Çmenduria e Top Channel për të shpëtuar Edi Ramën nga çmendja

Çmenduria e Top Channel për të shpëtuar Edi Ramën nga çmendja

Nga SYRI.net - 10/12/2018

‘Të fala Sandrit’? Jo më.

Beni dhe Vjollca janë vënë në garë për tu bërë ura lidhëse e Edi Ramës për zgjidhjen e hallit të madh të tij me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion.

Ani, nëse pazaret nuk janë mbyllur ende, për kusurin do të flasin në fund. Ama, sot na duhet një zgjidhje nën logon e ‘paanshmërisë’ së një ekrani pa lavdinë e dikurshme, por që të mos jetë Klan.

Të jetë Top, po po Top që do të gjuajë në mishin e studentëve për llogari të Edi Ramës, dhe do bëjë atë që ERTV-ja nuk mund dhe nuk e bën dot. Ecejaket e Ben Blushit gjatë korrikut në zyrat e Edi Ramës, tashmë po prodhojnë frutat e ndaluara të përçudnimit përfundimtar të ‘ëndrrës’ së Tanit, për llogari të Edit.

‘O tempora, o mores’!

Top Show, emisioni zhele i Top Channel që do të mbahet mend në historinë mediatike vetëm për puntatën e parë, kur prezantoi buqetën e revolucionin mediatik Top Channel dhe për atë që ka bërë sot.

Në faqen e emisionit në Instagram, Top Channel vetëofrohet që të shndërrohet në një platformë komunikimi mes studentëve dhe të kryeministrit Edi Rama, në një mision që nuk ia ka kërkuar dhe nuk ia pranon asnjë student.

Edi Rama po.

Sepse ftesa e sotme e Top Channel, duke ofruar si platformë komunikimi emisionin e shefit të fondeve  qeveritare që shpërndahen për shoqërinë civile, nuk ka asnjë ndryshim nga lajthitja e djeshme e Edi Ramës që mendoi se me mizanskenat monologjeve të përditshme, do të bënte të njëjtën gjë edhe me studentët.

Bobo, makina e propagandës dhe fantazia e Endri Ramës dhe Edi Fugës paska prekur fundin dhe ky është një tjetër lajm i mirë që protesta e studentëve prodhoi. Madje as, asistenca ‘letrare’ e nipit që riprodhon si vepra të tij dorëshkrimet e gjyshit Shuteriq, nuk i bëjnë më fajde.

Nuk ia vlen të vesh as bast që Edi Rama do të dalë e do ta përshëndesë si medjanin e paanësisë,  ‘propozimin e pakërkuar’ të Top Channel për tu përballur me studentët.

Por në ikje e sipër, Edi Rama ndoshta do ti marrë me vete në askundin ku do të përfundojë edhe një leksion që nuk e mësoi kurrë. Nënshtrimi i medias dhe zhelosja e saj nën refrenin ‘kazan, kazan’ i ka këto kusure.

Po po, kusurin që një nga ekranet dikur avangardë e në llogore të opozitës ‘vetëm me Sali Berishën’, duhet ta lije ashtu dhe jo ta ktheje në një pazar bajat kioskash që nuk prodhojnë dot para as për dorën e fundit të black-jack-ut të ndonjë kazinoje.

Sepse i humbur nuk është vetëm ai që ngopet me lugë bosh, por edhe ai që tallet me atë që shet fuqinë e vet si nevojtar pa krenari. Sot Edi Rama nuk ka asnjë TV për be për të cilët mund tu blejë mendjen studentëve e tu thotë, ‘ju vij tek cili mejdan mediatik që doni’.

Sepse tashmë lakrat kanë dalë e janë qelbur.

Beni dhe Vjollca fundja e bënë të vetën, Sandri besojeni ose jo as e çoi nëpërmend. Sepse nëse Beni dhe Vjollca janë si autobus firzamonike në kthesë, Sandri për këto punë nuk ia ha qeni shkopin.

Sandri e di që qeni në Kryeministri po lëshon lehaqenjet e fundit kundër karvanit që e kanë vënë përpara.

Sa për kronikën ky është ai momentin, kur ti bën një koment dhe i vendos nga mbrapa dhjetëra emojio nga ato që tregon se ti po qesh me lot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi 10/12/2018 21:54

Ky plere dudush e shurrush, qe po kerkon te gjuaj ne trupin e brisht te studenteve te paster, ne zemrat e tyre, ne jeten e tyre te sapo filluar. Si nuk ndihet pak keq ky plere i plerave. Mallkuar qofe ky dudush dhe zoti ja nxjerrte ne pjellen e tij.

Diu10/12/2018 21:49

I lutem ZOTIT qe dhimbjet qe i jane krijuar popullit Shqiptar nga keta politikane ti kthehen ne familjet e vete politikaneve

Pp10/12/2018 21:14

Alban Dudumi je nje qelbesire b...q...

Ky dudushu asht a plehre10/12/2018 20:50

Ky dudushu asht a plehre

Sela 10/12/2018 20:13

Alban Dudushi , ky hall qe ka zene Studentet dhe gjithe popullin Shqipetar te zente familjet tuaja .

Shto koment

Denonco