Një udhëzues që mund të ndihmojë debatin publik

Një udhëzues që mund të ndihmojë debatin publik

Nga Ylli Manjani - 30/11/2018

Ndoshta ndihmon disi debatin publik sqarimi i procesit publik që duhet ndjekur, për të ndërtuar një vepër publike e infrastrukturës (rrugë, ujësjellës, vepra energjitike).

Po tentoj ti përgjigjem pyetjeve: çfarë duhet bërë që një vepër publike të ndërtohet sipas rregullave? Cila është procedura?

Për të përcaktuar një proces të rregullt që duhet ndjekur, duhen parë në kompleks më së shumti këto ligje:

Ligji për Administrimin e Buxhetit; ligji për Prokurimet Publike;

ligji për shpronësimet;

ligjet sektoriale të infrastrukturës;

Ligji për Koncensionet

aktet nënligjore në zbatim dhe

Kodi i Procedurave Administrative.

Këto ligje në tërësinë e tyre kërkojnë nga administrata publike që për çdo vendim që marrin apo për çdo vepër infrastrukturore që ndërtojnë, të respektojnë parimet e Ligjshmërisë; përgjegjshmërisë; eficencës; transparencës e llogaridhënies.

Sipas kësaj baze ligjore që një vepër publike e infrastrukturë të ndërtohet duhet të ndiqen këto hapa:

1. Kryerja e një studimi fizibiliteti. Në këtë fazë mblidhen të dhëna dhe renditen arësyet, idetë e alternativat përse duhet vepra publike (rrugë, ujsjellës etj). Studimi i fizibilitetit ndihmon vendimmarrjen e shtetit për të përcaktuar eshe sa prioritare është kjo vepër në raport me të tjerat.

2. Hartimi i projektit. Bazuar në konkluzionet e studimit të fizibilitetit, por edhe nga analiza të leversisshmërisë, cilësisë dhe jetgjatësisë së vepres, hartohet projekti teknik. Administrata miraton variantin më leversisshëm dhe pas konsultimeve me komunitetin ku projekti propozohet të zbatohet.

3. Buxhetimi. Projekti paraqitet për financim në ministrinë e Financave, e cila e shtron për miratim në komitetin e planifikimit strategjik, sipas përparsive që projekti meriton. Në vijim futet në projekt buxhetin e shtetit të viteve pasardhëse.

4. Tenderimi për përzgjedhjen e kompanive që do bëjnë zbatimin si dhe e kompanisë supervizore. Në këtë fazë synohet të përzgjidhet jo vetëm oferta më e mirë por eshe kompania më e mirë që ka përvojë në punimet që kërkohet.

5. Aplikimi për lejet e nevojshme. Leje ndërtimi (zhvillimi infrastrukture), leje mjedisi e disa leje të tjera specifike sipas natyrës së projektit.

6. Paralelisht me aplikimin për leje nisin edhe procedurat e shpronësimit pasi të jetë bërë publik projekti zyrtar i miratuar, me kostot përkatëse.

7. Pas lejeve dhe shpronësimeve fillon zbatimi i kontratës për realizimin e veprës.

Këto janë hapat që ndërmerren. Për këto hapa, pavarësisht se puna bëhet nga kompani private, agjensia publike përkatëse (ARrSH psh) është përgjegjëse para ligjit për secilin prej këtyre hapave.

Administrata publike, pra qeveria është përgjegjëse sepse administron para dhe produkt publik. Produkt publik konsiderohet edhe një projekt apo studim i dhuruar, që nga çasti që ai miratohet nga Agjensia. Kjo e fundit edhe mund të mos e pranojë nëse projekti nuk është me leverdi për publikun.

Pra kushdo që do të analizojë se si e përse një vepër publike u ndërtua kështu apo ashtu, shtrenjtë apo lirë duhet të analizojë me radhë këto hapa, një e nga një.

Gjithashtu, edhe nëse vepra publike vendoset të ndërtohet dhe administrohet me koncension apo PPP, të njëjtat hapa duhen ndjekur.

Cilido që kërkon të kuptojë se çka ndodhur apo çpo ndodh te Unaza dhe jo vetëm, i sugjeroj të përdorë këtë metodologji. Pra të kërkojë informacion për secilin hap dhe pastaj të konkludojë. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

.redi30/11/2018 20:02

O Taf,o tuaf.Po shkruaj shqip o burre se sdo te marrim vesh kurre.

Tyryry30/11/2018 14:21

Në një shtet normal po....

emri30/11/2018 14:03

cfare kuptimi kane keto kur vetem nje person ka ekskluzivitetin ti hartoje dhe ti pergjigjet vete ? E keqja eshte se populli ka qe ne fillim qe po e kundershton pikerishte per keto gjera, po ai ( i gjati ) as qe nuk e ka vene ndonjehere doren ne zjarre. ckuptim ka ore zoti ylli manjani ? jo per gje po nje pjese e te rinjeve qe nuk kane bere ndonjehere pjese as te freeshi e as te partia e shefit, por vetem ja kane evidentar keto me ane te punes, jane hedhur ne plera familjarishte...si tja bejme se keta te huajte as qe e pjerdhin fare realisht ? na iku jeto kot mor zoteri, ketyre u duket gallate se nuk kane patur ndonjehere keshtu lloje vuajtjesh, e kane marr me sportivitet jeten, ne kurriz te te tjereve, te shohesh ti mor shok si jane promovuar disa njerez ( shok klase qe nuk vini ndonjehere ne mesim ), te iken deshira per te jetuar, e jo mo punuar.

krasasi tp30/11/2018 13:06

Z.Manjani,persa rekomandoni si ligje per te patur nje "proçes te rregullt "do te duhet te shtohet edhe Kodi Civil,Kodi i Procedures Civile, Kushtetuta e Republikes se Shqiperise,KEDLTH,Ose ne mungese te vullnetit politiko-oligarkik, mjaftojne e teprojne ato te dyshes Zamir - Bodes e&.

Rabbi Yeshiva30/11/2018 10:06

Faleminderit pafund, Ylli Manjani.
Ky eshte nje veprim dhe shkrim sa demokratik aq edhe patriotik.
Respekte!

Tafa30/11/2018 09:56

MANJAK O MANJAK ME ATA KRY CULLAK KU TE IKU KIMJA ORE TI TULLAC.
TY LESHIN STA DASHTI E QELET TE PENGOJN SA HER QE TI DEL PO NA EMOCIONON
IK MORE QEL E SHKO DEJ NE TIRAN SE KAN PRUE LESH NASHTA PAK TA VNOJN
LYP LESH E QIME TE ATA QE SHESIN SE KUR TJU THOT RAMA NASHTA PAK TA NGJESIN KUR TA MBUSHESH KOKEN PLOT ME LESH E QIME TU KISHA LUT ME SHKU NE PUSHIME TI O QELATAR NUK JE KA E SHEH SE SA HER QE PO DEL SIKUR QEN PO LEH
A BON ME DIT KUSH TI QITI QIMET A MOS KE SALA QE TI DHA UDHEZIMET

Shto koment

Denonco