Të vërtetat e thjeshta të protestës

Të vërtetat e thjeshta të protestës

Nga Klodian Tomorri - 08/12/2018

1-Virgjeria politike e protestes se studenteve i sherben vetem qeverise dhe status-quos. Nuk eshte e rastesishme qe thirrjet e para per depolitizimin e protestes erdhen nga llogoret afer qeverise.

2-Ka vetem nje menyre qe protesta e studenteve ti sherbeje Shqiperise. Ajo duhet te shnderrohet ne nje levizje me interes te pergjithshem publik kunder sistemit te padrejte dhe zhvates qe elita e korruptuar politiko-financiare ka ngritur dhe mban ne kembe prej vitesh ne Shqiperi.

3- Qe kjo te ndodhe protesta duhet te marr natyre politike. Sistemet ndryshohen vetem politikisht. Nuk ka menyre tjeter.

4- Nese protesta do fokusohet vetem tek kerkesat ekonomike qe jane bere publike deri me tani atehere ajo nuk eshte asgje tjeter vecse tentative e nje grupi interesi per te marre favore ne kurriz te grupeve te tjera. Eshte njesoj sikur neser te ngrihen fermeret te kerkojne nafte pa leke, rrogtaret te kerkojne rritjen e rrogave apo biznesi te kerkoje heqjen e taksave. Keto jane protesta qe kenaqin interesa te grupeve te caktuara por nuk kane asnje interes publik. Perkundrazi ngarkojne fature publike dhe shtremberojne drejtesine sociale.

5-Plotesimi i kerkesave ekonomike qe vijne nga grupe te caktuara eshte gjeja qe qeverite mund te bejne me lehte. Qeveria nuk e ka per gje te fuse doren ne xhepin e dikujt per tja dhene dikujt tjeter. Ne fakt kjo eshte ajo qe qeverite bejne gjithe kohen.

6-Studentet kane ne dore te hyjne ne histori duke kerkuar ndryshim ose te mbeten aty ku jane qofte edhe me ca privilegje shtese, qe do i marrin ne kurriz te te tjereve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Haxhiu08/12/2018 20:04

Nuk kemi virgjeri politike. Fatkqesisht kjo proteste jashtezakonisht e bukur qe nisi nga studentet po manipulohet nga persona prane qeverise.
Hap pas hapi po kerkohet te ulet niveli i protestes. Tentativat me futjen e ministres mes turmes, dhe perzenia e banoreve te Astirit nga ana e studenteve jane shenja te qarta qe protesta po vjen drejt shuarjes.
Qeveria do te beje disa leshime siperfaqesore monetare, dhe disa premtime qe me vone nuk do ti mbaje (eshte normale per nje qeveri si kjo) dhe ketu do te mbyllet protesta. Studentet do tu kthehen auditoreve dhe pervec uljes fillestare te tarifave nuk do fitojne asgje tjeter. Asnje ndryshim nuk do kete per kerkesat e tjera apo edhe per shume kushte te domosdoshme per tu permiresuar qe, jo vetem koha e sudimeve te jete me efektive, por edhe mundesia e nje punesimi ne te ardhmen te jete me e mire.

Kjo eshte ne rradhe te pare edhe nje DESHTIM total i opozites, qe nuk eshte ne gjendje te kanalizoje dhimbjen dhe gjendjen e deshperuar te nje populli te tere. Kjo tregon se Qeveria mbahet ne kembe nga nje opozite totalisht e paafte. Eshte e domosdoshme qe Forca te reja politike te dalin per te permbysur kete qeveri qe ne cdo vend tjeter sado pak normal do te ishte larguar prej shume kohesh.

krasasi tp08/12/2018 19:25

Kjo proteste shenon edicionin e pare, nje terheqje veshi, per gjithe klasen politike.Cobanet e Lali Erit(Fiku) me kasnec e me qorra me shoke si dirigjente te protestes ,eshte nje perpjekje e Lali Erit(Fiku) per te treguar fuqine tij politike dhe elektorale.Ku protestuesit dhe ku Fiku."Hane shan,hane Bagdat".

Shto koment

Denonco