Volkswageni im...

Volkswageni im...

Nga Agim Xhafka - 17/12/2018

Kur  po votohej ligji i arsimit të lartë,më erdhi para syve makina e vjetër poshtë pallatit tim. Qe një Volkswagen i luftës, relike që nuk e di pse ngeli vite e vite aty.

Nuk kishte as xhama, as fenera, as dyer, as timon, as pasqyra. Vetëm kabina ose skeleti i ndryshkur i saj dhe shenja W para,që ndriste paçka se vitet po e ‘hanin’ krejt atë grumbull hekurishtesh.

Kështu u shfaq dhe ‘finalja’ e ligjit. Pa pedagogë cilësorë, pa biblioteka, pa libra, pa tavolina, pa konvikte, pa dushe... Skelet i ndryshkur, ke frikë ta prekësh se të kap tetanozi. Ama u kujdes vetë Kallomi të fuste tarifa që të rripte studentët e familjet e tyre Tarifa për regjistrim, tarifa për mungesa, tarifa për provime, tarifa edhe për gromësime...

Që të kursente para nga buxheti e më pas t’ua jepte shokëve të tij që janë vërtet katër-pesë ama përlajnë rreth 90% të parave publike.

Tani kur studentët po ‘jetojnë’ poshtë zyrës së Monstrës ka nisur  makina e tij reklamuese të gjejë kudo shkaktarë të gjendjes,anash e mbrapa, majtas e djathtas. Veç ai i Gjati të dalë i larë dhe  i paprekur, krejt i pafajshëm. Madje po na shitet dhe si iniciator i ndryshimeve që do i vikan krejt shkollës së lartë nesër, si një Mesia i arsimit.

Jo më vonë se dje,delfini më i bindur i Ramës, dora vetë Lali Eri e zbuloi shkakun. Qenka një zyrë llotosporti që e paska privatizuar vëllai i Nishanit tek qyteti Studenti. Ajo zyrë e hodhi tuç ligjin!!!

Tamam siç u shpik shprehja: ‘Çaloka gomari dhe nga veshët.’

Vërtet mund të jetë kryer një privatizim i tillë,por zyra e atjeshme nuk e prek e as nuk e lag ligjin. Të paska humbur krijimtaria Lali Eri. Ligji dhe krejt shoqëria po ecin poshtë e më poshtë nga ai privatizimi i madh e kriminal i shefit tënd, Edi Ramës. Nga ai privatizimi te Kinostudio e dikurshme.

Të gjithëve na kujtohet mjedisi atje. Ato godinat e hijshme,ato lëndina aq të bukura,ato parcela me ullinj, ato mure rrethues të zbukuruar me kangjella artistike. E tani bash në Kinostudio është ndërtuar perandoria gebelsiane e trullosjes së njerëzve. Është ngritur makineria manipuluese e Ramës.

Plot televizione e radio që  24 orë ‘gatuajnë’ për shqiptarët ‘gjellën’ që ua çon me kaseta kryeministri. Që atje shpallet gënjeshtra si  e vërtetë, atje drita quhet errësirë dhe atje shahet i miri e lavdërohet kusari e zuzari. Ky aparat gjigant mbahet vetëm me paratë e buxhetit, gjoja me reklama plot drita. E si mos mjaftojë kjo,pronarët e ‘materniteteve të rrenave’ marrin edhe tenderat e çdo investimi që shoqëria duhet të kryejë.

Por këtij privatizimi vrastar Erioni nuk ia zë emrin, nuk ia mban as ta mendojë se atje, bash në mes të Kinostudios,nisi edhe filmi i tij drejt bashkisë e më tej.

Ligji i arsimit të lartë ngordhi.

Tani ka nevojë për funeral. Mos i jepni serum dhe barna,i vdekuri nuk ngjallet. Tashmë ai është si Volkswageni im te pallati.

Që ka veç skeletin.

Quhet makinë, por nuk lëviz nga vendi. Nuk ecën edhe po ta shtyjmë shtatë burra.

Se ndryshku e ka ngulur dhe e ka bërë njësh me baltën...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ju qit zoti per fare!18/12/2018 19:20

Kjo karakatine me emrin Rirjepje po ben ate qe ben edhe baballaret e tyre!
Ejani e shihni Elbasanin se cfare po i ben njefare Lale, nuk ka mbetur trotuar e truall publik pa u zaptuar e kthyer ne kioska gjigande, a i sheh ky zdralla i gjate apo ja ka marre mendjen droga e nuk di se cfare ben.
Shqiperia po drejtohet sipas kodit te mafies siciliane : I Gjati, Xhuxhi, Lali, Lala, kodet e mafiozeve......

Korabi17/12/2018 17:35

Jo vetem ligji i arsimot eshte si wolsvageni por e gjithe qeveria e rilindasve eshte ndryshkur dhe duhet te cohet per dekrap.

diti17/12/2018 17:22

edhe pak eka

Daj Jaku17/12/2018 16:08

Shumë e saktë Z. Xhafka, madje edhe shumë e goditur.

gramoz17/12/2018 15:22

Zoti Agim, e keni fjalen per lej fenin e bashkise qe na premtoi 0 leje ndertimi dhe kioskizoi gjith Tiranen? Ketij lali pederastit eshte per ti shkerdhy Ajolen.

Shto koment

Denonco