Shteti i lashtë shqiptar

Shteti i lashtë shqiptar

Nga Artan Fuga - 29/11/2018

Më 28 nëndor ne përluemi përpara veprës të Ismail Qemalit, dhe të gjithë përpjekjeve që rilindën shtetin shqiptar të pavarur nga Osmanët dhe që deshi të merrte një formë moderne.

Por, nuk duhet harrojmë gjenezën e vërtetë të shtetit të arbrit që është në 28 nëndor 1443, kur Skënderbeu ngriti flamurin në kështjellën e Krujës!

Jam i bindur se ishte një shtet kombëtar!

Mund të vërtetohet!

Kush mendon se ndërgjegja kombëtare nuk ishte zgjuar ndër elitat shqiptare të shekullit të 15, njësoj sikur kishte nisur të lindëte e dobët gjithandej në Europë, nuk e njeh mirë historinë e kulturës europiane dhe arbërore.

Ngaqë prej shekujsh humbi disi, mendojnë se nuk ekzistonte më parë. Sikurse arkeologu zbulon qytete dhe qytetërime poshtë shtresave të tokës. Gërmon për të gjetur qytetërime të zhdukura por që kanë qenë.

Po, shteti i Skënderbeut ishte kombëtar nga ndjenja, frymëzimi, shtrirja, aleancat dhe ndërgjegja e vetvetes. Ashtu e njihinin edhe fuqi të rëndësishme eurropiane të kohës. Gjergji si sundimtar i Arbrit.

Ai shtet nuk jetoi vetëm disa muaj ose nuk kishte shtrirje vetëm Vlorë - Berat - Elbasan por shumë më gjerë, Jug e Veri.

Ai mbijetoi për më shumë se dy dekada dhe mbet në kujtesën e shqiptarëve anëmembanë Shqipërisë dhe përtej si ideja shtetrore shqiptare.

Fakti se Osmanët e shtypën nuk do të thotë fare asgjë. Ai jetoi në ndêrgjegjen politike arbërore. Kush nuk e di në filozofinë politike që shteti është fillimisht ide pastaj realitet!!! Nëse ndonjë budalla nuk e di le t'i hedhi një sy veprës të Hegelit mbi fenomenologjinë e shpirtit! Po e lexoi dot!

Shteti shqiptar është i lashtë prej më shumë se 500 vjetësh. Nuk ka lindur para një shekulli, ndonëse ngritja e flamurit në Vlorë pati një rëndësi të jashtëzakonshme për ta rilindur atë në momente shumë kritike idenë e shtetit shqiptar.

Por vetë ideja dhe realiteti i shtetit arbëror janë qindra vite më parë.

Por politikanët e kohëve të ndryshme vlerësojnë veprën e tyre dhe harrojnë historinë. Mbivlerësuan shtetin e 1912 dhe lanë shtetin e Gjergjit. Sikurse komunistët vlerësuan 29 nëndorin duke zbehur 28 nëndorin 1912.

Për priftin e fshatit, peshkopi i krahinës është më i madh sesa Papa, kurse për Kryepeshkopin, Papa është më i rëndësishëm sesa vetë Jezusi.

Ky është fati i njerëzve të medhenj. Edhe i vetë politikanit të madh Ismail Qemali.

Babai i shtetit shqiptar në shekullin e 20. Por, jo themeluesi i idesë shtetrore arbërore, i asaj ka qenë Gjergji i Madh.

Perse na paraqisni para botës sikur jemi me kujtesë shtetrore të shkurtër?

Kujt i ka interesuar ta fshehi këtë, kjo përtej miopisë sonë egoiste?

Kujtoja se aktivitetet shkencore për Skënderbeun do të sillnin një dritë të re metafizike duke pohuar të vërteta të mëdha të lëna poshtë nga dogmat ideologjike staliniste, por në vend të tyre dëgjova një referat të një studiueseje kineze për romanin Kështjella, roman i bukur në fakt, por që është letërsi dhe jo histori.

Sa shumë përtypim dogma dhe hiqemi sikur janë të vërtetat e fundit shkencore të historisë. Të stërthëna prej dekadash të tëra.

Pse kështu?

Përulem para Ismail Qemalit, babai i shtetit shqiptar në shekullin e 20!

Shoh te shteti i arbrit i shekullit të 15 kur lindi ideja dhe realiteti i shtetit kombëtar shqiptar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku30/11/2018 08:19

Në një pikë ka të drejtë Profesori. Krijuesi i Shtetit të parë (bashkimi i principatave) është Gjergji i Madh. Ndërsa kombi shqiptar është mijëravjeçar. Gjergji është krijuesi i shtetit të parë modern, pak a shumë kur u krijuan shtetet në pjesën tjetër të Europës në prag të periudhës së Rilindjes. (Sigurisht jo në periudhën e "rilindjes" të skicofrenit Rama, termi i kopjuar prej tij është tallje bythe me popullin injorant).

Aziz ami29/11/2018 16:14

Mire mo Shoku Artan, kete shtetin e lashte te Gjergj Gjon Palit e dime, po ndonje koment per shtetin e Kallam Deshtakut te Fuges se Ri ke zotrote. Fuga i vogel po e sh.....n Shqiperine duke I sherbyer Kallamit, kurse ti na del si opozitar. Futi noi paçe e pilaf ene hypi motorrit e blej noi xhiro nga Unaza e Re .

shqiptar29/11/2018 12:27

Padyshim se ringritja e flamurit të pamvarësisë pas gati 500 vitesh në Vlorë nga Ismail Qemali,përbën një ngjarje shumë të rëndesishme të historisë së Shqipërisë.
Por mos të harojmë se Abdyl Frashëri një figurë tjetër e rëndësishme e historisë sonë, zgjodhi Prizrenin si vendin e takimit të lidhjes së famëshme të bashkimit të gjithë trojeve shqiptare .
Qyteti i vjetër i Prizrenit ndodhet në pikat takuese kufitare të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë perëndimore të banuar me shqiptarë.
Nëse në nëntor të viti 1912, flamuri i rishpalljes së shtetit të pamvarur pas atij të Lezhës së para 500 viteve, do të ngrihej në Prizren e jo në Vlorë, dipllomacia europiane e kohës, nuk do të mund ta coptonte Shqipërinë duke ja përgjysmuar teritoret e saj.
Ishte një fat i keq për Shqipërinë nga gjendja kaotike e para Luftës së parë botërore, apo një gabim i Ismail Qemalit që shfrytëzoi Vlorën me tendencë krahinariste, kjo është një punë që kërkon studime profesionale historike për ti shkuar më afër të së vërtetës.
Fakt është se kur kombet e tjera synojnë të çojnë sa më larg shtetformimin e tyre, ne e kemi injoruar faktin se Gjergj kastrioti e ka ndërtuar shtetin e parë shqiptar, që para 500 vitesh dhe e kemi konsideruar ate vetëm si një "kalorës të krishterimit" në Europë e jo si një hero kombëtar që u shqua edhe si një burrë shteti për deri 25 vjet , kur vdiq.
Qeveria e Ismail Qemalit me të cilën krenohemi se u krijua shteti i parë, në vitin 1912, nuk zgjati më shumë se një vit.

cuf dabjoni29/11/2018 11:29

mos e shperdoroni emrin dhe vlerat e Tanit duke I botuar çdogje qe thote edhe kur jane te diskutueshme ose jo ne fushat e tij...

Shto koment

Denonco