Një qëndrim përtej 29 nëntorit

Një qëndrim përtej 29 nëntorit

Nga Oerd Bylykbashi - 02/12/2018

Ne fund te nentorit 2018, prokuroria gjermane ka akuzuar formalisht Hans H. 95 vjecar, per ‎krime kunder njerezimit. Akuza behet ‎per rolin e tij te thjeshte si roje ne kampin e shfarosjes Mathausen nga 1944-1945.

Prokuroria e akuzon se kishte dijeni "per te gjitha metodat e vrasjes si dhe kushtet e jeteses se te burgosurve ne kamp". Prokuroria gjermane e akuzon 95-vjecarin se ka mbeshtetur apo se paku ka bere "me te thjeshte mijera vdekjet e kryera nga ekzekutoret kryesore"

Pra Gjermania denon nje 95-vjecar‎ per krime kunder njerezimit 73 vite pasi jane kryer ato krime. Pra Gjermania denon nje roje te thjeshte jo se i ka kryer drejtperdrejte krimet por vetem sepse ka ndihmuar ne vrasjen e te pafajshmeve, se ka patur dijeni per metodat e vrasjes dhe kushtet e tmerrshme te jeteses ne kampin e perqendrimit.

Respekt per nje shtet qe respekton dhe mbron te drejtat e njeriut dhe denon ata qe i dhunuan ne emer te nje ideologjie kriminale edhe para 73 vitesh. Dhe nazizmi nuk pati asgje me shume se komunizmi. Madje krimet e nazizmit nuk krahasohen me 20 milione personat qe shfarosi komunizmi i Stalinit ne bashkimin Sovietik apo 70 milione personat qe shfarosi komunizmi i Mao Ce Dunit ne Kinen e kuqe.

Po sa te tille roje kampi, burgu, ekzekutore skuadrash pushkatimi, komandante kampesh e burgjesh, spiune e bashkepuntore, agjente e oficere te Sigurimit te Shtetit, hetues, prokurore, gjyqtare qe kane denuar per “krime politike”, zyrtare qe kane firmosur internime e debime te familjareve te pafajshem, hierarke komuniste me ne krye Nexhmije Hoxhen fshihen apo jetojne me mburrje mes nesh, madje marrin dekorata e pensione te posacme edhe pse kane ne ndergjegje jetet e shkaterruara te dhjetera e qindramijera shqiptareve? Keta jane ata kriminele qe me 29 nentor pushtuan si shpirtra te keqinj per gjysem shekulli jetet e 3 milion shqiptareve.

Shqiptaret njohen formen me kriminale te komunizmit per gjysem shekulli nen thundren e Enver Hoxhes.‎ Mijera te vraret e te zhdukurit me gjyq e pa gjyq ne Shqiperi, foshnjat e vdekura nga uria, dizanteria dhe vuajtjet ne kampin e Tepelenes, dhjetera mijera ‎te burgosurit dhe te internuarit politike, qindra mijera jetet e familjareve te shkaterruara pergjate nje gjysme shekulli nga kriminelet e komunizmit shqiptar, jane jo thjesht ish te perndjekur. Nuk jane liste emrash per demshperblim. Jane monument i gjalle ulerites i kujteses se krimeve kunder njerezimit qe kane kryer hierarket e byrose politike, xhahilet ne Sigurim, gjykata, prokurori dhe hetuesi qe sot po na kthehen ne drejtesi permes reformes se Edi Rames, bashkepuntoret qe deshmuan per t'i denuar te pafajshmit, komandantet dhe gardianet e burgjeve dhe kampeve te perqendrimit dhe qe ende nuk kane njohur ndeshkimin e drejtesise per krimet e tyre kunder njerezimit.

Mbi 30 anetare byroje politike dhe zyrtare te larte te komunizmit u denuan per krime kunder njerezimit midis 1992 dhe 1997, por pasuesit e komunisteve i falen dhe u dhane para si demshperblim sepse ata kriminele na ishin denuar "pa te drejte". Sot disa prej tyre, apo ata pasues krenare te tyre, udheheqin ne majat e shtetit. Turp! Sa kohe nuk ka drejtesi per keto krime, nuk do te kete paqe sociale.

Me 29 nentor 1944, u vendos zyrtarisht nje regjim kriminal komunist. Se paku kjo eshte nje date e sigurt historike. Per kete arsye, duke perifrazuar Presidentin amerikan Ruzvelt, ajo date do te jetoje ne turpin e krimeve kunder njerezimit deri sa kriminelet qe i ngjyen duart me gjakun e shqiptareve ‎per te ngritur pushtetin e komunzimit deri me 1991, nuk kane dale para drejtesise!

https://www.bbc.com/news/world-europe-46327804?fbclid=IwAR2Ay906XszVZOHj4A1c0Ekqi1KjczEkcZ6rA1cGdZwP8b0R6m-eC1pWKkk

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar05/12/2018 11:12

Komunizmi si fillozofi nuk ka sepse të cilësohet si krim. Është thjeshtë një ideollogji e dështuar që u provua si e tillë. Është e marrëzishme që këmbët të komndojnë kokën siç predikon komunizmi.
Por veçanërisht në rastin e Shqipërisë, nuk ka sepse të ngatërojmë "idealizmin" fillozofik utopist komunist, me realitetin e diktaturës kriminale të modelit stalinist.
Që të kesh bindje qoftë edhe të majta, ndikuar nga fillozofia marksiste, edhe kjo mund të konsiderohet si një e drejtë njerëzore e lirisë së mendimit, pamvarësisht se fluturon, siç e themi shqip, me presh në bythë.
Por as Enver Hoxha e as Edver Rama nuk ja kanë pasur idenë e fillozofisë komuniste.
Që të dy hynë në politikën shqiptare krejtë rastësisht,, që të dy njerëz të pa shkolluar që në rininë e tyre u dhanë pas qejfeve në Francë me paratë e familjarëve e miqve të tyre.
Që të dy nga e gjithë dogma marksiste, veçuan vetëm marrëzinë e "diktaturës së proletariatit" ndonës vetë nuk ishin proletarë e bile i përbuznin proletarët, sepse me këtë dogmë, në emër të proletariatit mund të fitonin pushtet të pakufizuar diktatorial.
Enver Hoxha e katandisi gjithë popullin shqiptar në "proletarë", pra skllevër pa asnjë pronë e pa asnjë të drejtë, duke fuqizuar vetëm kastën e Bllokut famëkeq.
Edi Rama , edhe ai në emër të proletariatit i mori votat, por si Enveri, mbështeti vetëm grupin e oligarkëve, (Bllokun aktual) nga i cili kujton se do të qeverisë me dekada si Enveri.

shqiptar04/12/2018 10:38

Derrave edhe mund t'ju a ndryshosh emrat, por çfarë di ti ndonjë fakt more "onkezmi" për z.Bylykbashi që paska qenë edhe ai një persekutor enverist, që edhe unë ta cilësoj ate si "derr" ?
Me aq sa di, ky zotëri vjen nga një familje e persekutuar nga diktatura enveriste.
Një gjë duhet të mësojnë shqiptarët tru shpëlarë nga propogandat komuniste, se gjëja më e lehtë është të prishësh e gjëja më e vështirë të ndërtosh.
Kanë bërë padyshim gabime demokratët shqiptarë në proçesin e ndërtimit të demokracisë e ringjalljes ekonomike të Shqipërisë, por hapini o të uruar sytë se Edi Rama në gjithë karrierën e tij politike "talentin" e tij si politikan, e ka përdorur vetëm për të prishur.

Anti-komunisti03/12/2018 15:35

Po mer Oerd, po! Bukur flet zotrote! Po dhe ajo partia jote, ka strehuar, kushedi sa komuniste dhe sa per dijeni, po prape partia jote e shkaterroi shpresen e atyre njerezve, qe dolen nga burgjet ne vitet '90. As prone s'u ktheu dhe te ndenjurat talli me ato demshperblime.

shqiptar03/12/2018 13:51

Të lumtë o Bylykbashi.
Ke bërë një shkrim të rrallë që e zbërthen të plotë realitetin shqiptar.
Kurrë në Shqipëri nuk mund të flitet për "reformë në drejtësi", nëse drejësia nuk do të ndëshkojë krimet e 5 dekadave të diktaturës kriminale të Enver Hoxhës.

Onkezmi03/12/2018 03:16

Gjithe derrat nje turi kane...dhe ti Bol-gashi i tille je.

Shto koment

Denonco