Qeveria të shpallë ditë zie kombëtare

Qeveria të shpallë ditë zie kombëtare

Nga Ilir Babaramo - 01/12/2018

Kombi shqiptar në të dyja anët e Drinit ështe në zi. Eshte ndarë nga jeta një amerikan i madh, ndoshta më i madhi në historinë tragjike të shqiptarëve.
Bushit senjor, ne kohë të ndryshme, dy gjysmat e kombit i detyrojnë lirinë. Eshte ai që rrëzoi "perandorinë e së keqes" që në Shqipëri ashtu si në krejt Lindjen komuniste beri të mundur te fryjë era e lirisë.

Dy vjet më vonë, në ditën e krishlindjege të vitit 1992 përcaktoi një nga zhvillimet më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, atë që historia e Ballkanit e njeh si "christmans ëarnig". Ndonëse kishin kaluar dy muaj nga humbja e zgjedhjeve dhe ekipet e transicionit pergatisnin hyrjen e presidentit klinton në shtepine e bardhe, presidenti Bush do dilte para kamerave në zyren ovale per të paralajmeruar Miloshevicin se nese konfliktit e zhvendoste në Bosnja në Kosova, Jugosllavia do bombardojej nga Shtetet e Bashkuara. Gjithë analistet e kohës besojnë se ceshtja e Kosovës do ishte zgjidhur kohe më parë nëse Bush senjor do kishte fituar mandatin e dytë.

Ai është babai i një tjeter amerikani të madh. Në vizitën e vetme që një president amerikan ka bërë në Shqipëri , Bush junior në një nga datat më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve 10 qershor 2007 do të deklaronte anëtaresimin e Shqipërisë në Nato dhe shpalljen e pavaresisë së Kosovës. Time is now, do thoshte Bush junior në krah të kryeministrit shqiptar Berisha.

Për të treguar se jemi një komb mirenjohës qeveria shqiptare duhet te shpallë ditë zie kombëtare. Qeveritë e dikurshme kanë detyruar shqiptaret të mbajnë zi zyrtare për Stalinin, Maon, Ho Shi minin. Qeverisë aktuale i duhet të formalizojë ndjenjën njerëzore kanë gjithë shqiptaret nga të dyja anët e Drinit për humbjen e një miku të madh. Time is now
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nebil02/12/2018 11:42

Kur te vdese miliarderi Soros do te kete zi kombetare nga te dy anet e politikes shqiptare, te majte e ata qe shkelin syrin djathtas dhe kethesen e marrin majtas, RIP

kuti01/12/2018 21:49

Nuk kane per te shpallur asgje, sepse qeveria e llumit eshte kunder shqiptareve e pro serbise! Ps; Komentet qe bejne njerezit duhet ti lini deri sa te jene ne faqen tuaj te internetit, o çim! Ndryshe beni sikur edhe ju, por qe... duket se jeni ne rrjesht ! Sepse kur njerezit nuk shohin komenete edhe ata nuk komenetojne ! Mos u beni te pa denje!i

Nino01/12/2018 16:42

Bravo z. Babaramo , të përgëzoj për këtë koment shumë të bukur ! Presidentët Bush babë e bir kanë Mirënjohjen e Përjetshme nga Kombi Shqiptar . R.I.P. Mr. PRESIDENT !

Angelo01/12/2018 16:36

Gomar ngeli ky teveqel, vetëm praktikën e lëpirjes di, nuk mësoi akoma as se si të vërë gjoba e bëjë leka si Fred Peqinsi

t01/12/2018 11:43

kjo qeveri do shpalle dite zie kur te ngordhi soros

Shto koment

Denonco