Gafa monumentale e Lubonjës

Gafa monumentale e Lubonjës

Nga Ilir Babaramo - 07/12/2018

Fatos Lubonja duhet të jetë njeriu më i lumtur në Shqipëri. Ka filluar të ndodhë ajo çka ai ka predikuar prej vitesh. Protestat masive të studentëve kundër qeverisë përbëjnë goditjen e parë ndaj ngrehinës së kalbur të elitës shqiptare.

Por protestat kundër Edi Ramës Lubonja i krahason me protestat e studentëve francezë të plot gjysmë shekulli më parë kundër gjeneral Dë Gol. Kjo është një gafë monumentale. Të krahasosh Ramën me Dë Golin është sikur të krahasosh Ramën piktor me Van Gogun.

Është qesharake të krahasosh gjendjen e Francës së para gjysëm shekulli me Shqipërinë e sotme të Edi Ramës. Këtë krahasim Lubonja e bëri pikërisht në studion e kolegut Ylli Rakipi ku u zbulua një skandal ulëritës, një grabitje ditën për diell e 40 milionë eurove për dy km rrugë, një falsifikim kaq I trashë sa dhe dhe ata që falsifikojnë vulat tek rruga e Kavajës e shikojnë me përbuzje. Skandali I vjedhjes tek Unaza e re është vetëm një episod I vogël I korrupsionit qeveritar, vjedhje që Kontrolli I Lartë I Shtetit çdo vit e llogarit diku rreth 1 miliard euro. Pra më shumë çereku I buxhetit të shtetit vidhet. Po si mund të krahasohen këta rruzhbihanë me një nga katër pesë njerëzit më ndritshëm të shekullit XX, shekullit që më shumë se çdo epokë ka prodhuar histori.

Studentët shqiptarë po dalin në protestë kur ekonomia e vendit është një sofër qorrash për një grusht njerëzish, kur një grup oligarkësh kontrollojnë qeverinë dhe ekonominë, kur ligjet kanë filluar të kenë emra të oligarkëve të caktuar sepse të tillë janë hartuar , në favor të një sipërmarrësi për ti rrëbyer me dhunë qeveritare tregun konkurrentëve të tij, kur vendi po zbrazet në mënyrë të frikshme dhe investitorët e huaj nuk I afrohen Shqipërisë si atyre qyteteve mesjetare në karantinë ku ka rënë kolera. Përse duhet të vijnë në Shqipëri kur foto e një sipërmarësi të huaj të masakruar me shkop bejsbolli nga njerëz që mbledhin vota për qeverinë , të cilët ende pas tre vitesh nuk janë kapur, bëri xhiron e botës? Përse duhet të vijnë kur përfaqësuesve të gjigandit Bouyges International, I cili turn over e vitit të fundit fiscal e kishte 32 miliardë euro pasi shfaqin interes për të ardhur në Shqipëri , në ministrnë e shëndetësiësë u thanë që të lidhen me Zamirin. A mund të krahasohet ekonomia e sotme shqiptare më atë të Francës së gjysëm shekulli më parë, kur Dë gol e kishte kthyer nga nje vend bujqësor në një nga vendet më të industrializuara të globit, me një rritje vjetore konstante 7 – 10 për qind në vit. Dë Gol e futi Francën si të barabartë në klubin e vendeve nukleare. A nuk mund të shqyhesh gazit nëse vetëm për një çast çon nëpër mend ushtrinë e Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës.

Studentët shqiptarë po dalin në protestë kundër qeverisë së një sharlatani të cilin homologët e tij nuk e trajtojnë më as si një arlekin. Krejt e kundërta ishte me Dë Gol. Gjenerali I famshëm francez arriti ta nxjerrë Francën nga poshtërrimi më I madh saj historik kur u tret brenda pak ditësh dhe rikthimin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB. Dinjiteti personal I një njeriu që vetëmishëroi historinë e lavdishme të një kombi të madh arriti të trajtohet me respekt dhe si barabartë nga monstra politike si Stalin, Çërçill dhe Ruzvelt .

A mund të krahasohen diarreja leksikore e Ramës me fjalimin e 18 qershorit të gjeneralit? A mund të krahasohen molloisjet e Ramës në ERTV me ndërhyrjet e përditshme të DëGolit në Radio Londra. A mund të krahasohen toçat dhe poçat me baltë që Rama mban rreth vetes me burra të mëdhenj shteti si Dëbre, Pompidu, Zhiskar, Shabo-Delma ? Eshtë sikur të krahasosh basketbollistat ndërtues të Dinamos me Oneill e NBA.

Protestat e vitit 1968 në Paris ishin krejt tjetër gjë. Ishte brezi I babyboomer, I atyre që kishin lindur pas luftës, që nuk kishin njohur sakrificat e saj, që po shijonin , pse jo dhe po llastoheshin nga mirëqënia e vrullshme që po përjetonte Franca. Si baba I kombit Dë Gol po qeveriste në mënyrë autoritare. Kjo ishte e papranueshme për brezin që donte të ndryshonte zakonet shoqërore, liria seksuale njëra prej tyre. Në Tiranë nuk po protestohet për liri seksuale, por për bukën e gojës.

Dë Gol pas vdekjes u kthye në njeriun ndoshta më të respektuar në historinë e Francës. Shtëpia e tij në fshatin Kolombe le dë egliz është kthyer në monument kulti ku francezët vendosin lule. Ndërsa pas ca kohësh sarajet e braktisura të Surrelit do përdoren nga çobanët e malit të Dajtit që të mërzejnë bagëtinë gjatë vapës së gushtit. Ja përse Lubonja gabon monumentalisht kur krahason dy ngjarje që fare nuk ngjajnë me njëra tjetrën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuco 10/12/2018 23:02

Une te them te drejten nuk e di se kush eshte ky Babarama, e te me fale per kete! Mua nuk me habit fare fakti qe Llubonja paska krahesuar levizjzn e studenteve tane me ate te studenteve franceze te '68 te shellkuit kaluar! Mua krahasimi i Llubonjes, me çudit, e ne fund me trishton ,duke veretuar edhe nje here se ne shqiptaret jemi donkishote te pasherueshem i japim aq shume rendersi vendit tone dhe vetes, saqe nga budallalleku na duket sikur jemi qendra e botes! Fakti qe llubonja e krahason, levzejn shqitare e tregon kete! Se pari kush jemi ne e qe te behet nje paralelizem i tille, kush eshte Franca! Franca eshte njeri nga dy popujt qe i kane dhen me shume e gjithçka kesaj bote qe egziston sot! Po ne ç'i kemi dhene qe e rreshtojme veten me te si te barabarte? Nuk po hyj ne histori sepse nuk jam i asaj pune; por krahsimi i Shqiperise qe eshte njezete e pese here me e vogel se Franca dhe ne historine e saj nuk mund te krenohet me asgje, tregon nje megalomani e nje donkishotizem pa rivalitet! Ne shqiptret nese duan te ecim krahas kombeve te tjera duhet te heqim dore nga mburrjet pa kuptim e krahsimet me shtete te tejra qe jene vite drite para nesh.Ne si ata femijet e rruges qe ecin kahas nje te rrituri per tu dukur edhe atyre vetja te medhej! Kjo ehte nje deshire dhe natyrisht, loje zbzvitese per femijet! Eshte se shumices se shqiptareve keshtu ju ndodh! Qellon qe degjon biseda nder shoke qe japin mendime per gjemanine francen amerike ,sesi duhet te bejne ata budallej per te zgjdhur kete apo ate problem, kur ne nuk zgjidhim dot asnje problem me qeverine tone, kur ne nuk dijme te punojme nuk dijme te jetojme, nuk dijme te shkollohemi ! Nuk punojme tokat i leme djerr, "sepse nuk ka leverdi" thone si kompetente! Kush ka leverdi? Te rrijshe tek qoshi i rruges e te presesh te te ndonje mik per te ofruar ndonje gote? Apo te rrosh me pensionin e pleqeve! "E keshtu... kjo histori na e plas dellin e gazit....... .n'sa prej marazit, pelcasim" Hapu dhe te futem!

nj emigrant07/12/2018 20:23

Vitet e gjata të burgut, pasi kishte kaluar një fëmini e rini komode,e kanë bërë efektin edhe në trurin inteligjent të Fatos Lubonjës.
Ka në publiçistikën e tij trajtime realiste e kritika të drejta, por duket se në një pjesë të qelizave të tij të trurit, janë fiksuar disa mendësi të edukimit komunist..Ai e Andi Bushati, nuk heqin dot dorë nga ideja komuniste e luftës kundër kapitalizmit.
Druaj se edhe kritikën e ashpër por edhe të drejtë ndaj Ramës, më shumë si kritikë realiste që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, e bëjnë me tendencën për ta paraqitur Ramën si një "tradhar" të ideve komunisto-socialiste e që sipas mendjes së tyre është bërë i djathtë.
Si Lubonja, ashtu edhe Bushati, quajnë njëlloj si banditë si Ramën e Veliajn, edhe profesor doktor Berishën apo Lulzim Bashën që është një kontrast i dukshëm si për etikën, aftësitë profesionale por edhe arsimimin ekselent juridik në Hollandë.
I jap plotësisht të drejtë autorit të këtij shkrimi, që e quan skandaloze krahasimin që bën Lubonja të De Golit me Ramën.
Nuk u kujtua Lubonja që të kritikonte prseidentin socialist francez Holland, që në ikje, për turpin e Francës, i dha karagjozit drogist Edvin Rama titullin më të lartë të atij vendi, "Kalorës i legjionit të nderit"
E përse ?
Sepse presidenti Holland ishte socialist e De Gol ishte antikomunist.

i deleguari07/12/2018 20:08

Holle e paske tjerre zoti Babaramo,por me vjen mire se edhe pse je (kripto)komunist 24 karat ,e ke bere qepaze dhe ja ke thene te tera “rraces” tende Lubonjes,por ke harruar me kryesoren. Ke harruar qe ne vend t'i kujtoni gafat njeri tjetrit ,me e dobishme eshte t'i kujtoni krimet.Ke harruar qe keni qene krah per krah kur e ngrinit ne kupe te qiellit idhullin tuaj Edvin Kristaq Drogen (e me pas Edvin Kristaq Noriege,hajdutin) dhe shkumbezonit me sy te zgurdulluar duke share Sali Berishen. Lukunia e halabakeve ishte pa mbarim,duke filluar me krye qelbesiren Muc Nano,e me rradhe A.Stefani,A.Zheji,S.Minxhozi,L.Vangeli,te dy ,Nazarkot,Y.Rakipi,B.Fevziu,M.Baze,zoteria jote,zoteri Lubonja, qe duke manipuluar e fallcifikuar te verteten i sollet kete menxyre Shqiperise. Ju merreni me njeri tjetrin por s'keni kurajo te kerkoni ndjese publike per nje arsye shume te thjeshte,sepse CV tuaja do ishte mbushur me ndjesa qe atehere kur ishit me floke e deri tani qe u zbardhet ose ju kane rene fare,qe atehere kur puthnit kembet Enverit e me rradhe Nanos,Metes,te Rames e te atyre qe pasojne! Turp tju vije e kurr mos u ngopshi!

Onkeymi07/12/2018 19:39

Babaramo ka të drejtë se Lubonja si miku i tij Rama hiqen siku i dinë të gjitha...

GJEOLOGU07/12/2018 12:42

babababababaramo... natyrisht ka ca pleh per te vjellur edhe ky, se akoma nuk ia ka dale pija dhe nuk i del as inati per te vene ca gjoba...........Deri kur Peka do t'ia mbaj halen hapur?

Aqifi nga Qinami07/12/2018 11:48

Brilant

Mili07/12/2018 11:45

Je i madh Ilir

A07/12/2018 11:23

Po mire mo Babaramo, pse nuk merresh me protesten po merresh se ca ka thene Lubonja. Konteksti i Lubonjes ishte PROTESTA, jo krahasimi midis Rames dhe De Gol-it. Do ishte me e hijshme te shkruaje per shume per protesten.

Shto koment