Nga bie Parlamenti baba?

Nga bie Parlamenti baba?

Nga Ylli Dylgjeri - 13/12/2018

Kam 3 netë që po ndjek në mbrëmje emisionin "Opinion" të Fevziut. Çuditërisht për herë të parë bashkë me mua e ndjek atë dhe ime bijë, Anja. Anja i mbaroi studimet sivjet në fakultetin ekonomik. U diplomua shkëlqyer dhe tani vazhdon masterin për financa.

 Asnjëherë ime bije nuk ka pasur vëmëndje të shohë emisionet politike të TV-ve shqiptare, e aq me pak të shohë Opinionin. Anjës nuk i interesonte deri më sot se ç'thoshte e ç'bënte politika në këto vite. Por... këto net? janë ndryshe për Anjën.

 Anja është sensibilizuar. Anja eshte inatosur. Anja është bërë bashke e shkon në demostrate me kursin. Ndryshe nga sa e mendoja time bije, keto nete kam kuptuar vlera te tjera në personalitetin e saj. Kam parë një pjekuri e rini tjeter brenda saj.

 Me lap top në dorë dhe një sy ne "Opinion", Ajo është pjese e rrjetit studentor që jep e merr opinione mbi situatën e kolegëve të saj në demostratë, në media, e kudo ku vlon debati për protestën studentore. Sonte para se të flinte më pyeti: Nga bie Parlamenti baba? A do të vish edhe Ti në demonstratën tonë neser? Ç'ti thoja? Jam punonjës civil dhe s'më lejohet pjesmarja në veprimtari politike? Apo jam apolitik? Jam antar partie? Apo jam antiparti?Jam... hipokrit? Apo jam servil? Jam...i pacipë. Apo jam komedian ? Por jo! Nuk fola. Nuk i dhashë një përgjigje ndryshe. I thashë vetëm: A mund të më bësh frends në FB? FB është demostrata ime!

 FB eshte revolta ime! Ndërkohë, që në mëndje më vinin një mori përgjigjesh. Më doli përpara rinia ime. Më dolën përpara 25 demostruesit e proceduar penalisht sot. Më doli përpare Tupja, Alija etj. Më doli përpara edhe Kryeministri me pyetjen: A jeni për dialog? Deri nesër... Mirupafshim Anja.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

mira13/12/2018 16:18

E bukur Ylli, por edhe disi e sofistikuar! Dikur je tallur (nuk kishe te drejte) me ne...
Por nje gje eshte e sigurt: Anja eshte me e mire se brezi yt!

Shto koment

Denonco