Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Qorrat e Edi Ramës

Qorrat e Edi Ramës

Nga Ilir Babaramo - 09/12/2018

Përpjekja për të kastruar lëvizjet studentore është një markë e njohur. Qorra të tillë politikë i kemi hasur dhe 28 vjet me parë. Janë vegla te rregjimeve që po japin shpirt.

Lëvizjet e Ramës që përpiqet të sinkronizojë një grusht protestuesish me gjithë ekranet e blera prej tij ngjasojne me veprimet e dëshpëruara të Ramiz Alisë.

Studentët i hoqën megafonin nje pedagogu që perpiqej të tredhë lëvizjen studentore, një pedagogu që është shërbëtor i qeverisë më shumë se sa ishte sekretari rinisë koministe Lisien Bashkurti 28 vjet më parë.

"Jo politikë, jo politikë' çiren një grusht shërbëtorësh turmës me shpresen se do kompleksojnë lumin e protestës. Por me çfarë mjetesh do t'i imponohen qeverisë nuk e thonë.

Tendenca përçarëse e tyre është e qartë. Strategjia e Ramës po shfaqet dita ditës.

Fillimisht kërkoi një përfaqësi për te negociuar me synimin e qartë se do veprojë si tek teatri kur një grupi dërhemësh tu vendosë nga një cmim personal dhe te sfumojë pjesën tjetër. Kjo nuk po i ecën me studentët. Atëhere po perpiqet te minimizojë efektet e protestës.

Vë këta qorrat që të çirren: jo politikë. Në te njëjten mënyrë veproi dhe Ramizi.

Fillimisht nxori instrumtorët e rinisë që thoshin: jemi per pluralizëm idesh, jo pluralizëm partiak. Nuk i eci. Në dhjetor studentët dolën në shesh. Sërish Ramizi me të vetët mes turmës predikonte krijimin e një shoqata srudentore, jo krijimin e një partie opozitare. Sërish nuk i eci.

Studentët nuk kanë përse të kompleksohen nga politika. Ne sistemin që jetojmë politika është i vetmi instrument per zgjidhjen e problemeve. Vetëm në monarkitë absolute të shekujve më parë subjektet dilnin për të kerkuar mëshirën e sovranit.

Shkruar për SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Hoxha09/12/2018 16:12

Shko z Babaramo....bashkohu me ta, nqs ju i lini vetem nuk ka shprese. me respekt.

Nebil09/12/2018 14:38

Shume drejte!

Shto koment

Denonco