Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Studentëve, mos përjashtoni njeri, por mos lejoni të përjashtoheni

Studentëve, mos përjashtoni njeri, por mos lejoni të përjashtoheni

Nga Jamarbër Malltezi - 09/12/2018

Një mesazh studenteve të mi: Mos përjashtoni kënd, por as mos lejoni t’ju përjashtojnë apo përdorin si dekor. Ekstremistët korrën atë që mbollën dje, por ju mund dhe duhet të jeni epërorë edhe ndaj ekstremisteve dhe të shmangni çdo përpjekje përçarëse.

Disa studentë me ankoheshin dje se disa ekstremistë (marksistë të rinj me emra të kamufluar) donin të kontrollonin protestën dhe komandonin se kush kish të drejtë të fliste dhe kush jo, kush kish të drejtë të bashkohej me protestën dhe kush jo.

Studentët shprehnin mërzinë me këtë situate që po i detyronte të braktisnin protestën dhe frikësoheshin se mos kjo ishte synimi i ekstremisteve. Sot pashë sesi studentet ia kthyen me të njëjtën monedhë ekstremistëve duke mos i lejuar të flasin dhe mbjellin perçarje.

Paçka se ekstremistët morën sot reagimin që nxitën vetë, nuk mendoj se ndalimi i fjalës qoftë edhe ndaj kundërshtarëve eshte qasja e duhur ne proteste. Qendra e zerit duhet te jete e LIRE, e hapur per kedo student apo mbeshtetes te protestes studentore qe don te flase per ceshtjet per te cilat jane studentet ne proteste.

Kjo proteste lindi nga te rinjte qe u shokuan me padrejtesite qe po ju behen kapic. Filloi me tarifen e riprovimeve, por shume shpejt u pane qarte tarifat e shtrenjtuara, kostot e larta te shkollimit, monopoli mbi arsimin e larte dhe tani edhe palacolleqet e disa pedagogeve me shpatullat e ngrohta nga zuzaret.

Ne fakt te gjitha keto jane pasoja. Shkaku eshte Ligji klientelist i Arsimit te Larte. Qysh para tre vitesh ne mbledhje te trupes akademike deklarova qe ky ligj behet vetem qe (i) qeveria te kontrolloje universitetet, (ii) universitetet private te marrin para publike por qe (iii) kosto i bie studenteve dhe familjeve te tyre.  Psh. per cfare arsye nuk u lejua asnje universitet publik te kete doktoratura qysh prej 5 vitesh dhe monopolin e ketyre e kish vec nje universitet privat i preferuar i Edi Rames?

Kjo gjendje e sotme eshte degjenerim i qellimshem i arsimit te larte ne vitet e fundit. Nuk dua te mbroj PD ne krahasim me PS pasi edhe PD ka gabimet e saj dhe kjo mund te jete nje teme tjeter, por gjithsesi (i) PD kurre nuk ka emeruar per minister ndokend me note 5.9 si mesatare specialiteti dhe (ii) nuk ka pasur kurre me pare favorizim te universiteteve private ne kurriz te atyre publike.

Disa te verteta te hidhura jane se nga buxheti i shtetit qeveria po jep me shume para per 2 km rruge sekondare sesa per arsimin e larte, apo se kujdesi per arsimin e larte eshte vec sa 15% e fondeve per 3 inceneratore te pakerkuar dhe te pacertifikuar per te cilet qeveria prape i pervidhet debatit.

Nese ka te rinj apo qytetare qe duan t’i thone keto te verteta te hidhura ne mes te studenteve bujrum le t’i thone. Nuk ka pse te kene frike asnje qorr per t’i thone keto dhe as pse te etiketohen si politike.

Ne fakt kerkesat e studenteve jane politike. Se politika ka nxjerre ligjin klientelist te arsimit te larte, politike e paster eshte monopoli i doktoraturave, veprim politik i kreut te bashkise eshte edhe shtrenjtimi i biletes se autobuzit qe rendon xhepin e studenteve. Vendim politik eshte edhe per te financuar vec pjeserisht universitetet publike nga buxheti dhe detyrimi qe fondet e tjera universitetet publike t’i marrin nga tarifat e studenteve, pra t’ju konsiderojne juve si bankomat. Te gjithe studentet po vuajne vendimet politike te disa qerratallareve qe e shpallen se “do vjedhin me lezet”.

Keshtu qe te dashur studentet e mi mos bini pre e deklaratave te rreme pasi vendime politike te mbrapshta ju detyruan te protestoni, por as mos u ndaloni kujt te drejten e protestes dhe te drejten e fjales. Personalisht ndonese nuk pajtohem ne pikepamjet politike, mendoj se edhe Marksistet e rinj duhen respektuar per protesten e tyre, se kane protestuar kunder ligjit te mbrapshte, kane treguar pacavuret e Ulsinjve, plagjiaturat e Blerinave dhe Manastileshes.

Jini ne shesh te gjithe pavaresisht bindjeve politike, lejoni te flasin te gjithe qe duan (natyrisht te fokusuar vec ne pikat tuaja dhe jo te tjera) dhe me pas perdorni llogjiken tuaj per te shoshitur dhe vleresuar argumentet. Mos perjashtoni askend, por edhe mbroni te drejtat tuaj per te mos lejuar t’ju perjashtojne apo mohojne te drejten e fjales dhe te protestes. Protesta eshte e juaja, por edhe e gjithe shoqerise kundra padrejtesise ndaj jush.

Suksese!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco