Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

E thëna e të vërtetës nuk të sjell ndonjë fitim...

E thëna e të vërtetës nuk të sjell ndonjë fitim...

Nga Ilir Demaliaj - 16/12/2018

‘E thëna e së vërtetës nuk sjell ndonjë fitim; po ka një ëmbëlsie më vete, sepse qetohet vetëdija kur fole ç'duhej të flisje.’ Faik Beu

Sot 76 vjet më parë, u largua nga kjo jetë, ‘Njeriu më euridit që kamë njohur, një enciklopedi që ecën me dy këmbë’ pati shkruajtur poeti, eseisti, dramturgu francez Gijom Apolinier.

Ky njeri që zbuloi flamurin e Skëndërbeut, që ishte kontribues i madh për alfabetin e Shqipes me komunikime te vazhdueshme me tjetrin gjigant të truallit shqiptar, me Homerin e Shqipërisë At Fishtën kryetarin e Komisisë Letrare te Kongresit Manastirit, ky maratonomak i pavarësisë, ky personalitet i rralle që linte me gojë hapur burra shtetesh dhe diplomatë, po ashtu dhe femrat që marroseshin mbas elokuencës e sqimës se këtij aristokrati të lindur, u largua nga kjo jetë në dëshpërim; Shqipëria ishte e pushtuar.

I vetmuar, financiarisht i kishin ngelur 15 dollarë... para largimit që ndjente, i shkruajti një testamet imzot Nolit, (me të cilin ishte grindur e pajtuar dhjetra herë) Lamçes se Vogël siç thirrej Sefulla Malishova;

‘Të nderuar zotërinj! Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më kini kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti Imzot Noli, ti Lamja im i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjanë edhe harxhet e rrugës për trupin tim pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri. Mbyll sytë se ju i nderuar Noli, ju të nderuar shqiptarë dhe ti Lamja im i vogël në Paris do të ma kryeni këtë amanet.’

Boston 1942.

Regjimi kriminal i Enver Hoxhës nuk i'a lejoj eshtrat ti kthehen në atdhe. Ato u kthyen ne vitin 1995 ku pushojnë me nje tjetër vigan kombëtar që u kthyen më se fundi në Shqipëri me Mitd'hat Frashërin dhe vëllezerit Frashëri.

Në 15 shtator 1901, në revistën Albania shkruante:

‘Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit.’

Në funeralin e tij pati lënë gjithashtu amanet që mos zhvillohej ceceremoni fetare, megjithëse ky beu i Konicës ishte konvertuar në kotolik në Amerikë.

Amaneti i tij ishte që funerali të bëhej me muzikën e Vagner që ai e pëlqente aq shumë. Dhe ashtu u bë në 20 shtator pasi trupi i tij mbërriti nga Washington në Boston.

Ride of Valkyries që pëlqente aq shumë Faik Konica që u luajt gjatë funeralit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Leone-5316/12/2018 20:18

Thuhet nga ne komentues qe PD ka "bere" dhe gjera mire!...Kam kaluar te 65-sat dhe po te shikosh te mirat e te keqijat keto te dytat dominojne. Ekonomia shqiptare ka patur ritje per paret qe kemi futur ne si emigracion dhe nga asgje tjeter. Demet jane te pallogariteshme ne te githa drejtimet eshte e veshtire ti shkruaj se jane shume e shume.

Ado16/12/2018 17:02

Edhe Rama e admiron Konicen. Pak problematike kjo.

Ajo16/12/2018 16:14

Goditje ne shenje ... shqiptar!Z. Demaliaj ju admiroj per shpirtin e rebelit dhe dashurine qe keni per c’ka eshte e drejte. Ju kam ndjekur me vemendje, ndaj shume mendime me ju, ashtu sic ndaj edhe emigrimin, nje zgjedhja ime e detyruar jo e deshiruar. Per hir te se vertetes duhet pranuar se ju ndonjehere kaloni ne ekstrem, duke mohuar totalisht cdo gje qe eshte arritur ne keto 28 vjet. Mos harroni se ne pranveren e 91-shit qe te gjithe pa perjashtim, perfshire edhe intelektualet apo politikanet amatore, ishin te papregatitur per ekonomine e tregut dhe demokracine qe deshironim dhe kerkonim aq shume. Keshtu qe eshte e kuptueshme qe do te beheshin shume gabime me apo pa dashje. Mos harro rolin e ish- sigurimit ,PPSH- se se transformuar si me magji brenda nates ne PS me fytyre europiane dhe e “ etur” per transformimin demokratik te vendit duke ruajtur te paprekur anetaresine e saj fanatike komuniste si dhe infiltrimi ne radhet e PD- se te lloj- lloj interesaxhinjve dhe maskarenjve qellimisht te futur ne radhet e saj nga Ramiz Alis, apo thjesht natyres njerezore qe eshte lehtesisht e korruptueshme kur vjen nga nje shoqeri e shtypur dhe totalisht e varfer!
Ju keni nje mllef te madh qe e drejtoni kundrejt te gjitheve dhe ne cdo drejtim pa dallim! Dhe ky eshte nje gabim, i cili ju ul vlerat si njeri i arsyeshem. Zoteri ne keto 28 vjet jane bere edhe gjera te mire, jo domosdoshmerisht nga politika, por si rezultat i hapjes ndaj botes. Por ti futesh ne nje thes PD dhe PS eshte gabim shume i madh. Te pakten PD ka tre- kater arritje te medha, pa harruar me kryesoren qe na hapi deren drejt botes. Me thuaj nese mundeni qofte edhe nje arritje te vetme gjate qeverisjes se PS-se ( 1997-2005 apo 2013 deri me sot) dhe pastaj shfryni dhe mallkoni ne unison majtas- djathtas.
Dhe sa per Faik Konicen vertet ka qene nje intelektual i kalibrit boteror, nje partiot i madh qe hodhi bazat e nacionalizmit, por njekohesisht edhe nje qenie njerezore e pa imunizuar nga vaniteti, huqet apo kompromiset, gje qe eshte prape njerezore.
Askush nuk ka monopolin e se vertetes the “ te virgjerise” ne politike. E rendesishme eshte qe gjithkush i pajisur me ndergjegje qytetare dhe ndjenjen e se drejtes te perpiqet te kontribuoje per te miren e vendit te tij, qofte duke gabuar diku apo dikur, por me burrerine ta pranoje kur ka gabuar dhe te perpiqet te permiresohet.

shqiptar16/12/2018 13:45

Z.Demaliaj !
Mund të jetë edhe një lapsus gabimi juaj ortografik kur shkruani në vënd të "unë kam", "unë kamë". Fjala "kam" është një folje e vetës së parë të njenjësit që ka të bëjë me të pasurit e diçkaje, Fjala "kamë" është sinonim i fjalës thikë.
Kështu është puna edhe me të vërtetat
Drejtëshkrimi bile i ka disa rregulla të përcaktuara që s'të lënë të gabosh por e verteta është tepër realitive , abstrakte dhe askush nuk mund të pretendojë se përfaqëson të vërtetën absolute, qoftë edhe dijetari i madh gjenial Ajnshtajn e jo më intelektuali erudit shqiptar Faik Konica.
.Cilido që shpreh ndonjë mendim apo qoftë edhe hedh ndonjë tezë shkencore, është naive të thuash se paska gjetur të vërtetën absolute.
Duket se ju z.Demaliaj, meqë Konica i madh ka pasur një natyre rebele në puliçistikën e tij duke ju kundërvënë të gjithëve, ju pëlqen ta krahasoni natyrën tuaj rebele meate të Konicës..
Po qe për qëndrim "rebel" ndaj të gjithëve duke kaluar deri në harbutëri, a nuk është i tillë kryeministri aktual i Shqipërisë Rama ?
Por a mund të thuash se ai qenka personifikimi i të vërtetës absolute ?

Shto koment

Denonco