Replikë me kolegët në Prishtinë/ Rama s’lufton për kufij, por për like në Facebook

Replikë me kolegët në Prishtinë/ Rama s’lufton për kufij, por për like në Facebook

Nga Andi Bushati - 30/11/2018

Si gjithmonë, sa herë që Edi Rama shkel në Kosovë, apo flet për çështjen e saj, ai lë nga pas një gjurulldi të vërtetë. Nuk bëri ndryshim as takimi i Pejës që megjithëse me dekor modern, pati një brendi të denjë për shekullin e XIX. Pas kësaj shfaqeje sa folklorike, po aq edhe të përshtirë, një pjesë e mirë e opinionistëve kosovarë i janë përveshur vënçe kryeministrit të Shqipërisë.

Disa e kritikojnë se nuk respektoi shtetin e Kosovës dhe flamurin e tij. Disa të tjerë se si gjithmonë nuk e shmangu dot rolin e paternalistit duke folur edhe në emër të tyre. Ka që shkojnë edhe më përtej duke fantazuar për një plan të përbashkët me Vuçiçin, që prodhoi menjëherë trazirat në Mitrovicën e Veriut. Ndërsa më të politizuarit mendojnë se zgjodhi të mbështesë Thaçin në idenë e marrë të shkëmbimit të territoreve.

Të lexuara fjalë për fjalë, thëniet e Ramës mund të interpretohen në sejcilën nga këto mënyra. Por, të para në një perspektivë afatgjatë, të gjitha këto kritika janë lavdërime të pamerituara për një njeri, që nuk ka as plan, as projekt dhe as strategji të mirëmenduar, por sillet thjeshtë si një adoleshente në kërkim të vëmendjes.

Të gjithë kolegëve të mij në Prishtinë, që i janë vërsulur Edi Ramës duke e marrë seriozisht dua t’i kujtoj një ndodhi që ka ngjarë pak kohë më parë në një mbledhje të kabinetit qeveritar.

E ka rrëfyer në vetë të parë një njeri që ka qenë aty prezent. Një nga ata personazhe që kryeministri ynë, idhëtar i politikës spektakël, e gradoi zv ministër arsimi, vetëm se kishte arritur të krijonte pak bujë në shtyp.

Dhe ky zv ministër, që e turpëroi shefin e vet sepse dha dorëheqjen vetëm pas dy javëve në detyrë, tregoi një skenë marramendëse nga mbledhja e qeverisë ku arriti të marrë pjesë. Një skenë kafkiane ku shefi i kërkonte llogari të rreptë vartësve ministra për pëlqimet që kishin marrë në rrjetet sociale. Ky ishte prokupimi madhor i atij tubimi. As sa detyra kishin rrealizuar, as dosjet qesharake që i dërgojnë Brukselit duke pretenduar se do të hapë negociatat, por vetëm e vetëm se sa atraktivë kishin qenë për konsumuesit e Twitter, Instagram, Facebook.

Ndoshta po t’i kishin kushtuar vëmendjen e duhur këtij rrëfimi edhe kolegët e mij në Prishtinë nuk do të kishin qenë aq serioz në kritikat për Edi Ramën.

Ndoshta po t’a shikonin me këtë sy, as do të ishin kapluar nga paranoja për një projekt ogurëzi të gatuar mes Tiranës dhe Beogradit dhe as për ndonjë shitje të territoreve që sot i përkasin Kosovës.

Përpara tyre do të kishin ngritur pyetje pak më të thjeshta:

Si shpjegohet për shembull që vetëm brenda katër ditësh ministri i Financave dhe kryeministri shfaqen me qëndrime krejt të ndryshme në publik për sa i përket taksës 100% që u vu për prodhimet serbe? Si shpjegohet që shefi i diplomacisë në Tiranë, ka një qasje ku e ku të pakrahasueshme me atë të Edi Ramës për shkëmbimin e territoreve? Si ka mundësi të shpërfaqet me kaq lehtësi ky amatorizëm për të cilin do të skuqeshin edhe qeveritë më qesharake të rruzullit? Si ka mundësi që në një ekip, ku nuk pipëtin askush veç të parit, të ketë të tillë zëra alternativë?

Përgjigjet për këto pyetje janë fare të thjeshta. Kjo kakofoni është shembulli më ilustrues se qeveria e Tiranës, nuk ka as plan, as strategji dhe as projekt. Prandaj Arben Ahmetaj foli korektësisht sipas traditës që ndjek Shqipëria prej vitesh dhe Edi Rama, në një sfond me flamuj dhe me shqiponja, në Pejë, improvizoi një qëndrim krejt të kundërt.

Kryeministri, ndryshe nga qëndrimi i akullt i vartësit të vet, e ndjeu se shou që organizoi në tubimin e përbashkët të dy qeverive, i jepte më shumë “like” në Facebook. Dhe sipas modelit të asaj mbledhjes së kabinetit, që tashmë është bërë e njohur në Tiranë, ai veproi menjëherë. Thjesht për shfaqe. Për të rënë në sy mbi të tjerët. Për të tërhequr pak më shumë vëmendje.

Për këto arsye qëndrimi i kritikëve të tij në Prishtinë u duk pak i ekzagjeruar. Sepse Edi Rama nuk duhet marrë seriozisht për ndonjë plan afatgjatë. Ai as nuk mund të ndajë, as të bashkojë shqiptarët. Ai thjesht do të shtojë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Andi01/12/2018 12:02

Bushat ne te kuptojm ty qe ti je nje femij i hastretit dhe deshiron qe ne analizat tua te kesh shum te drej por harron qe je fanatik gjakftohes qe nuk flet kurr ne menyr Racionale .
mos u ngut o burr se edhe Einstajni ka pas Msues se nuk pat lind i msuar .meso edhe ti diqka ,dhe benu sa ma Racional e mos i mendo veq leket.

sopiqoti30/11/2018 22:31

Andi Bushati,prototipi i nje ".analisti." protoitipi burokat, qemendimet eti te percjella tek ndigjuesit nuk shpien asgje me vlere tek ata dhe jo i paanshem ne analizen e problemeve qe diskutohen ne panele ku ai mer pjese.Le te mos haroje nga nga cili grup shoqeror vjen para se te meret me ata qe drejtojne qeverisjen e sotme.

krasasi tp30/11/2018 16:54

Nuk ka udheheqes shteti,Sekretar te pare ,Mbret, President apo Autokrat ne cdo emertim qe ai shfaqet, qe mos te doji me te miren per popullin e tij.Qofte edhe per arsye pragmatiste dhe sundimi sa me jetegjate.Ky eshte rregulli.Nga ky rregull nuk perjashtohet as qeverisjet e sistemit qeverises, i pretenduar si demokratik, por ne fakt siç po rezulton, nje qeverisje te nje sistemi hibrid.Vendosja e Z.Muka si zv/ minister i Arsimit, mund te kete qene nje perpjekje e z.Rama per ta azhustuar sistemin e arsimit dhe per te dhene nje mesazh se qeverisja mund te revolucionarizohet ,se administrata mund te standartizohet, bazuar ne vlera e profesionalizem kur ne krye te puneve vendosen te aftet.Doreheqja e zv/ministrit si dhe pushimi qe ju be nje te afti tjeter, doktorant i shkolluar jashte por i "qeruar" nga brenda, nga Universiteti Buqesor i Kamzes, eshte nje kambane alarmi dhe nje sinjal "kuptimplote"per Kryeministrin, por edhe per partneret nderkombetare,se sistemi hibrid nuk mund te shpetohet nga brenda, pra me forcat e veta.Antikorpet e sistemit hibrid funksionojne me gjithe kapacitetin e tyre dhe mbrojne sistemin.Per gjithe militantet partiak dhe perfituesit klienteliste te sistemit hibrid ,ndoshta partneret nderkombetar kane vendosur te veprojne.Perfshirja e nje perfaqesuesi te EUROPOL-it ne Policine Shqiptare duhet te pasohet me vendosjen e keshilltareve te till ne çdo ministri dhe dikaster.Besimi qe paten partneret nderkombetar te aftesite shtet formuese te shqiptareve per arsye te ndryshme nuk u permbush ne permasat ,pritshmerite, kerkesat dhe nevojat per integrim.Pas çlirimit te vendit administrata shqiptare, dikasteret kryesore te shtetit, perfshi edhe ato partiake u mbushen me eksperte Jugosllav.Pas prishjes me Titon u mbushen me keshilltar sovjetik.Eshte normale ,legjitime dhe dobiprurese per Kombin Shqiptar kjo "nderhyrje" ne punet e shtetit shqiptar.Bile pak e vonuar eshte.

Shto koment

Denonco