Kjo nuk është situatë për ‘autokritikë’!

Kjo nuk është situatë për ‘autokritikë’!

Nga Ylli Manjani - 14/12/2018

Protesta e studentëve nuk është ‘shpullë mbi qeverinë’ siç e shet Rama.

Ky arsyetim ngjan si autokritikë e tipit komunist, me shpresë që partia (populli) do ta falë gabimin.

Jo more jo!

Kjo protestë është reagim masiv i Shqipërisë reale. Është protestë e shqiptarëve që muajin e mbyllin me borxh dhe se nuk ju tepron asnjë kacidhe të paguajnë edhe provimet krahas tarifave të majme.

Kjo është protestë ndaj litarit, laku i të cilit është shtrënguar në qafën e njerëzve pa punë e shpresë.

Qeveria nuk është se nuk e dinte këtë gjë. E dinte dhe mirë madje! Ndaj luan teatër me media e me personazhet ‘negativë’ të opozitës. E bëri dhe e bën për t’u larguar mendjen njerëzve nga litari.

Por ka një pikë që s’mban më! Ndaj dhe fillojnë reagimet masive.

Kjo situatë nuk kalohet me një autokritike se medemek ‘na bëri mirë shpulla e studentëve’. Kjo situatë kërkon përgjegjësi e përgjegjshmëri për të hequr litarin njerëzve.

Ju duhet lënë më shumë para në xhep njerëzve.

Ky është thelbi i gjendjes sot. Pra tarifa e taksa të ulëta; me shumë punë e konkurrencë në treg; më shumë shpresë që njerëzit të mos ikin.

Politika ndërkohë në kor, ka kohë që nuk merret më hallet e Shqipërisë reale, por me hallet e veta... Po që janë të gjithë të bindur se ka një konspiracion nga jashtë për ti shkri të gjithë partitë!

Qesharakë pa fund!

Ndaj shoqëria vetëreagon se nuk ka më besim tek përfaqësuesit e zgjedhur!

Kush nuk e kupton këtë e ka kot që harxhon kohë në politikë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar14/12/2018 16:28

Manjani duke dashur të kritikojë "autokritikën" e Ramës, në një farë mënyre nxit apolitizimin e lëvizjes studentore. Apolitizimi është ajo që i intereson më shumë Ramës sot për të shpërndarë fajet tek të tjerët.
"Shuplakë ndaj qeverisë e grusht ndaj opozitës" e cilësoi ai protestën e fuqishme të studentëve..
Një deklaratë tërësisht idiote..
Këtë ligj për arsimin e lartë Partia demokratike e ka kundërshtuar me forcë që kur u miratua në kuvend. E pra nuk ka sepse të konsiderohet si grusht për opozitën, përkundrazi si një fitore e saj. Doli pikërisht ashtu siç e kishte parashikuar PD, që ky ligj do ta shkatëronte më keq arsimin e lartë. Pallavrat e Ramës se arsimi u shkatërua në vitin 2009, hidhen poshtë me faktin se studentët nuk protestuan kundër qeverisë deri në vitin 2018.
Ato u ngritën në protesta të fuqishme kur pasojat e kësaj reforme arritën kulmin e veç kësaj, pamvarësisht se studentët për taktikë politike janë deklaruar se nuk përkrahin asnjë parti, ata nuk janë të pa informuar për skandalet e vazhdueshme të kësaj qevereie për të gjitha veprimet të cilat vetë o Manjani ju e keni ngritur zërin.qëkur Rama ju shkarkoi si ministër i drejtësisë. Vetë e keni pranuar publikisht se qeveria e Ramës ka arritur rekordet e korrupsionit e krimit, mos i dilni në mbrojtje duke ju thënë studentëve që fajin e ka gjithë politika..Kemi një kryeministër karagjoz e tërësisht të papërgjegjshëm për detyrën që ka marë përsipër.Nuk janë pa kusure edhe partitë e opozitës, ama të tillë personazh negativ si Rama në opolitikë nuk e gjen jo vetëm në Shqipëri, por në asnjë vënd të Europës ku duhet të shkojmë. Studentët me këtë protestë duhet të ngrejnë gjithë shqiptarët për të hequr qafe më së pari Ramën, mandej le të dalin "politikanë" të tjerë më të aftë e më të ndershëm se politikanët e tjerë.me zgjedhje normale demokratike e jo me vota të blera nga paratë e drogës.

Shto koment

Denonco