'Dilni në sheshin Skënderbej, rrëzojeni përbindëshin Edi Rama'

'Dilni në sheshin Skënderbej, rrëzojeni përbindëshin Edi Rama'

Nga Erl Kodra - 12/12/2018

A jeni të hutuar? Domethënë, a ndodheni saktësisht si në ato ditët kur nuk dini nga t'ia mbani? Të humbur?!

Prisni pak, se jam aq larg sa të shoh mjegullën që ju ka zanë dritat e syve, atë lloj mjegulle helmuese, e trashë, fyryfyçkë, sa duket se spata s'e pret.

E për këtë nuk më nevojitet fort mundim.

Po ju pyes juve të pamundurve, ju që njëherë e një kohë ishit në majë, e papritmas jeni rrëzu përtokë. A erdhi kush me ua dhanë dorën të ngriheni në kambë. Kushërinjtë, komshinjtë, të afërmit, vllezërit apo motrat? A ju kujtohet se si kthenin rrugë njerëzit, bash kur ju kishit ma shumë nevojë për një fjalë, për një mbështetje? A e kujtoni se bash në atë moment kur shoku ose shoqja më e ngushtë, të ka kthye krahët, keni ndjerë një "krrau" mu këtu, diku mes stomakut dhe zemrës?!

Po ju të ngriturit e të ndriturit, që jeni ngritë lart, aq lart, sa njerëzia tjetër, masa, lagjja dhe qyteti të duket një hiç, një gjë e vogël, e parëndësishme?! A e dini se çfarë do të thotë të biesh nga lartësia?

Do të thoni; pse e fillova këtë tekst në këtë mënyrë? Po shpjegohem.

Kush e ka fajin për këtë gjamë që j'ua ka tretë cilësinë ma të mirë njerëzore, siç është ndjeshmëria, dhe ju ka kthye në do drunjë pa ndërgjegje? A nuk e kuptoni se nesër edhe ju do të bini nga lartësia ku keni hypë, duke u përpjekë me mbajtë fort atë vend pune, atë standart të dyshimtë, atë privilegjin e vogël, me atë rrogën e vogël, që përditë e ma shumë zvogëlohet, tretet, shuhet, derisa të katandiset në një asgjë, në një kothere buke të vockël?

Po ju "intelektual" që rrini e bani sehirë; ju inxhinierë, avokatë, jurista, pedagogë universitetesh, mjekë, ushtarakë, policë, doktora dhe profesora, ku jeni??

Ku e keni futur kryet e strucit, në cilën bythë po ushqeheni, me shpresën se ushqimi i flliqtë do t'u mjaftojë gjithë jetën, pa e kuptuar se shumë shpejt skamja, ajo kolera që e ka përla gjysmën e popullsisë së vendit, do të mbërrijë për ju, në lagjen dhe në shtëpinë tënde?

A e keni ba ndonjëherë llogarinë e asaj pjese të popullsisë që jeton me 1 dollarë në ditë, se ai 100 lekëshi nuk mund të mbush barkun e një qenie njerëzore? A e dini se ajo pjesë po rritet frikshëm, e shumë shpejt, komshiu yt i parë, do të jetë një zombi, e ti do të jesh viktima e tij e parë?!

M'u sosën fjalët. Por nëse ju ka mbetë një pikë gjak ndër deje, dilni në Sheshin Skënderbej.

Rrethojeni përbindëshin Edi Rama dhe rrëzojeni përtokë. Nderoni veten dhe shpëtoni Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qyteti12/12/2018 14:08

Pavaresisht se studentat thone se nuk eshte politike keto kerkesa qe kane studentat duke perfshire ventigun kjo do te thote zhdukje e te gjitha pedagogeve dhe politikaneve me diplloma te fallsfikuara dhe kjo eshte gjeja me bukur e dhe me e mencur dhe kete rruge duhet ta ndjekin cdo politikan kur ka mundesi qe zgjidhjet te behen me mjete politike kur ato mundesi jepen prandaj per te arritur synimet duhet te tregohesh shume I zgjuar ashtu siq p.o. tregohet edhe shkenctari taulant muka I cili nepermjet mencurise arriti ti beje bashke studentat dhe te arrije qe shqiperine ta beje me reformat nje nder vendet me te zhvilluar nqs mundohemi te gjithe duke bashkepunuar dhe konsultuar me njerzit e mencem perfshire dhe opoziten me shkenctaret dhe akademiket per te arritur synimet per te miren e ketij vendi

t12/12/2018 08:29

Kush e lexon kete thirrje temarre me vete nje shok a te aferm dhe te sheshi ne mbeshtetje te studentave

t12/12/2018 08:28

Kush e lexon kete thirrje temarre me vete nje shok a te aferm dhe te sheshi ne mbeshtetje te studentave

Shto koment

Denonco