Zgjidhni, ose bleni shamitë ose dilni ne protestë krah fëmijëve tuaj.

Zgjidhni, ose bleni shamitë ose dilni ne protestë krah fëmijëve tuaj.

Nga Dritan Kaba - 15/12/2018

Erdhi nga SHBA për t’i shërbyer qytetarëve të tij, bashkëkombasve me një rrogë qesharake, u tregua idealist. E morën e plasën në burg, ishin duke i shkatërruar jetën, karrierën, emrin e një humani të madh. Pa asnjë fakt e arrestuan. E përdorën për “luftën” rilindase kundër korrupsionit. Një njeri të madh, mjek të shkëlqyer, sot megjithë atë e shtunë ai ishte në punë si ditë të fundit. Fatkeqësi për Shkodrën dhe qytetarët e saj dhe mijëra të tjerë të Malësisë së Madhe, Pukës, Dukagjinit dhe Lezhës, por edhe qindra kosovarëve. Shpëtoi qindra jetë, e akuzuan për një tender që nuk ishte as firmëtar. Kërkonte më shumë medikamente për të shëruar më shumë qytetarë.

Sot ai e mbylli punën. Hemodinamika jo vetëm e Shkodrës po e po, por e Shqipërisë humbi shumë. Për çfarë? Për fasadën rilindase të luftës kundër korrupsionit. Shqipëria humbi një profesionist dhe humanist të madh.

Përpara kemi dy tablo. Atë të mjekut të shkëlqyer Luan Dragusha, që e futën tre ditë në burg për një faj që as ekziston dhe Damianin dhe Afrimin, bashkë me Edi Ramën, që pa u dridhur qerpiku rrëmbyen 30 milionë euro me letra fallco.

Kjo është drejtësia e re rilindase. Arreston me akuza qesharake një mjek, intelektual të klasit të parë, një qytetar model dhe Damianin, Afrimin dhe Edi Ramën flenë të qetë në krevatet e tyre. Kemi një drejtësi rilindase ku Damiani sjell Gurun, Afrimi del e mashtron pa asnjë skuqje të fytyrës dhe një Edi Rame që bën karagjozin me akuza direkte për korrupsion.

Kemi një polici që arreston mjekun dhe shefat e policisë të lidhur me krimin e organizuar kanë një vit që jetojnë të qetë megjithëse në kemrim për akuza për krim të organizuar. Kemi një polici dhe Prokurori kur bosët e kokainës të Maminasit, heroinës së Hasit, kokainës së Xibrakës shëtisin të lirë dhe asnjëherë nuk kapen. Kemi një Prokurori ku administratori i firmës fantazmë që gllabëroi 30 milion euro ikën me lule e dafina nga Murriqani e nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë, përkundrazi ja shtrojnë rrugën me tapet të kuq.

Vetëm për këtë qytetarë bashkohuni me studentët. Revoltohuni!

Ju të gjithë jeni qytetarë të dorës së dytë. Për ju ka një kut tjetër matës, ndryshe nga rilindasit që shpëtojnë gjithmonë drejtësisë.

Ndryshe bëni gati valixhet, jo tuajat se nënshtrimi nuk ju bën përshtypje, por të fëmijëve tuaj. 79% të tyre duan të largohen. Bëni gati valixhet e tyre.

Dhe mos qani tek lokali i lagjes më vonë duke u ankuar nuk më mori djali, vajza në telefon. Të porosisni një raki të mbysni trishtimin se ka dy muaj që nuk ju marrin në telefon, se në Skype apo Whatsapp as duan t’ju shohin fytyrën.

Revolta e tyre është edhe ndaj jush sot. Dilni në mbështetje të tyre të shpëtoni shpirtrat tuaj. Dilni në protestë për ta, që të pakësoni lotët tuaj.

Nëse nuk e bëni, shkoni bleni shamia për të fshirë lotët. Ata sot kanë nevojë për ju. Nesër është shumë vonë.

Zgjidhni ose protestën krah tyre, ose lotët e përbashkëta me komshiun për fëmijët që ju janë larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

FATLIND MORAVA17/12/2018 09:58

Mbase do me quajne te cmendur por e vetmja rruge per shpetimin e vendit eshte protektorati amerikan. Klasa politike ka deshtuar nuk ka me shprese ky vend ka marr fund korrupsioni po ben kerdine varferia po shtohet popullsia po plaket te gjithe kane mendje te ikin. "Turpi i njerezimit" Trumpi po e forcon fuqishem ekonomine amerikane po rivendos emrin e Amerikes ne vendin qe i takon. Ndersa Qirilindja jone po shton varferine dhe mjerimin. Do te doja te kisha nje President te madh si TRUMP sesa nje qeveri e cila sundon si ne mesjete nuk qeveris. Te protestojme te gjithe te kerkojme dhe protektorat amerikan me synimin per tu bere shteti 51. BE - se i rane breket ne fund me 1.000.000 refugjate. Nuk ka te ardhme atje. Ata nuk dine ku jane vete. Ndersa USA eshte shtet solid me themele te forta dhe eksperience mbi 200 vjecare. Le te zgjedhim ose progresin ose mjerimin dhe varferine.

Asd16/12/2018 10:57

Shoh sit ramen, kete qelbesire politike dhe kam vetem nje satisfaksion te vogel; Mua nuk me ka mashtruar dot. E kam ditur dhe shprehur se cfare gabimi kane bere shqiptaret me zgjedhjen e tij.

SHPRESA,,15/12/2018 23:20

Percarja, frika, e fukaralleku, i ka zene frymen e u ka prere gjunjet ketij populli. Me e keqja eshte se u jane zene syte, e shurdhuar nga veshet nga ushqimi politik i perditshem i pushtetit rilindas, qe ne permbajtje e taktika ka nuanca te ish rregjimit te baballareve te tyre. Merrini ne aresye thirrjet e te tereve qe ju therrasin per te dale nga vatha, e te protestoni me studentet, e nese ju zvarrisin hidhjuni ne fyt, tere monstrave te qeverise, e partise qe ka pushtetin, mos u perkulni para se aredhmes.

Ajo15/12/2018 17:50

Faleminderit Z. Kaba!
Keto jane fjale zemre te pakorruptuar!
Sot o kurre shqiptaret duhet te tregohen te ndershem, e kam fjalen edhe per ata ( sidomos per ata!) qe nuk vuajne per buken e gojes ne kuptimin e vertete te fjales, ashtu sic vuajne familjet dhe shumica e studenteve protestues. Shqiptare boll fjetet gjume nen hipnozen e nje skizofreni i cili ka mare peng jo vetem te shkuaren tuaj prej 20 vitesh, jo vetem te tashmen tuaj, por cfare eshte me e keqja synon t’ ju mare peng edhe te ardhmen!
Nese heshtni sot, nese nuk ngriheni sot, neser ky vend do te popullohet vetem nga “Rilindasit” e mallkuar, ca pleq nostalgjike te Enverit, oligarket e pangopur me femijet e tyre te perkedhelur dhe po aq mizore sa edhe prinderit e tyre, dhe ca “ artiste” tallava me trup e fytyre te shperfytyruar duke i kenduar droges, krimit dhe zvetenimit moral. Nese doni kete te ardhme per vendin tuaj, heshtni dhe duroni nje kryeminister monster qe nuk ka asnje tjeter te ngjashem ne bote, thjesht per faktin se nuk eshte i pergjegjshem menderisht dhe eshte moralisht i zvetenuar.
Do deshiroja me gjithe shpirt qe ne keto momente te ndodhesha ne vendin tim! Do dilja me shume deshire atje, perballe kryeministrise dhe do ti beja thirrje gjithe nenave shqiptare te dalin ne shesh perkrah rinise, si nene e nje studenti, si nje mesuese, si nje nder ata ish- studente qe patem fatin te jetojme grahmat e fundit te diktatures komuniste, por edhe si grua e ndergjegjesuar per rrezikun e madh qe i kanoset popullit nen dhunen e nje kryeministri kriminel, te papergjegjshem, te paafte dhe megaloman!

Maminasi15/12/2018 17:33

Eshte fatkeqesi me kete popull qe nuk reagon

Shto koment

Denonco