Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Pse protesta është dhe duhet të jetë politike

Pse protesta është dhe duhet të jetë politike

Nga Fatos Lubonja - 13/12/2018

Një nga gjërat që bie në sy në protestën e studentëve është ngulmimi i një pjese jo të vogël për të deklaruar se protesta nuk është politike. Siç e kuptoj unë, ky ngulmim vjen për t’i mbajtur të gjithë bashkë në një emërues të përbashkët, që mbledh sa më shumë studentë në protesta: plotësimi i tetë pikave, ndër të cilat më e rënda për qeverinë duket se është rritja e shpenzimeve për arsimin në buxhet në 5%.

Po, a mund të konsiderohet kjo një kërkesë “jopolitike”? Le ta arsyetojmë. Që të ndryshosh buxhetin, duke e çuar në 5% pjesën për arsimin, do të thotë minimumi të bësh ndryshime në politikat e investimeve të parashikuara. Ajo që bie në sy në investimet e qeverisë janë milionat, që do të derdhen në rrugët e florinjta të Edi Ramës, ndër të cilat p.sh. 40 milionë shkojnë vetëm për 2 km rrugë tek “Astiri”. E pra, aritmetika më e thjeshtë ekonomike ta do që, nëse do të transferosh të holla te studentët, duhet t’ua heqësh këto një pjese prej këtyre rrugëve.

Mirëpo, Edi Rama e ka shumë zor ta bëjë këtë, pasi sistemi, që ai ka zgjedhur për të qeverisur e që po e çon nga krimi në krim, është ai i bashkëpunimit me një pakicë (që fëmijët i çon nëpër shkolla private jashtë shtetit) për të sunduar shumicën. Kjo pakicë është shumë më me vlerë për Edi Ramën sepse me atë kontrollon krejt buxhetin sipas qejfit, që pastaj e përdor për të blerë votën, për të korruptuar drejtësinë, shoqërinë civile, televizionet, por edhe për t’u pasuruar reciprokisht, duke futur në xhepa një pjesë të majme të parave të këtyre investimeve.

Është kaq e thjeshtë, të dashur studentë. Kryeministri nuk është “me ju” dhe “për ju” në atë zyrë, pasi është “me ata” dhe “për ata”, me të cilët ju vjedh e grabit përditë. Siç e keni kalkuluar edhe vetë, rikryerja e provimeve për së dyti për ata që ngelin, i kushton shtetit një shifër tejet të vogël, por Kryeministri jua dhjetëfishoi tarifën, pasi pjesën tjetër synonte ta çonte te rrugët e florinjta, prej ku do të merrte pjesën që i duhet për partinë, për xhepat e veta, të ministrave e me radhë. Ai sot është vënë në hall të madh nga protestat sepse po i prishin planet e parasë që i siguron pushtetin dhe të pushtetit që i siguron paranë. Mjafton të shikosh se si i ka stërfryrë buxhetet e rrugëve të florinjta për të kuptuar se nuk ka hallin tuaj e të njerëzve, por të vjedhjeve.

Protesta juaj, edhe kur thoni “jo politikës” prandaj do qëndrojmë te Ministria, edhe kur thoni “po politikës” prandaj do shkojmë te Kryeministria, është politikë. Ndryshimi është se janë dy politika të ndryshme që të çojnë në dy zgjidhje/zgjedhje të ndryshme.

Zgjidhja e parë “jopolitike” është ajo që Edi Rama aplikoi pas protestave në Kukës dhe që, për fat të keq, u aprovua nga kuksianët dhe nuk u denoncua si duhet nga opozita. Rama pranoi që kuksianët të paguajnë më pak, por vendosi që paratë që do të merrte “Kastrati” të paguheshin nga gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve. Në rastin tuaj kjo zgjidhje do të thotë që, nga halli, t’ua plotësojë juve kërkesat (në një masë të caktuar) dhe paratë që kishte parashikuar nga buxheti për t’i grabitur e për t’i çuar në offshore t’i mbledhë nëpërmjet taksash të tjera që do t’ju vihen në mënyra të tjera juve dhe prindërve tuaj. Me një fjalë, ajo që do t’ju jepet me një dorë, do t’ju merret me dorën tjetër dhe ju dhe prindërit tuaj do të dilni në të njëjtën qafë mali. Kjo është zgjidhja që ju premton zgjedhja e kësaj politike “jo politike”, që nuk kërkon të merret me sistemin e sundimit politik që ka ngritur Edi Rama & Co.

Zgjedhja tjetër, e protestave “politike”, nënkupton që, nisur edhe nga halli juaj, të hidhni vështrimin në krejt trupin e sëmurë të Shqipërisë – siç edhe ju takon. Të ndërgjegjësoheni pra, se “halli” juaj është thjesht një metastazë, siç është metastazë edhe skandali i falsifikimeve te tenderi i “Astirit”, edhe ai i rrugëve të florinjta të Edi Ramës. Dhe ju takon ta bëni këtë më shumë se kujtdo, si pjesa më intelektuale e vendit. Sepse nuk është e ndershme dhe as inteligjente që ju të shihni vetëm hallin tuaj. Nuk është e ndershme dhe as inteligjente që ju të keni hall vetëm t’ju kthehen lekët dhe të mos denonconi dhe dënoni hajdutët. Nuk është e ndershme dhe as inteligjente të mos bashkoheni me protestuesit e “Astirit” e këdo tjetër që synon të ndalë turravrapin kriminal të këtij regjimi.

Nëse bëni zgjedhjen e parë që ju e quani “jopolitike”, në fakt, do të votoni për një politikë nënshtrimi ndaj këtij sistemi hajdutërie, që rrezikon t’ju vendosë në anën e gabuar të barrikadës. Prandaj, gjykoj se duhet të bëni zgjedhjen e dytë: të shkoni te burimi i kancerit, që e ka lënë arsimin në Shqipëri në ditë të hallit, që i ka bërë shqiptarët të kërkojnë të ikin nga sytë këmbët prej këtij vendi të bekuar për nga pasuritë dhe klima, që do t’ju ofronte të gjitha të mirat sikur të qeverisej nga njerëz të ndershëm siç kërkojmë nga ju të bëheni. Mos harroni për asnjë çast se protesta juaj u ka dhënë shpresë shumë shqiptarëve të dëshpëruar, jo sepse ju do të zgjidhni hallin tuaj, por sepse te ju ata panë të ringjallet shpresa se e mira dhe drejtësia mund të fitojnë në këtë vend, se shqiptarët mund t’i japin fund një sistemi qeverisjeje të bazuar në grabitjen dhe shkatërrimin e së ardhmes së shumicës nga një pakicë kriminale. Po të luftoni edhe në emër të tyre, do të bëheni shumë më shumë e mund t’i jepni udhë një procesi ndryshimi për mirë. Po të luftoni vetëm për hallin tuaj, shumë shpejt do të mbeteni vetëm, nën kthetrat e së keqes.

Botuar sot në gazetën Panorama

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

mal haziri19/12/2018 11:35

Eshte e pamundur qe mos te kete interferime politike kerkesa (kerkesat) e studenteve...Kjo ndermarresi e drejt patjeter duhet te zgjerohet dhe te ngritet ne shkalle shume me te larte kerkesash.Nuk jane te paketa "meritat" e ketij pushteti qe ka kapur qe nga larte-poshte shoqerine shqiptare...Frika e studenteve,se komunikimi me shoqerine civile dhe segmente tjera shoqerore e ( pse jo!) politike do te shkallonte ne dobi apo ne dem te ndonje force politke ,eshte e paaresyeshme.Mbase jane te pavetedijshem(apo shtiren si te tille) se i tere procesi,deshen apo s'deshen,eshte politik dhe se edhe halli qe i ka flake ne rruge eshte me fillese nga baza e politikave te kesaj qeverie te korruptuar.Venerimi i z.Lubonja eshte i drejt dhe pamedyshje i nxjerre nga analiza te shum'ta qe i shperfaqe kjo nderkohe perzierjesh te medha ne shoqerine tone...

shqiptar13/12/2018 20:14

A është në fakt politike protesta e studentëve apo nuk është ?
Nuk ka nevojë që Lubonja të futet në fusha ku ai e ka të paktë informacionin, në fushën financiare e ekonomike.
Boll e ka Shqipëria një ministër finance e ekonomie përkthyes anglishteje.
Që kësisoj "Ismail Qemalësh". analfabetë të mos i këpusin të shara, do të bënte mirë që ti binte shkurt arsyetimit.
Studentët, një pjesë e madhe e të cilëve i njohin shumë më mirë se Rama e Lubonja problemet ekonomike e financiare, me këtë protestë të fuqishme kanhedhur në kosh "reformën për arsimin e lartë" që Rama e trumbetoi si një sukses të tij.
Reforma për universitetin nuk mund të jetë vetëm ekonomike por është edhe politike.
Nëse studentët e kundërshtojnë këtë reformë që ju a ka vështirësuar atyre të sotmen e të ardhmen, ata është naive për të mos thënë hipokrite që të dalin me parullën "jo politikë".
Ja të themi se për taktikë politike, mund të dilnin me parullën "jashtë partive", po jashtë politikës nuk mund të jenë.
Për mendimin tim, parulla kryesore që studentët duhet të përdorin si moto politike, duhet të ishte "JO KRIMIT E KORRUPSIONIT"
Ashtu si edhe reformat e tjera të dështuara të kësaj qeverie, pasojat kanë ardhë nga korrupsioni e krimi.. Kudo të drejtosh gishtin ne reformat e Ramës, do të gjesh erën e ndyrë të korrupsionit e krimit e të mashtrimit që i shoqëron ato.
Ma mer mendja se edhe gjysëm analfabetët e kuptojnë se motivimi "jo politikë" që i bëjnë studentët protestës së tyre, është në interes të Edi Ramës e kjo është arsyeja që ai po reziston akoma.
Kur studentët të kërkojnë në kor dorheqjen e kësaj qeverie e zgjedhje të parakohëshme, vetëm atëher Rama nuk e dredh dot bishtin.
Do të thotë dikush se kjë është kërkesa e opozitës ?
Po studentët nuk janë opozitë e kësaj qeverie ?
Nëse ka ndërmjet tyre një grup të fuqishëm që nuk e duan veç PS, as PD e as LSI, le të krijojnë një forcë të re politike e të hyjnë në zgjedhje me te.
Veç ju lutemi me përdëllim që mendësi enveriste të mos kenë.

Tarasi13/12/2018 17:32

Shoku Ismail me duket se komenti juaj ka dale nga zyra e Rame qenefit!!!

X13/12/2018 16:56

Bo bo cfat kafshe qeka ky komentusi siper. Po mduket si komentus serbie.

ismail qemaili13/12/2018 15:39

e bre Lub spo muj te shoh pse bre po na e prish diten kho ,ik bre ik ik e shko se kush spo don te shoh.ik o lub o luba i gorozhdecit kush te ka than me hy ne livadh te plepit .
ktu i thon Shqiptari qi si lam Shkiet me hy .Largoh ti o Luba i Karpatev qe Shqiprin se ke ne hater. don ta kallsh ne zjarr e tym veq me pa Tiranin.Zhduke Zhduku me shok tu merre Vasen e Kokmadhen po mus e harro Salen.

Shto koment

Denonco