Zullumi…

Zullumi…

Nga Kastriot Islami - 06/12/2018

ZEMËRIMI i qytetarëve është i madh, shumë i madh. I kudopranishëm. I papërmbajtshëm. Gati për të shpërthyer masivisht se vende vende ka filluar të eksplodojë…

Po cila është arsyeja e këtij zemërimi kaq të madh e të papërmbajtshëm?

ZULLUMI është trashur aq shumë sapo këputet…

Rama e ka bërë baltë. Sillet me arrogancë. Shan e ofendon si llaxore qytetarët me fjalor rrugacësh. Dhunon, arreston e burgos hallexhinjtë. Godet e dhunon të pamundurit. E gjitha kjo është POSHTËRSI.

Një biznesmen më tha se gjendja është katastrofike…. Aq katastrofike sa nuk imagjinohet… Ka vetëm pak kohë që ajo është ka dalë në sipërfaqe dhe po ndjehet edhe nga bizneset VIP…

Largimi nga vendi, gjatë këtyre 5 vjetëve, i nxitur qartas nga Rama e qeveria e tij, i mbi 30 përqind të shqiptarëve dhe rënia drastike e lindjeve ka bërë që konsumi të ulet me mbi 30 përqind…

Kjo ulje konsumi ka çuar në ulje të importit të mallrave të jetesë së përditshme…

Xhiroja e bizneseve ka rënë me mbi 30 përqind…Shumë biznese për këtë arsye po mbyllen…

Kurse bizneset VIP do të mbijetojnë edhe për pak kohë, duke ngrënë bizneset e vegjël e të mesëm, por në realitet po hanë edhe vetveten…

Prandaj pritet që në janar 2019 bizneset VIP të shkurtojnë personelin me 30 përqind…

Kjo do të thotë që papunësia do të rritet ndjeshëm, për rrjedhojë konsumi do të ulet më tej.

Ekonomia po futet në rrethin e “vdekjes”…Askush nuk e ndal më dot… Askush, vetëm largimi i Ramës…

Gjithçka po mbahet për momentin vetëm me paratë e pista të krimit, drogës e korrupsionit që po tentohet të pastrohen në lavatricen e qeverisë….

Po si shpjegohet ky ZULLUM kaq i madh….?

Biznesmeni i shqetësuar më tregoi se:

ZULLUMI është më i madh sa edhe vetë Rama nuk e kishte imagjinuar, madje edhe sikur ta kishte programuar në mënyrë të qëllimshme…

ZULLUMI është aq i madh sa që nuk mjafton POSHTËRSIA e Ramës dhe e Rilindjes për ta shpjeguar….

Po atëherë çfarë ka ndodhur…?

ZULLUMI është trashuar aq sapo këputet jo vetëm nga POSHTËRSIA e Ramës ndaj shqipëtareve që i urren në ekstrem… ka edhe diçka tjetër…

ZULLUMI është trashur se POSHTËRSIA është kombinuar me BABËZINË dhe INJORANCËN…

Prandaj ZEMËRIMI do të shpërthejë rrezikshëm…

Na i kishte thënë Rama: Nuk keni parë gjë akoma! …Na qoftë për hajër…!

Syri.net/ 6 dhjetor 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Emigroja US07/12/2018 01:12

Rama eshte bere si ato kurvat e dala jashte kontrollit qe bertasin e ulerijne se duan nje burre te shkoje ti mbledhi. Ai baxhelle Po e kerkon vete dhe kur baxhella ta kerkon e mira eshte te mos e lesh pa is dhene

Shto koment

Denonco