Edi shpifja dhe Hasan Pordha

Edi shpifja dhe Hasan Pordha

Nga Agim Xhafka - 03/12/2018

Vetë “materniteti” i shpifjes,Edi Rama,mbodhi bash në një sallë madhështore “ajkën” e gazetarisë shqiptare dhe i kërcënoi se do i gjobisë në se ata e qortojnë. Do i quajë lajmet e tyre fake,fake,fake.

Kryesisht e kishte mërinë me portalet se media mbarë,që e dëgjonte me gojë e xhep hapur,flet me gjuhën e Ramës dhe burim informacioni ka veç ERTV-në.

Më erdhi për të qeshur kur kryeministri im u drejtohej kolegëve me shprehjen:” Mos shpifni,o derëzinj,se do e hani!”. Dhe kujt? Atyre tv-ve dhe gazetave që e sheqerosin kryeministrin nga mëngjesi deri në mesnatë.

Rama po u hiqej si pedagog gazetarie dhe u shpjegonte ç’është shpifja. Merr guxim e flet para “elitës” së gazetarisë nga që i është mbushur mendja top se vetë ai shkruan mirë,me stil Konice dhe me plot ngjyra stilistikore. E vërteta qëndron për gjysëm kështu.

Rama shkëlqen atëhere kur shan,atëhere kur përbuz,atëhere kur tall dhe fyen. Gjeni një copë teksti plot vlera kur ai promovon të mirën? Askund,mos u lodhni hiç.

E kështu,kështu...ky burri i gjatë nisi dje betejën kundër shpifjes. Ky që nxiti median t’ja faturonin mbytjen e Tiranës nga diga e liqenit një të ngrati që Edi të shpetonte kokën e vet.. Ky që shtynte gazetarë të shquar të shanin rrugën e kombit. Ky që u alarmua se i vodhën or?n Bushit. Ky që po vuante nga që gruas së Roshit i hoqën fëmijën. Ky që nxjerr foton e aeroportit të Gjeorgjisë si të aeroportit të Kukësit. Ky që pa shpifje nuk rron një minutë na paska nisur luftën ndaj shpifjes!!! Mbamëni se më zuri retorika e mashtruesit.

Kjo luftë është puro fake,ose tymnajë qeveritare. Betejë super komike. Fiks sikur nesër epikut Hasan Pordha t’i shkrepet të nisë një betejë të ashpër,pa kompromis e me zero tolerancë kundër...pordhëve. Ec e besoje po deshe.

Edvin,si fillim nise luftën nga vetja,prije gjuhën tënde të helmuar. Pastaj llomotit e llomotit sa të duash  për portalet,për të vetmet dritare nga rrezaton e vërteta sot. Dëmi që sjellin ato është i papërfillshëm nga dëmi kolosal i shpifjeve të qeverisë mbarsur me spermë mashtrimi...Kaq sa për sot,o Edi Fake!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Onkeymi04/12/2018 05:04

Te nderuar gazetar,i nderuari gazetari Agim.Shkrimi eshte me i miri nga ty ne kohet e fundit.Por ju gazetarët na e ngritet në qiell këtë kërmë të gjatë.Jeni ju qe e keni bërë gazetar,piktor,juristë,komisar,akademik,këtë të gjatë si shkopi i halesë.Gomar e ka pak,se dhe ai ngarkohet për ujë.Sakt në shqipëri ka një gjarpër të helmuar.Mos lejoni helmimin e gjithë vendit.

Pilo Pna03/12/2018 21:22

Hiqini karrigen ,konfiskojini edhe breket ,edhe ate femren qe prezanton si gruan e tij,dhe mbylleni ne Institut Psikiatrik me afat te pacaktuar...
Dhe mos hani mut me qyfyre neper gazeta...
Politika eshte veprim...

Shto koment

Denonco