Dashuri e PËRKOHESHME në kohërat e Protestës

Dashuri e PËRKOHESHME në kohërat e Protestës

Nga Oerd Bylykbashi - 07/12/2018

Vertet prisni qe Arta Marku te hetoje skandalin korruptiv te tenderit te Unazes se Madhe?! Po ajo sonte po feston.

Arta Marku edhe pak dite mbush nje vjece si Prokurore e Pergjitheshme e PERKOHESHME. E te mendosh qe miqte e saj deputete socialiste qe e vune aty ku eshte sot, thane qe vetem dy muaj do te qendronte ne detyre.

Shpejt ajo do te zevendesohet sepse e kreu detyren e saj te PERKOHESHME: shkarkoi dhe transferoi prokuroret qe nuk i duheshin Rames dhe vuri ata qe i duheshin atij, bllokoi dosjet dhe prishi hetimet qe i digjnin Kryeministrit. Urdheroi prokuroret qe te marrin pjese ne mbledhjen per zgjedhjen e KLP pasi i kercenoi per nje vit me transferime dhe dosjet e vetingut.

Per te gjitha sherbimet qe ka kryer ne nje vit, Edi Rama sot i gjeti nje pune edhe per nje vit. Arta Marku u emerua sot pa short, ne kundershtim me ligjin ne Keshillin e PERKOHSHEM te Emerimeve ne Drejtesi. E kam seriozisht, edhe ketu e PERKOHESHME eshte. Ligji parashikon short mes kandidateve. Por Arta Marku perjashtoi gjithe prokuroret e tjere dhe vuri vetem veten e saj dhe keshtu nuk u hodh short, por ajo u emerua direkt nga Gramoz Ruci.

Ne kete KED e Perkoheshme, Arta Marku do te perfaqesoje Prokurorine e Pergjitheshme. Por kur sipas Kushtetutes te largohet prej atij posti, do te kthehet prokurore rrethi. Pra ne kujdershtim me ligjin, nje prokurore rrethi do te perfaqesoje Prokurorine e Pergjitheshme. Ky palacollek eshte vetem nje adulterizem i turpshem ligjor!

Cdo marredhenie apo dashuri e jashteligjeshme, e perkoheshme eshte. Nderkohe Arta mban ne dore nje luledele dhe ben llogarite: do me mbaje...nuk do me mbaje...

Dhe ju prisni qe Arta te hetoje Edi Ramen! Ajo ka luledelen e saj.

#DhjetoriDyte

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp08/12/2018 08:15

"Koqet e Fikut" po piqen dhe Ju bashke me "çerrin" Velija do ti shisni neper tregun politik te Tiranes."Zbulimi" i pare dhe "blasfemija" e pare e Ylli Rakipit ishte perplasja ne fytyre Z.Rama se "ju jeni tre banda qe po e beni lemsh kete vend".E dyta ishte kjo e tenderit te unaza.Mund te kete edhe surpriza te tjera.Mund ti mbyllni,te sajoni levizje "revolucionare" si dikur qe i çonit militantet tuaj si ndihme Lali Eri(Fiku) per ta rrezuar qeverine Nano.Mund te hartoni çdo ligj per tu mbyllur gojen qytetareve, por Reformen ne Drejtesi dhe strukturat e reja nuk i sabotuat dot.I penguat, po.Per fatin tuaj te keq ato nuk do jene as ne duar te Edi Rames siç do deshironit ne fakte qe te ishin, pasi do ja qanit hallin njeri tjetrit.Politika shqiptare ka nevoje per katarsis.Do ta bej drejtesija .Formulen e balsamosjes e zbuluan Egjyptianet e lashte.Kete te çkalcifikimit te politikes e zbuluan nderkombetaret.

Shto koment

Denonco