Ferma e Kafshëve/ Ja qëndrimi i krye-Derrit për Fake News

Ferma e Kafshëve/ Ja qëndrimi i krye-Derrit për Fake News

Nga SYRI.net - 02/12/2018

Pjesë nga Fjalimi i Kryederrit para se të rrëzonin nga pushteti Njeriun.

Të dashura Kafshë,

Mos i vini veshin atyre që thotë se Njeriu dhe Kafshët kanë interesa të përbashkëta.

Mos besoni ata që thonë se lumturia jonë varet nga lumturia e Njeriut.

Gjithçka thotë Njeriu është Fake News.

Duhet të keni parasysh se Njeriu s’njeh interes tjetër, vec interesit të vet. Ajo që duhet të mbizotërojë mes kafshëve, gjatë të gjithë betejës sonë, është uniteti dhe shoqëria mes nesh.

Të gjithë Njerëzit janë armiqtë tanë.

Të gjithë Kafshët janë shokët dhe  miqtë tanë.

Dhe për ta mbyllur shtroi  një pyetje:

Të dashur shokë, si do të konsiderojmë mijtë dhe lepujt e egër, aleatë apo armiq? Ju propozoj të votojmë dhe të marrim vendim për rezolutën me një pyetje; A janë mijtë shokët tanë?

U votua menjëherë dhe me shumicë u pranua që “mijtë janë shokët tanë”; votuan kundër 3 qentë e macja, por nga verifikimi doli se macja kishte votuar një herë Pro dhe një herë Kundër!

Të dashur kafshë,

Për ta mbyllur fjalën time mund t’ju them se:

Armiku ynë është gjithnjë me Dykëmbësh.

Kurse miku ynë është Katërkëmbësh ose Fluturues.

Asnjëherë mos humbisni toruan, lufta mes nesh s’duhet të ndryshojë mendimin për armikun.

Pasi të fitojmë në duhet të ruajmë me fanatizëm Zakonet tona:

Asnjëherë Kafsha nuk duhet të banojë në një shtëpi,

Asnjë kafshë nuk duhet të flejë në krevat,

Asnjë kafshë nuk duhet të veshë rroba,

Asnjë kafshë nuk duhet të pijë alkool e cigare, dhe

Asnjë kafshë nuk duhet të prekë me dorë para e të negociojë.

Të gjithë zakonet e Njeriut janë zakone të këqija;

Sidomos asnjë Kafshë s’duhet të terrorizojë një Kafshë tjetër.

Kafshët me njëra tjetrën janë vëllezër, pavarësisht kush është i fortë apo i dobët,

Asnjë Kafshë nuk duhet të vrasë një Kafshë tjetër.

Përmbledhtas mund t’ju them se:

Të gjithë kafshët janë të barabarta mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco