Terreni është krijuar, PD vetëm duhet të japë goditjen finale ...

Terreni është krijuar, PD vetëm duhet të japë goditjen finale ...

Nga Erl Kodra - 09/12/2018

Sot jam matur shumë herë nëse duhet ta shkruaj apo jo këtë tekst. Në të vertetë, hezitimi im ka një arsye të thjesht, sepse duke qenë larg fizikisht, por edhe fakti që kurrë në jetën time nuk kam qenë pjesë e brendshme e politikës, por vetëm vëzhgues kritik i saj, diçka më ndalonte të formuloj mendimet e mia; mos po gabohem në arsyetimin tim? Po shpjegohem.

Partia Demokratike është forca politike që ka qeverisur për shumë vite Shqipërinë. Njëkohësisht, ajo është opozita e vendit, është pjesë e institucioneve kryesore kushtetuese, pjesë e Komisioneve Parlamentare, pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ajo e njeh në thelb se si funksionon shteti, se si funksionon politika. Ajo i ka edhe lidhjet e nevojshme ndërkombëtare me kancelaritë krysore të perëndimit. Në këtë kuptim, ajo ka instrumentat e vet ligjorë dhe burimet e saj të informacionit për gjithçka ndodh në Shqipëri, dhe jo vetëm. Partia Demokratike është alternativa e parë e pushtetit, kur Kryeministri humbë fuqinë dhe aftësinë për të qeverisur vendin. Në një kuptim më të gjerë, për arsye madhore të interesit kombëtar, Partia Demokratike është gjysma e vendim marrjes për Shqipërinë. Është tjetër gjë se sa hapësira reale ka ajo nën pushtetin e mafias që sot qeverisë vendin.

Partia Demokratike ka strukturat e saj në të gjithë Shqipërinë. Ajo ka informacione të dorës së parë se çfarë ndodh në çdo fshat dhe qytet. Për më tepër, ajo e di shumë mirë se sa shpërthyese dhe elektrizuese është atmosfera. Me siguri, ajo ka informacion se sa familje vuajn për bukën e gojës, sa të tjerave po u shterrojnë burimet e fundit të mundësive ekonomike. Ajo e di se sa njerëz po e braktisin përfundimisht vendin.

Partia Demokratike është e ndërgjegjshme se pas pak kohësh; për arsye demografike, për shkaqe të mospërmbushjes së nevojave minimale jetësore; situata e vendit do të degradojë pa kthim, njësoj si ai organizmi i sëmurë që ka humbur peshën trupore. Katastrofa po afrohet me shpejtësi.

Partia Demokratike e di shumë mirë se;

1. Edi Rama është vetëm një përfaqësues i mafias kombëtare dhe ndërkombëtare në krye të qeverisë shqiptare. Duke qenë se ky kryeministër është në pushtet që prej vitit 2013, pushtimi i institucioneve kryesore të shtetit dhe medias nga mafia pothuajse ka përfunduar.

2. Si i tillë, Edi Rama nuk po punon për interesat e vendit, por për interesa të tjera, dhe nën presionin konstant nga partnerët e tij mafioz, në kuptimin e parë të shantazhit që vjen prej botës së nëndheshme.

3. Zemërimi i shoqërisë ka arritur nivele kritike, dhe rrezikon të shpërthejë në kaos nga momenti në moment, por edhe të degradojë dhe manipulohet nga spekullantët politik bolshevik, të maskuar dhe të finacuar nga organizata sekrete dhe interesa të dyshimta anti kombëtare dhe anti shqiptare. Shembulli po jepet këto dy ditë me protestën thellësisht politike të studentëve, që mbytet me "kërkesa" të çuditshme apolitike, nga një Organizatë Politike Bolshevike, me sa duket edhe ligjërisht ilegale!

Në këto rrethana, Partia Demokratike duhet të mobilizojë dhe organizojë me të gjitha strukturat e saj terrenin dhe rrethanat për rrëzimin e Kryeministrit Edi Rama. Çdo ditë vonese, rrezikon seriozisht fatet e vendit, ku kaosi mund të përfshijë krejt shoqërinë shqiptare. Kjo është veçanarisht e rrezikshme për rrethanat dhe kushtet në të cilat punon Kryeministri Edi Rama, rrethana dhe kushte këto, 100 % të njëjta me një pengmarrje klasike. Partia Socialise nuk ekziston më, Parlamenti në duart e Kryeministrit - peng është i mbushur me ushtarë të krimit të organizuar dhe biznesmenë mafioz dhe ordiner. Kjo është situata, kur fatet e një populli; jo vetëm të qyetarëve të Shqipërisë por edhe të rajonit, ndodhet nën tik-takun e shpërthimit masiv të dhunës dhe kaosit. Shenjat dhe faktet tregojnë se menaxhimi i krizës është domosdoshmëri absolute dhe ineteres kombëtar.

Si rrëzohet Edi Rama?

Terreni është krijuar. Partia Demokratike vetëm duhet të japë goditjen finale; duke mobilizuar për 3 ditë strukturat e saj në të gjithë Shqipërinë për të thirrur shqiptarët në një protestë masive pa ndërprerje në Tiranë. Se si e qysh, Partia Demokratike e di më mirë si organizohet protesta. Protesta duhet të jetë madhështore dhe masive, e përsëris, pa ndërprerje, deri në rrëzimin e Kryeministrit.

Partia Demokratike i ka borxh dhe detyrim shqiptarve mbrojtjen e interesave të tyre. Ajo është pasuria më e madhe e kombit shqiptar, ku kanë mbështetur dhe i mbështesin akoma shpresat e tyre pjesa me vitale e shoqërisë shqiptare, pjesa më e ndershme e saj.

Aksionet e Partisë Demokratike janë pronë e çdo qytetari shqiptar, dhe në këtë kuptim, është detyrimi i Partisë Demokratike që t'i përgjigjet momentit historik më të rrezikshëm që po kalon Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku11/12/2018 15:53

Rasti i fundit për LulBoshin e vocërr që të zmadhohet paksa. Tani duhet ta tregojë vehten si liderr i opozitës ose si patericë e EDramës. Sepse burri dy gjona ka, ose të vret, ose të ha mutin. Kjo revoltë që u ngrit vetiu, e provokuar nga Edver Ramziu, pa asnjë dorë nga Luli, vërtet do ta fshijë nga faqa e dheut qeverinë e mafjes por rrezikon të fshijë përfundimisht edhe Lulin me vjehërr e kunat, me gjithë patkoj. Prandaj mendohu mirë o Lulo dhe mos humb rastin që ta sollën tek goja. Koha nuk pret, o merr "armët" dhe nxirr trupat për betejën finale ose pregatit valixhet bashkë me Edver Ramziun.

De10/12/2018 00:11

E gjithe administrata duhet te lene punen se po i sherbejne nje tradhetari dhe ato rroga po UA jep nga leket qe ka marre borxh jashte shtetit dhe do te vije dita qe do ti kthejne perseri dhe ky eshte mashtrimi me I madhe per te mbajtur veten e vete ne pushtet dhe per te vjedhur gjithe pasurite e vendit prandaj njerzit ta braktisin punen se do te jene me te fituar te sakrifikojne disa dite ,per te fituar pergjithmone ne cdo aspekt te tyre dhe te ardhmes se femijeve te tyre.Se ato leke eshte duke ua marre perseri nepermjet taksave dhe menyra te tjera duke I lene ne varferi dhe do te marrin mbi vete gjithe gjynafet dhe krimet e kesaj qeverie prandaj tu behet thirjre qe te braktisin te gjithe punen dhe tu bashkohen studentave se ju jeni drejtuesit e shqiperise kurse hajdutat jane fundi I ketij shteti dhe jane poshte jush .PRA shqiptaret ne keto momente e kane shtetin ato nuk jane asnje gje dhe jane frike prej jush.

D09/12/2018 23:56

Duhen lajmeruar te gjithe strukturat e pd ne te gjithe shqiperine nga lideri basha dhe tu bashkohen studentave dhe te veprojne ne zgjuarsi as s eshte vone dhe studentat ta refuzojne ramen dheta largojne ate.Por studentat duhet te kene ndihmen e gjithe njerzve urgjentisht se ato p.o. kerkojne mbeshtetjen e njerzve dhe te paralizohet e gjithe shqiperia se Edi rama nuk duhet te qeveris as edhe nje dite te vetme se cdo dite p.o. vriten njerez te pafajshem dhe duhet te behet e pamundura nga lideri dhe e gjithe populli shqiptare dhe tu kerkohet ndihme nga gjithe anet ku ka shqiptare , kosova , maqedoni dhe cdo gje dhe basha te beje te pamunderen te mundur qe te mobilizing te gjithe se eshte momenti qe te reagojne shqiptaret

KENY09/12/2018 22:56

O Bash a nuk po Tingllon diqka si "PUQ" ruju Lul ruju ,un te Preferoj ty Zhduku me Salihun nga PD ja merre edhe Salianjin,Palokun,Alibej,Spahon ,nese ke Vende te lira merri dhe Vasilin,Kokmadhin,Kokdhimen,Bushatin,XHejn,Kadriun, te Lutem benja edhe nje vend Lubonjes
dhe ik ne Holand se vetem atje do te gjeni ambientin me nga nje Cigare.

daku09/12/2018 15:44

Vetem se nuk na le Basha, po te ishte per popullin e kishim hedhur me kohe.

krasasi tp09/12/2018 14:28

Z.Kodra,jeni nje dhjetorist, por siç theksoni vet "pa qene pjese e brendshme e politikes ,por vetem vezhgues kritik i saj".Ju vezhgues kritik i saj ,keni perfunduar jashte shtetit .Nje "vezhgues tjeter kritik" , ka shkruar sot ne kete portal,Ai ka perfunduar Pedagog.Nje qytetar sot me thoshte se ne kohen e Sali Berishes vidhte Cezi, vidhnin te lidhurit me ta,nuk pagueshin dritat nga nje mase e madhe njerzish ,jo te gjithe hallexhinj.Kishte informalitet dhe nuk paguanin te gjithe taksa, por investime madhore u ben ne infrastrukture e kudo.Sot edhe nje çifti pensionishtesh nuk ju ndahet OSHE pa jua mare kacidhet e e fundit.Pse nuk ka investime, ku shkojne parat?.Pse universitetet private dhe publike u kthyen pergjithesisht ne treg diplomash, ne strehe te pa aftish e te pa arsimuaresh.Sidoqe kjo qeveri eshte e semure dhe ne gjendje kome, prap duhet te pranojme qe semundje eshte çfaqur me kohe dhe ka evoluar progresivisht.Ju i kerkoni Z.Basha ta bej revolucionin sot, se "terreni eshte gati".Por pas revolucionit do zhvillohen zgjedhjet?.Po reforma do kryen?.Po shoqerija politikisht do jete e organizuar.Apo do jete e organizuar si direktorat apo si principata.Arlind Qorri 6 muaj kryetar regjence, pastaj te tjeret me radhe?. Nese ju besoni se PD do fitoj mbi 84 vota dhe do bej ndryshimin e madh ,atehere je ne rregull.Por edhe une kam arsye te jem skeptik.Se dy here nuk mund t'ja hedhesh tjetrit, duke e ber pergjegjes vetem genjeshtarin.Idhulli juaj politik na i ka perkujtuar here pas here qe te jemi vigjilent.Sigurisht, nuk me dhimbset as Edi Rama as "kazani politik"i Tiranes, as jam pjese e tepsis por fatmiresisht per nderin tim, nuk e kam mbajtur lugen as ne brez as ne dore dhe me ka mbetur ne ajer. ndaj them se kthimi i opozites ne parlament ,ndryshime ne parlament dhe reforma per integrim mund te çojne ne pregatitjen dhe perballjen elektorale midis dy kampeve te medha , te majte e te djathte qe bashkepunojne per ta ber kete vend.Po te ishte per ta ber revolucionin e bente S.Berisha per 24 ore nuk ngelte ta bente as Fiku e as A. Qorri. nje udheheqesi te larte te shtetit komunist, nje qytetar qe e mbanin si budalla se ndryshi si do merte guximin ti drejtohej x :"shqiperine se beri yt ate, me dy soj e jo do ta besh ti me nje soj".(soj-sy).

Ajo09/12/2018 12:51

Ju lumte Z. Kodra!
Ky eshte edhe mendimi im!
Edhe une ashtu si ju ndodhem larg, por me shqetesim dhe shprese po ndjek zhvillimet ne Shqiperi.
PD nuk ka perse te kompleksohet nga “zerat” se nuk duhet te politizoje ceshtjen e studenteve. Kjo eshte absurde!
Ceshtja e studenteve, ceshtja e Astirit, apo edhe cdo ceshtje tjeter kunder keqqeverisjes se Rilindjes, eshte edhe ceshtje e PD- se si forca kryesore politike e vendit. Ne fund te fundit, nese studentet apo banoret e Astirit sot vrane friken dhe protestojne, kjo eshte merite e pa diskutueshme dhe eksluzive e PD-se qe ka pese vjet qe ne kushtet e injorimit dhe arrogances se mazhorances se inkriminuar, ka demaskuar, ndergjegjesuar dhe pergatitur kete proteste qytetare. PD nuk duhet te nguroje asnje moment te vetem, qofte edhe nje dite, sepse neser ose mund te jete shume vone dhe perpjekjet titanike te saj ti pervetesoje prapavija shume e rrezikshme e Edi Rames sic eshte OP e Arlind Qorrit, ose te shpertheje nje anarki seciles askush nuk do ti parashikoje pasojat apo ta menaxhoje. Pikerisht kete po kerkon Edi Rama, ashtu sic ujku mjegull kerkon qe te mundet ti shpetoje ndershkimit dhe te largohet diku neper parajsat fiskale per te shijuar i qete milionat e vjedhura, apo pse jo, ta shfrytezoje situaten edhe politikisht ( prandaj ka futur grevethyesit ne mes studenteve te revoltuar por edhe konfuze e te pandergjegjshmen ne forcen qe zoterojne) qe te instaloje perfundimisht diktaturen e tipit Erdogan duke u sjelle si mbrojtes i vendit dhe sigurise rajonale ndaj “ pucit” ne sy te nderkombetareve. PD o sot, o kurre!
Neser do jete vone dhe bashke me te do humbni edhe shansin historik per te bere drejtesi per kete popull.

Zhulal Gazidede09/12/2018 12:37

Mire e ke ti mo lala , po ky Lulja I PD-se akoma nuk ben zgjedhje te lira dhe te ndershme ne deget e rretheve, ndersa ti pret te rrezoje qeverrine. Te astiri proteste, Lulja ne Hollande . Proteste e studenteve Lulja ne gjume. Kuksi ne proteste Lulja me pushime. Duhen hequr lulkat njehere pastaj Rama mbush breket.

Nebil09/12/2018 12:15

NUK BESOJ SE DO TI FUTEN ME YXHYM PERMBYSJES SE EDI RAMES!
8 DHJETORI 1990 ESHTE I PAPERSERITSHEM, PASANIKET NUK REVOLTOHEN NDERSA TE VARFERIT JANE TE MEKUR NGA VARFERIA DHE DHUNA PASANIKE!

t09/12/2018 11:06

Thirrjen e ke ne rregull z,Kodra,por i je drejtuar nje force qe drejtohet nga nje skuth qe ben hesape per vete si te behet km ,per ti nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve
dhe jo qe te rrezoje ramziun.Me nje lider tjeter te paperlyer me te kaluaren apo qeverisjet e mepareshme,ramziu do ishte rrexuar disa here.Jemi ne nje pike kritike ku tenxherja po zien por nuk po shperthen akoma kapaku qe e mban.E ka stervertetuar qe ky ashtuquatur lider i opozites ,nuk ka guxim e moral ti çoje gjerat deri ne fund,duhet dikush tjeter apo grup tjeter intelektualesh apo opozitare te dalin ne krye e te udheheqin protesten deri ne fund.

i deleguari09/12/2018 11:03

Dakord zoti Eri Kodra,por qe te ndodhe kjo,ka vetem dy mundesi:_1) Ose te jete dakord vete Edi Rama_2) Ose te largohet Lulzim Basha! Ne te kundert ne "do vazhdojme t'i thyejme xhamat e dritareve,t'i shpojme gomat e automjeteve,te protestojme cdo dite brenda orarit zyrtar,edhe sikur te hypin mbi trupat tane,hahahaha" E deri ateher besoj se do te kete ardhur koha per te korrur kanabisin e ri....

Shto koment

Denonco