Përse protestojnë studentët?

Përse protestojnë studentët?

Nga Jorida Tabaku - 05/12/2018

Mëma e të këqijave sot është Reforma e Arsimit që prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët. Kjo Reformë qe ogurzezë për studentët dhe ndonëse opozita e kundërshtoi dhe replikoi ashpër me qeverinë sërishmi kokëfortësia dhe makutëria e mazhorancës fitoi. Dy probleme kishte reforma; së pari zhdukte autonominë e Universiteteve dhe së dyti krijonte të gjitha kushtet që qeveria të shtrenjtojë tarifat për studentët duke shkatërruar kështu arsimin publik në shërbim të interesave klienteliste private.

Nën frymën e këtij ligji 8 muaj më parë kjo qeveri firmosi me VKM rritjen e tarifave për studentët. Ministria e Arsimit i hapi rrugë kështu shtrenjtimit të dijes duke mos sjellë asgjë tek studentët. Ndërkohë që universitetet klienteliste përfitonin nga ligji në fjalë.

Protesta e studentëve është sot më se e motivuar dhe e ligjshme. Ato u gënjyen nga ministria dhe gjithë qeveria. Tarifat e rritura me VKM nuk do të përkthehen në më shumë investime apo faktorë plus për studentët dhe punën kërkimore, përkundrazi tarifat shtrenjtohen që qeveria të ketë më shumë të ardhura në xhep dhe me to të japë koncesione dhe PPP tek kompanitë oligarke.

Buxheti 2019 në fakt është një tjetër provë për politikën e zhvatjeve. Qeveria takson qytetarët që pushtetin t’ia japë oligarkëve që nuk janë vetëm se vetë qeveritarët.

    © SYRI.net

    Lexo edhe

    Komentet

    Haxhiu05/12/2018 19:21

    Zoti Rama paska shkruar sot ne nje postim me pese pika te verteten e per tarifat e stuimeve. Me e forta eshte pika e peste: "Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM"
    Ky eshte kulmi. Universitetet ne Shqiperi paskan marre te drejte te rishikojnne edhe Vendimet e Keshilllit te MInistrave. Ky eshte shteti qe duam.

    kuti 05/12/2018 17:49

    Mire ti moj zonje, a zonjushe, preokupohesh per studentet, Po kyetar lehja ku eshte fshehur? Kur ka protesta ky llulli i juaj zhduket nga frika qe ka prej kryellumit! Siç dihet; parate qe merr nga ky jane me te redesishme se hallet e shqiptareve! Dilni edhe ju ne mbeshtetje te atyre qe po u prishen shtepite,jo vetm studenteve! Protestat duan ze bubullime jo zëtha qe heshtin menjehere pas lehjes se kryebastardit te qenqeverise!!

    Shto koment

    Denonco