Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lexohet qartë/ Revanshi i Edi Ramës me ‘lapsa’ e ‘fletore’ kundër protestave!

Lexohet qartë/ Revanshi i Edi Ramës me ‘lapsa’ e ‘fletore’ kundër protestave!

Nga SYRI.net - 16/12/2018

Edi Rama është në ditët e tij të fundit, vetëm ndonjë mrekulli natyrore mund ta shpëtojë për të vazhduar gjëmën e tij ndaj ekonomisë, lirisë dhe të ardhmes së këtij vendi.

Protesta e papritur e studenteve i zuri të gjithë në befasi, organizimi ishte një art me vete.

Më shumë se për pjesëmarrjen, ideatorët ishin kujdesur për pamundësinë që këtë protestë të mos e shuaj duke blerë organizatorët Edi Rama.

Dhe prandaj kjo nisi e po vazhdon si një proteste pa koke. Edhe ‘kokat’ që u vetëofruan për ta kapur protestën u ‘asgjësuan’ që në fillim nga mediat online dhe rrjeti, duke bërë që Edi Rama të përjetojë atë që as Ramiz Alia nuk e përjetoi në vitin 1990.

Bojkotin total dhe refuzimin për të biseduar me të, pasi tashmë është i provuar si një zyrtar që nuk mban asnjë premtim dhe vetëm mashtron e demagon duke përfituar nga takimet. Askush nuk e beson më, thjesht i kanë lënë një liste me kërkesa në tryezë për të cilat ai thotë që është dakord për ti firmosur, por që nuk po i firmos.

Duke qenë të sigurte se ai, Edi Rama pra nuk është i interesuar për zgjidhje, por për kohë, kohë që të zhbëjë protestën duke fituar ditë me takime, kontakte që më pas ti jepet mundësia për blerje.

Pikërisht këtë po vuan. Mungesën e kontakteve.

Po refuzohet si një njeri që askush nuk e beson më. Rama që në fillim e dinte që ishte mat. Në të dy rastet, edhe me plotësimin e kushteve edhe me refuzimin e tyre.

Me plotësimin, do të kishim shtresa të tjera që janë në pikë të hallit të cilat do kuptonin se ky njeri vetëm këtë gjuhë njeh, protestën.

Me refuzimin, pasi ishte i bindur se herët a vonë protesta do të përfundonte poshtë zyrës së tij. Në pamundësi për tu fshehur pas zysh Nikollës, në pamundësi për ta drejtuar protestën deri në shuarje me neomarksistet e tij, Edi Rama është hedhur në sulm për të sulmuar opozitën dhe me saktë kreun e saj Lulzim Basha.

Media që deri dje akuzonin opozitën se pse nuk përkrah dhe nxit revolta, sot e akuzojnë se pse është pro protestës së studenteve, pse është pro protestës së banoreve të Astirit, dhe shumë pse te tjera.

‘Lapsat’ që deri dje shkruanin kundër Ramës dhe në mbështetjeve të studentëve, sot në javën e fundit të nipit te Spiro Kolekës, djalit të Kristaq Rames, shokut të Vis Roshit, Milit, Avdylit, etj., po sulmojnë opozitën dhe Lulzim Bashën se pse nuk i la studentët vetëm dje në dorë të disa meomarksisteve që betohen mbi varret e ish-bllokmenëve që masakruan këtë komb për gati pese dekada.

Të njëjtën gjë po bën edhe një ish-politikan që nisi të ndërtojë një parti me emrin ‘Libra’ e përfundoi me një fletore në dore ku vetëm vendos gjoba duke përdorur valët e Vjollces, duke përdorur ‘Top Channel’.

Kjo javë që fillon, është ndoshta java me deçizive e 28 viteve politike. Zëra nga vende perëndimore po paralajmërojnë se protesta e studentëve do të shndërrohet në një protestë të dhunshme dhe se Edi Rama është nën hetim nga të gjitha kontinentet.

Ka edhe hipoteza qe ai ka firmosur kapitullimin, por me kusht që të mos ik si shkak i skandaleve familjare ku më të ‘ndjeshmet’ janë llogaritë në off shorë të bashkëshortes së tij, banka që ajo drejton ku prape ka zëra që i janë zeruar llogarite, dhe përfshirja e të vëllait në ‘Xibrakë’, prandaj po ndihmon me refuzimin e kërkesave të studenteve një revolte që të ikë për shkaqe jo të korrupsionit familjar.

Është javë vendimtare për Shqiptarët dhe sigurisht që do të jetë një javë e vështirë. ‘Lapsat’ dhe ‘Fletoret’ ca nga ideologjia e gjyshërve e ca nga pagesat e majme po i japin zë idesë së shuarjes së protestës, kur në fakt ata janë të shqetësuar për rrjedhën e pandalashmërisë së protestave.

As ‘ZP’ dhe ‘Bashkimi’ nuk e shpëtuan Ramiz Alinë, e sigurisht që ‘Lapsat’ dhe ‘fletoret’ nuk do ta shpëtojnë Edi Ramën.

Është në fund!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Salvo16/12/2018 15:30

Me 19 bie qeveria.

Samir Tahipi16/12/2018 13:33

RRINI LARG "DIALOGUT" STUDENTE!

Nje here Luani vensodi te shtroje gosti per kafshet e pyllit ne strofken e vet. Kafshet u nisen nje e nga nje.
Dhelpra po hezitonte. Lepuri e ftoi dhe e pyeti pse s'po shkonte. Dhelpra iu pergjigj:
- Shoh shume kafshe te hyjne, por asnje te dale......

Kombi16/12/2018 13:05

E gjithe shqiperia duhet te jete me studentat se kerkojne qe te shpetojne shqiperine nga deformimi I njeriut qe eshte bere nga keqarsimi dhe korupsioni dhe qe p.o. shkatrojne nje shtet te tere ,ku mashtrimi ,korupsioni ,injoranca eshte bere e modes dhe e verteta eshte mbytur dhe p.o. shkon drejt shkatrimit ky vende dhe nqs nuk ngrihen njerzit e ndershem ,intelektualet ,qytetaret e thjeshte dhe cdo shqiptare qe e ndjen dhe ka pergjegjesi para ZOTIT , para familjes , para femijeve ,para vetes vete dhe ta pengojne te keqen dhe ta ndihmojne qe te hapet e mira ,te ngrihen qe te gjithe ne menyre te pa mase qe te shpetojme shqiperine dhe ato qe nuk ngrihen ndihmojne te keqen prandaj te gjithe intelektualet ,njerzit ,lideret e partive te lajmerohen te gjithe para se te shkatrohet shqiperia ku pergjegjesia bie mbi ta dhe denimi eshte shume I madhe nqs nuk reagojne ne menyre madheshtore.

shqiptar16/12/2018 11:00

Nuk ka farë nevojë që të bëhen shkrime për lapsa të Blushit.
Mjafton fakti se e vetmja media që ka dalë hapur në përkrahje të Ramës që studentët të bëjnë "dialog" me monologjet e tij.
Jo më në arshivat e mediave shqiptare, por edhe në youtub, ka video të përplasjeve me qëndrime "armiqësore" midis Ramës e Blushit ku i kanë thënë njeri tjetrit fjalën e fundit e veç nuk nuk ka kërcitur grushti midis tyre.
Ç'ka ndodhur me "drejtorin" Blushi të TV Top Channel, që po i del ,e kaq zell në mbrojtje Ramës ? A nuk është vetë Blushi që publikisht ka deklaruar se Rama nuk e njeh dialogun por veç monologun ?
Tani po i kërkon dhjetra mijë studentëve të revoltuar ndaj Ramës, që të shkojnë e të dëgjojnë monologjet e tij.
Nuk ka nevojë fare që të meret dikush me Lapsin e Bushatit.
Mjafton që të risillet në kujtesë se ai deklaroi hapur publikisht se ka votuar për LIBRËN e Blushit, e në ditën e Kuvendit të PD, të gjitha bateritë e "kritikave" ja drejtoi Bashës që paskej bërë mëkatin e madh që ka lënë pa post partiak karaBushin Patoz

Ajo16/12/2018 10:44

Plotesisht e vertete!
Te gjithe ata, te ashtuquajturit “parimore” ne luften kunder Rames dhe Rilindjes si puna e Bushatit nipit te besnikut te Partise, Zhejit, vellait shpirteror te Rames, Abilekaj, ky nuk jam i sigurt pse u alarmua kaq keq, apo Blushi kameleoni i pacipe dhe “shpresa” e se majtes per mbijetese me Libran, nje parti po aq qesharake sa edhe krijuesi i saj, sot i jane versulur opozites ne pergjithesi dhe PD-se dhe Z. Basha ne vecanti, duke nxjerre veten zbuluar se kurre nuk e kishin me gjithe mend rrezimin e Rames dhe aq me teper te “ majten” e tyre te dashur. Shume-shume kjo “ lufte” per drejtesi nuk ishte gje tjeter vecse nje autoreklame prej “ te drejti” dhe patrioti perballe skandaleve te pambulueshme te Rilindjes, mbase nje shantazh apo gjobe qe i kerkohej Rames duke qene se e njohin shume mire njeri-tjeterin. Sapo rreziku real per largimin nga skena politike e Rames behet i dikshem dhe PD fuqizohet ( ne mungese te ndonje force te re politike dhe me mbeshtetje ne popull, eshte e vetmia alternative per te ardhmen), te ashtuquajturit kundershtare te Rames dhe bemave te Rilindjes, dalin lakuriq dhe nxitojne te shpetojne Ramen. Te shkretet “ luftetare parimore” i ze tmerri se mos iu iken pushteti i memes parti nga duart! Tmerri me i madh eshte perfshirja masive e mbeshtetesve te PD-se dhe popullit ne pergjithesi ne protesten e studenteve. Besoj dhe shpresoj qe neser te jete nje pike kulmore dhe vendimtare ne zhvillimet politike te vendit! Uroj qe neser ne sheshin para kryeministrise te mblidhet nje mase tejet e madhe, me e madhja e mundshme, njerezish te revoltuar dhe te vendosur per ta shporrur njehere e mire diabolikun Rama dhe bashke me te gjithe racen e shemtuar te neo- nomenklatures komuniste!

A16/12/2018 10:31

Bravo, y per pushtet ka blere gjithe por te verteten nuk e blen kurre .Ky ka mbaruar ne te gjitha drejtimet

Shto koment

Denonco