Shqipëria si aeroport dhe fabrikë njerëzore pa kuptim…

Shqipëria si aeroport dhe fabrikë njerëzore pa kuptim…

Nga Nga Artur Zheji - 01/12/2018

Tashmë është e qartë. Shqipëria, pavarësisht se sot është e dyfishuar, duke përfshirë Kosovën e Pavarur, nuk ka dhe nuk mund se si të ketë një Peshë të Re, Gjeopolitike.

Shqipëria drejtohet, herë më mirë dhe herë më keq, nga politikanë pa vizion, që kanë të vetmin qëllim të shëmtuar, mbushjen e xhepave të tyre dhe kaq.

Kjo është e trishtuar dhe e vërtetë njëkohësisht.

Mirëpo përveç të tjerave, gjithkush nga ne populli, ka, përherë e më pak kohë për të menduar për këtë dhe aq më tepër për të vepruar ndaj kësaj të keqeje të madhe dhe antikombëtare.

Në mungesën e plotë të çdo shprese se gjërat mund të ndryshojnë, Shqipëria dhe shqiptarët, kanë vetëm dy shanse, njeri më ogurzi se sa tjetri.

Ose të shndërrohen në shërbëtorë të të pasurve vendas dhe klientëve të tyre të huaj, të punojnë pra përjetësisht si kamerierë, masazhatorë dhe yzmeqarë, pra gjysëm skllevër, ose të rekrutohen si ushtarë të krimit të organizuar, si drogë shitësa e drogëshpërndarës  ndërkombëtarë.

Shansi i dytë, është emigrimi masiv, për ku të munden dhe si të munden, në kërkimin e dëshpëruar të një jete më të mirë për ata vetë, e sidomos për fëmijët e tyre.

Dhe në të vërtetë, shqiptarët, jetojnë në një Shqipëri, realisht të vetë pushtuar dhe krejt të pa shanse, me shtresa të paravendosura të një kaste trasversale politike, që sillet përherë e më shumë si pushtuese.

E vetmja shpresë reale është turizmi, se çdo pasuri tjetër tashmë është grabitur dhe nuk duhet të llogaritet.

Është e tmerrshme të mendosh, shqiptarët krenarë dhe ambiciozë, gjenetikisht të ndritshëm dhe të lashtë, që po shndërrohen dhimbshëm në një komb hyzmeqarësh apo kriminelësh dhe që po bëhen përherë e më tepër në një vend ku të huajt, vijnë gjithmonë e më tepër për të ngrënë e për të mirë, mirë dhe lirë, për të lidhur kontrata droge dhe për të kurvëruar me vajzat e bukura shqiptare, pa asnjë mbrojtje.

Koha për një Klasë te Re politike ka ardhur prej kohësh, por Shqipëria është peng dhe përdorimi gjithmonë e më i shpeshtë i policisë dhe dhunës kundër popullit, është tregues i qartë, i këtij maskarallëku.

Investimet për rrogat e policëve dhe të Policisë, mjerisht nuk bëhen për të forcuar një Repart të Shtetit, kundër krimit, por bëhen për të forcuar dhe motivuar, një repart të pushtetit, kundër Popullit të tij, në revoltat e veta spontane, kundrejt padrejtësive të thekshme, që oligarkia ndërmerr kundrejt tij!

Qeveritë dhe shtetet e botës, nuk janë perfekte, por kanë një Vijë të Kuqe, të Interesit Kombëtar, të cilën, politikanët vetëpërmbahen që të mos e shkelin kurrë, sepse historitë e tyre kombëtare, janë të mbushura me kokëprerje mbretërisht dhe diktatorësh të ekzekutuar apo burgosur rëndshëm.

Ndërsa në Shqipëri, edhe kur mbretëruan vrasjet shtetërore, për 45 vite, vrasjet dhe persekutimet, e drejtuan tehun e tyre, ndaj pinjollëve më të mirë të Kombit dhe mbi të gjitha, me pikësynim, mbajtjen e pushtetit të një oligarkie të kuqe dhe frikësimin masiv të popullit ‘punonjës’…

Gradualisht, pas trullosjes së parë, të pas viteve ’90, klasa e re politike shqiptare, kërcell politik i klasës së mëparshme komuniste, asnjëherë të përmbysur në të vërtetë, i ka rifituar shprehitë e vjetra në një kontekst të ri dhe po e ‘kooperativizon’ përsëri popullin e mbetur në Shqipëri dhe priret ta ‘delezojë’ dhe ta nënshtrojë plotësisht.

Rama nuk është më i keqi i kësaj specieje, por e çoi këtë detyrë që morri me dëshirë dhe vullnetarisht përsipër, drejt përsosjes dhe me tone arrogance progresive.

Shqiptarët nuk kanë më fuqi, të bëjnë kryengritje si në vitet ’97 apo ’98, sepse Perëndimi i ka thithur energjitë e tyre, duke marrë me vete 2 milionë emigrantë, përfshirë këtu të gjithë ajkën e qytetarisë, të djeshme dhe të sotme.

Nënshtrimi është i dhimbshëm dhe po ndodh!

Ftesa për një aleancë trasversale që u bën herë pas here ‘kundërshtarëve’ politikë Rama, është një ftesë logjike dhe e sinqertë, sepse ai i fton të gjitha palët të Kastës politike shqiptare, për të bashkuar forcat drejt një qëllimi të përbashkët: Ndarjen e llokmave të pasurive shqiptare, nënshtrimin e të varfërve dhe largimin me shkop gome të shqiptarëve të pabindur drejt burgjeve ose aeroporteve!

Sepse gjykon që ai po punon edhe për ata, ditë pas dite dhe ka në këtë pikësynim dëshmitarë dhe përfitues, sipërmarrës të mëdhenj, që kanë gjithmonë e më shumë ngjyrën e parasë dhe asnjë ide apo qëndrim apo botëkuptim politik. Shpërndarja e llokmave të tenderave nga qeveria e sotme, është tashmë 360gradë, klientët e qeverisë janë përherë e më shumë edhe bizneset e ‘djathta’, duke krijuar një rishpërndarje financiare në të gjitha venat dhe kapilarët e organizmit të Kastës.

Dhe kjo po ndodh në të vërtetë!

Dhe për të shëruar shpirtin e sëmurë, fluturon për të hapur një ekspozitë arti, për ti thënë vetes dhe të tjerëve se shpirti i tij, nuk ka vdekur edhe, ndërkohë që dërgon repartet e dhunës të rrahë e të burgosë popullin e vet, që i mban mbi kurriz harxhet dhe pordhët e shumta!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Krist01/12/2018 16:02

More Zheji,te mbeti kocka ne dore,more djale,dhe po perpiqesh ,me te gjitha menyrat ta ruash,mbasi mishin ja ke ngrene.Ngado qe t'i biesh,me kocken e mikut ne dore,del si pa dashje ne skene,perpjekja jote.Ti mikun tend mbroje (ruaja kocken,mbasi mishin,ta ka ngrene ai vete),por neve mos na shit dokrra,se e njohim shume me mire se ty,sepse ne e shohim ate (Mikun tend),me syrin me xham,ndersa ti,e sheh ate,vetem nepermjet pikturave (zhgarravinave ) te tij,qe ka bere gjate gjithe jetes (dhe vete jeta e tij,eshte nje zhgarravine e qelbur),te perziera,me ato historite,qe here i tregon ti,(me bicikleten tende te famshme),dhe here i tregon miku tend,me plote deshire e malle.Idiot,paske qene,dhe edhe me shume isdiot je bere,duke e treguar vehten origjinal,pra krejtesisht pa vlera,por nje mendjemadh,bosh dhe pis,sikunder edhe busti yt-teper i peshtire.

Krist01/12/2018 16:02

More Zheji,te mbeti kocka ne dore,more djale,dhe po perpiqesh ,me te gjitha menyrat ta ruash,mbasi mishin ja ke ngrene.Ngado qe t'i biesh,me kocken e mikut ne dore,del si pa dashje ne skene,perpjekja jote.Ti mikun tend mbroje (ruaja kocken,mbasi mishin,ta ka ngrene ai vete),por neve mos na shit dokrra,se e njohim shume me mire se ty,sepse ne e shohim ate (Mikun tend),me syrin me xham,ndersa ti,e sheh ate,vetem nepermjet pikturave (zhgarravinave ) te tij,qe ka bere gjate gjithe jetes (dhe vete jeta e tij,eshte nje zhgarravine e qelbur),te perziera,me ato historite,qe here i tregon ti,(me bicikleten tende te famshme),dhe here i tregon miku tend,me plote deshire e malle.Idiot,paske qene,dhe edhe me shume isdiot je bere,duke e treguar vehten origjinal,pra krejtesisht pa vlera,por nje mendjemadh,bosh dhe pis,sikunder edhe busti yt-teper i peshtire.

Ajo01/12/2018 14:59

Z. Xheji me pesimizmin mos kujton se po i ben ndonje sherbim popullit?
Ashtu edhe si shume” kundershtare” te tjere te Rames, ju nuk beni asgje tjeter vecse godisni pas shpine opoziten, qe ne mungese te asaj klase politike te re qe ju “ enderroni dhe shpresoni” dhe nuk po duket gjekundi, eshte e vetmia shprese per daljen nga kjo situate sa e dhimbshme aq edhe e rrezikshme.
Nuk me pelqen aspak kur e relativizoni te gjithe klasen politike shqiptare. Jo zoteri nuk jane te gjithe njelloj, por ju meqe gjithmone keni mbeshtetur ish partine komuniste, tani qe i doli boja krejt dhe eshte jo vetem nje parti qe nuk pyet per shtresat ne nevoje dhe popullin e saj , por eshte nje parti anti kombetare, ju perpiqeni ti fusni te gjithe ne nje thes.
Biles, sot po hidhni edhe idene teper te rrezikshme se Rama me shume po punoka per te djathtet, dmth PD- ne dhe Lulezim Bashen, se sa per te rrenuar, boshatisur vendin nga pjesa me aktive e shoqerise si dhe per te shkaterruar shtetin e brishte te Kosoves. Gaboheni rende( ne fakt ju e dini shume mire te verteten por nuk iu intereson aspak! ) teksa thoni se asnje qeveri shqiptare ne keto 28 vjet nuk kishte asnje strategji afatgjate dhe ide per perparimin e vendit dhe te kombit shqiptar. Atehere po ju pyes Z. Xheji se cfare ju tregon juve angazhimi i se pares qeveri te PD-se ne perpjekjet e saj titanike ( megjithese askush prej qeveritareve te pare nuk e kishte realisht te qarte se si funksionon nje demokraci dhe tregu i lire per vet arsyen e thjeshte se nuk kishin asnje eksperience konkrete dhe formim formal, nuk kishin jetuar ne liri dhe ishin rritur dhe edukuar ideologjine shtypese dhe trushpelarese marksiste- leniniste ashtu si cdo shqiptar tjeter) per hapjen e vendit ndaj botes, per nderkombetarezimin dhe mbrojtjen e kosovareve nen thundren e Serbise se Milloshevicit? Gjithashtu cfare mund te thoni per arritjet e qeverise Berisha ne vitet 2005-2013 ne liberalizimin e vizave dhe mundesimin per here te pare qe shqiptaret te ndihen si qytetare europiane? Po per anetaresimin e Shqiperise ne NATO? Po per njohjen e Kosoves si shtet i pavarur a nuk ka ndonje merite Shqiperia nen qeverine Berisha? Po Rruga e Kombit qe lidhi me ne fund nje komb te ndare a nuk iu duket nje strategji kombetare?
Mund te rendisja edhe plot te tjera, qe cuditerisht shume shqiptare bejne sikur harrojne, por pretendojne se iu kane ardhur si dhurate prej qiellit ato liri dhe mundesi per te jetuar si gjithe qytetaret e botes , nderkohe qe sulmojne dhe demonizojne Z. Berisha, i cili ka meriten me te madhe per per kete demokraci qe jetojme, qofte edhe e cunguar.
Ashtu si cdo politikan ne bote, Z. Berisha nuk ishte i pagabueshem, por i ka bere kombit dhe vendit sherbime te medha. Ju lutem Z. Zheji a mund te me permendni qofte dhe nje arritje te vetme te qeverive Nano 1 dhe 2 ( pervec mashtrimit te shqiptareve se do t’iu kthente parate e vena ne firmat piramidale por ne fakt e luajtu gjithe pasurine e shqiptareve neper kazino dhe darka mondane)?
Po qeveria e “ ish- mikut apo vellait” tuaj shpirteror, qe sipas jush nuk eshte me i keqi i politikaneve tane ( valle a gjen dot nje me te keq se ai?), por e paska zene e keqja se eshte i rrethuar prej mediokreve dhe te pangopurit, cfare arritjesh ka?
Ai ne fakt vetem ka shkaterruar ate qe me aq mundim ishte krijuar deri ne vitin 2013.
Nese doni ta ndihmoni sado pak kete popull qe ka nje kujtese shume te dobet, do benit mire ti tregonit se fati i tij eshte ne duart e tij, se kur thika arrin ne kocke duhet luftuar per te hedhur poshte nje qeveri antikombetare. Dhe nese mundeni na e krijoni ju opozitaret e opozites kete klase te re politike, ju lutem beheni dhe lereni popullin t’ ju gjykoje per sa vleni ! Por nderkohe mos e demoralizoni, sepse keshtu ju i thoni duroni me mire Ramen se opozita eshte edhe me e keqe!

snuk01/12/2018 12:27

e kupton o zheji pse jemi kaq rend. njekohesishte shpjegon dhe faktin pse kemi frike te dalim te ngrejme zerin. evropianet as qe ja kane haberin, te pakten kete pershtypje po me japin. edhe pse gjykatat duhet te kishin dhene shenje tani. apo kush do te merret me keta hajvane te korruptuar thuaj.

Shto koment

Denonco