nuk duhet të këtë asnjë dyshim për këtë dhe nuk duhet kërkuar në asnjë pistë tjetër…

Të gjithë shërbimet partnere janë koshiente se cili e ka bërë kërcënimin dhe në çfarë mënyre e ka realizuar atë.

Natyrisht prokuroria shqiptare për momentin hesht dhe nuk do të kërkojë sipas kësaj piste, edhe për këtë rast sepse urdhërat i merr nga Ramë Kadriu. Por kjo akuzë kundër Ramë Kadriut duhet bërë sot konkretisht dhe duhet pritur momenti kur të çlirohet prokuroria e gjyqësori që kjo akuzë të rimerret e të vihet në lëvizje.

Sepse kjo ditë do të vijë shumë shpejt…

Të jeni të sigurtë se do të jenë të shumtë dëshmitarët që do të tregojnë me fakte e prova, e madje deri në detaje, sesi Ramë Kadiu e ka ideuar dhe realizuar këtë skemë kërcënimi, që është veçse ‘kërcënimi i radhës’. Pavarësisht se Ramë Kadriu merr masat duke hedhur gurin e fshehur dorën…

Nuk duhet të ketë asnjë dyshim e hezitim për të besuar se nuk është hera e parë që Ramë Kadriu kërcënon kundërshtarët, qofshin politikanë apo gazetarë, apo madje edhe bashkëpunëtorë të tij.

Natyrisht jo drejtpërdrejtë vetë, sepse ka shumë frikë e gjithnjë tenton të fshehë gjurmët, por në dy rrugë të ‘fshehta’.

Rruga e parë është ajo e ‘demaskimit’ mediatik përmes zyrës së dizinformimit dhe shpifjes që drejtohet nga E-Kadriu duke ju bërë ndërkohë thirrje ‘kërcënuesve me pagesë’ të kryejnë aktin e kërcënimit me të gjithë mënyrat e mjetet që disponojnë.

Dhe në fund është po vetë Ramë Kadriu që i përgëzon të gjithë aktin e kryer, duke ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonshme për kërcënimin e bërë.

Rruga e dytë është ajo e thirrjes në zyrë të biznesmenit apo politikanit, që gazetari i ka zbuluar skandalin, së bashku me të ‘fortë’ që e shoqërojnë atë, Në këtë takim Ramë Kadriu i kujton atyre se do të kenë mbështetjen e tij të plotë për të ndëshkuar shpifësin dhe për të ‘vendosur drejtësi’, thënë ndryshe për ti dhënë ndëshkimin/kërcënimin e merituar gazetarin ‘kadri’ që shpif ndaj një biznesmeni të ndershëm duke prekur rëndë me shpifjet edhe integritetin e Ramë Kadriut e të qeverisë së tij. Në këtë rast të gjithë veprimet për realizimin e kërcënimit i marrin të ‘fortët’ që shoqërojnë biznesmenin dhe në çdo rast këta të ‘fortë’ veprojnë nën mbrojtjen e Ramë Kadriut.

Ka edhe një rrugë tjetër kur vetë biznesmeni vë në lëvizje të ‘fortët’ e tij që aktivizohen të egërsuar edhe më shumë kur dëgjojnë në media se për të mbrojtur shefin e tyre biznesmen ata kanë edhe mbështetjen e direkte madje edhe porosinë e Ramë Kadriut, që qëllimisht ulëret nëpër ekrane e takime të hapura ‘shpifje, shpifje…’ dhe kërcënon se do të fusë në burg të gjithë ‘kadrinjtë shpifës’…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Onkezmi18/12/2018 20:20

KU e ku,Kastrioti shkencëtari me rrugaç Edi Kadriun.Po ne duam më shumë bithjashtin se seroizin e veshur shik.Ne duam më shumë shkollëpakun se shkencëtarin Islami.Ne duam më shumë injorantin se të diturin.Ne duam më shumë ipokritin se të drejtin.Duam më shumë pallavraxhiun se fizikantin.E vërteta është që ne kuptojmë më mirë batakciun se të mënçmin...?!

Skrapari18/12/2018 20:15

Ram Kadriut i duhet q.... mamaja sa nuk eshte von ne te kundert e gezofshim per jete

Shto koment

Denonco