Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Dy studentet sexy dhe hajduti ‘3D’

Dy studentet sexy dhe hajduti ‘3D’

Nga Nga Andi Bushati - 07/12/2018

Me inteligjencën, finesën dhe cinizmin rinor që po karakterizon një nga protestat më të bukura që po e nderon Shqipërinë prej tre ditësh, dy vajza që po marshonin mes mijëra të si ngjashmëve të tyre, mbanin në duar një pankartë therëse: ‘Mbrëmë fjeta tek konvikte 3D të inxhinierisë’.

Gjetja ishte super seksi (në kuptimin inteligjent të fjalës). Ajo i përgjigjej flakë për flakë një postimi që Edi Rama kishte shpërndarë dje, ku tregohej se si do rikonstruktoheshin në imagjinatën e tij dixhitale konviktet e studentëve.

Në vend të gjendjes së tyre të mjerë, rrjepjes që iu bëhet për të çuar paratë e tyre tek oligarkët, kryeministri i vendit u propozonte një të ardhme virtuale.

Kjo është fabula e qeverisjes së tij: në këmbim të mizerjes të tregon kartolinën, në vend të varfërisë projektet e gratacielave gjigante, në vend të shtëpisë që të prish, maketin shumëngjyrësh të rreth rrotullimit tek shqiponja.

Dhe pikërisht këtu, fabula e studentëve që po protestojnë i ngjan asaj të banorëve të unazës së re. Edhe me ata, e njëjta parodi. Në vend të shtëpive që po u prishnin për të fituar plot 20 milionë euro nga tenderi 40 milionësh për 2.2 km rrugë , u tregonin, ashtu si indianëve pasqyrat, projektin digjital të unazës.

Zbulimi që bëri të enjtën në mbrëmje emisioni ‘Të paekspozuarit’, se të gjitha dokumentet e këtij tenderi ishin falsifikime të letrave të shtetit amerikan (këtë e pranuan edhe organet vendase që e pezulluan atë) me qëllimin për të dërguar paratë e qeveritarëve në parajsa fiskale, e tregon fare qartë se çfarë prezumon kjo propagandë dixhitale.

Ajo do të shesë një realitet virtual, në vend të një vjedhjeje reale.

Ajo është gjithmonë e njëjta, si tek sheshi shqiponja, si tek teatri i Bjorke Ingels, si tek projektet e rilindjes urbane, si tek PPP 1 miliard euroshe dhe si tek kjo e fundit: konviktet e reja të qytetit studenti.

Ato vajza të hijshme që mbanin atë pankartë në duar treguan me një slogan të vetëm se e kishin kuptuar këtë butafori që mundohet ti gënjejë shqiptarët prej 5 vitesh. Dhe prandaj ato marshuan sot në rrugë. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë një shtrat komod për të fjetur në konvikt. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë para për një provim të prapambetur. Jo vetëm dhe thjeshtë për të përgjysmuar tarifën e studimit.

Zaptimi i rrugëve të Tiranës dhe protesta që ka marrë përmasa të paimagjinuara, por tregon se ata studentë kanë kuptuar shumë më shumë. Se ata janë të ndërgjegjshëm që hajduti 3D po vjedh të ardhmen e tyre. Po vjedhsh shkollimin e sotëm, punësimin e nesërm, të ardhmen e lirë, një shoqëri me shanse të njëjta, dhe me mundësi të barabarta.

Mjafton të dëgjosh himnin e protestës së tyre ku demaskohen ato që quhen pallavra qeverie të ardhura nga njerëz të zhytur në luks dhe me makina të shtrenjta. Mjafton të kuptosh antitezën që ata bëjnë mes këtyre pallavrave digjitale dhe jetës së tyre të lënë ‘në varfëri pa punë, pa dije, pa rini’!

Nuk ka më dyshim se ata e kanë kuptuar se nga i vjen e keqja. Dhe këtë nuk ka më talent digjital që ta fshehë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Dietologu Open Society 07/12/2018 16:20

Emocionuese për zotin, vetem kur mendon qe Tan Shkreli Alban Eftibiu Dea Boeri apo Vilson kanë 20 vjet që na shesin shume shtrenjte 3D mjerane shumica nxjerre nga sirtaret e internetit
te zhduket cdo emocion. Shkreli 3 vjetet e fundit hapur ne mes te dites pa ju dridhur qerpiku ( dhe pa asnje aftesi pervec thithjes se zorres se trashe te Edvinit) deklaron 890 milion lekë!?!? projekte 3D. Dhe studentet e diplomuar arkitekte gjejne pune vetem si kamariere. Kancer zifti jane rilindarët e Edvin Kokeboshit

Shto koment

Denonco