Ridvani i qeverisë së Zamirit

Ridvani i qeverisë së Zamirit

Nga Ilir Babaramo - 27/11/2018

Në mënyrë krejt të çuditshme, propozimi i ish-sekretarit të përgjithshëm të PD dhe ministrit më jetëgjatë të saj si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë nga qeveria Rama, është perceptuar gati-gati si një befasi e jashtëzakonshme. S’ka asgjë për çuditur. Është propozimi më i natyrshëm. Madje është vendimi më domethënës i politikës këto dhjetë vitet e fundit. Është vetë emblema që shpjegon si funksionon politika dhe ekonomia bashkë.

Nëse shikon komentet që bëhen nëpër portale opinioni është ndarë në dy pjesë. Opozita e opozitës sulmon Bashën se e ka katandisur PD në atë derexhe sa Rama ishte aq i zoti sa arriti të bëjë për vete vetëm me një sms vetë papën e financave shqiptare. Pjesa tjetër e shikon si një blerje kali të ngordhur nga ata që shiteshin dikur në Pazarin e Vjetër të Korçës.

Për hir të vërtetës duhet thënë se Bode ka qenë një nga njerëzit më të pushtetshëm, ndoshta më i pushtetshmi pas Berishës gjatë qeverisjes së dytë të tij. Po s'duhet të ngatërrojmë pushtetin me dijen. Dija është pushtet , por pushteti jo domosdoshmërisht të bën të ditur.

Pa hyrë në shkaqet okulte që kanë, as tifozët më të flaktë të Bodes nuk mund të gjejnë dy rreshta të shkruara prej tij. Bode kurrë nuk ka shkruar. Bode vetëm ka firmosur. Trajektorja e suksesit të tij është ajo e një punonjësi mediokër partie. Megjithatë arriti të bëhet njeriu i dytë më i pushtetshëm në vend duke e nisur karrierën nga një llogaritar koperative diku në fshatrat e thella të Librazhdit. Arriti të kontrollojë për tetë vjet rresht ekonominë e vendit pasi kishte qenë në vendin e duhur në kohën e duhur.

Momentumi  tij ishte viti 1997, viti kur në selinë e PD , i vetmi që kishte ngelur që kuptonte nga financat pak më shumë se Izeti ishte pikërisht Bode. i vetmi edukim profesional i tij ishte Instituti Bujqësor i Kamzës.

Çfarë ndodhi më pas dihet. Portreti i Bodes është i qartë për të gjithë. Grykësia dhe harbutëria e tij në komunikim të kujton atë fshatarin e filmit “Përballimi” që duke ushqyer lopën me grurë hungërrinte : na Liza na… ha Liza ha… më mirë ti Liza se ata. Megjithatë klientët e tij u përpoqën të krijojnë idenë për gati një gjeni të financave.

Pas largimit të PD nga pushteti,  Zamiri në çdo tavolinë mbushte Tiranën me shqetësimin: Shumë mirë që doktori iku se e bëri baltë, por ekonomia e vendit do jetë në rrezik sepse PS nuk ka një Ridvan.

Kur e pyesje përse Ridvani është kaq i zoti, përgjigja ishte: po kundërshtonte ministrat e tjerë, nuk pyeste fare mo burrë.

Në fakt Bode me ngrysjen e vetullave dhe deklaratën që e shqiptonte në çdo çast duke tundur gishtin horizontalisht: nuk ka leka, ishte kthyer belaja dhe gazi i gjithë ministrave të tjerë. Por fonde kishte, madje derdheshin lumë, por pa asnjë rentabilitet.

Në kohën kur rrugët që të çonin në dy qytetet e vetme që bëjnë pjesë në Pasurinë Botërore të UNESCO-s, Berat dhe Gjirokastër ishin në gjendje të mjerë, gjendeshin fonde për të ndërtuar dhjetëra km rrugë për në një fshat të humbur, Rakickë, vendlindjen e Bodes.

Qeveria Rama gjeti një humnerë të frikshme në buxhetin e shtetit. Por kjo nuk e pengonte Zamirin ta shikonte largimin e Bodes nga zyra si një tragjedi kombëtare. Dhe në fakt kishte të drejtë. Për biznesin e tij ishte më shumë se tragjedi. Ai kishte lënë Vjenën dhe erdhi në Shqipëri pikërisht në vitin 2005 në kohën kur si vëllai i tij shtiu në dorë ekonominë e vendit. Dhe prej atij çasti aktiviteti i tij i ngjan një fontane. Askush nuk është kundër pasurimit të shpejtë, por jo duke shkatërruar konkurrencën me ndihmën okulte të qeverisë. Dihet si i nxihej jeta nga administrate fiskale në Shqipëri kompanisë Trony .

Gjigandi evropian i shitjes me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake u detyrua t`ia mbathë nga sytë këmbët. Ridvani kishte vënë gjithë shtetin në shërbim të Zamirit. Gjithë bizneset që e kishin ndërtuar më thonj e sakrifica aktivitetin e tyre për dy dekada rresht kaploheshin nga frika se mos Zamiri ndonjë ditë vendoste të hynte dhe në fushën e tyre. Fundi dihej: brenda pak muajve duhej të ulnin qepenat, ndryshe një skotë jaçejovanotaksidarësh do ua nxinte jetën çdo ditë.

Në mënyrë të ngjashme ikën dhe austriakët që vite më parë kishin marrë koncesionin e industrisë së kromit. Financat i detyruan të largohen. Borxhi që i kishin kësaj kompanie arriti shifra të frikshme. Vetëm nga mos rimbursimi i TVSH detyrimi shkonte në 40 milionë euro. Për këtë arsye u detyruan ta shisnin po 40 milionë euro. Vetëm kur kishin kaluar pak ditë nga shitja u krye rimbursimi i kësaj kompanie. Pra blerësi i saj e mori me kosto zero. Vetëm me lekët e rimbursimit të TVSH që Financat nuk u jepnin pronarëve të mëparshëm.

Meqë po flasim për kromin, Zamiri pret dy dhurata për krishtlindje. Nuk është vetëm favori që i bëjnë duke çuar Ridvanin në Këshillin Mbikqyrës por dhe paketa fiskale.

Në janar, Zamiri do t'i paguajë shtetit gjysmën e detyrimit që paguan deri sot për kromin. Kjo me ligj. Ashtu si në kohën e Bodes, Rama i qep ligjet su misura për shtatin e Zamirit. Cipa e ballit ka kohë që ka plasur.

Ka shumë që mund të pyesin: po ky Ridvani si nuk u fry ? Përse i zë vendin dikujt tjetër tek Banka e Shqipërisë?

Mos i bini në qafë. Po e çojnë. Të bëjë të vetmen gjë që di: qehaja i besuar. Zamiri është në negociata për të blerë një bankë të nivelit të dytë. Kështu që aty i duhet.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miu te kiu01/12/2018 08:50

Nuk bohet veni me fshatarevgjitergej.

Zamir 28/11/2018 20:52

O Ilir po cke me mua? Njehere shkruajte per mamin tim qe shiste hirre per djath dhe tani kete... sa do aman qe te mos flasesh sic bejne te tjeret qe ja kam mbyllur goje. Keshtu mund te bej namin lart e poshte ashtu sic kam bere deri tani.. banken e dua se do perdor leket e njerezve per te bere fshatra turistike qe po nuk u shiten do i themi Edit qe te ndaloje lejet ne menyre qe te tjeret te mos ndertojne. E dua se do perdor leket e Shqiptareve per ti investuar ne krom qe me pas fitimin ta coj jashte dhe ta shperndaj sic di une... pastaj kur te mbarohen leket shqiptaret le tja kerkojne qeverise se ajo ka nje fond sigurimi per keto raste... tani me thuaj sa do ta mbyllim kete muhabet se ska lezet... me telefono.

Flo28/11/2018 07:14

Te lumte . Me behet qefi qe me ne fund doli nje gazetar dhe shkruan kunder ketij mostre Zamir qe ka gllaberuar dhe do te gllaberoj ngadale cdo pjese fitimprurese te ekonomise. Per vec TRONY qe permend ka edhe dy tre te tjera qe po vazhdojne tua nxijne jeten vetem se i bejne konkurence NEPTUNIT.

liu27/11/2018 17:16

Te lumte per kurajen Ilir.E ke zhveshur mbretin lakuriq.Te ka shpetuar nje fakt i vogel.I jati i Zamirit eshte nga i njejti fshat me Boden .Rakicka ,ku dhe deri ndjehet i persekutuar.

krasasi tp27/11/2018 17:00

Kur koha ka nevoje per heronje, ata "lindin".Kur momentit i duhen heronjte ata sapo kane lindur.Kur koha ka nevoje per profesionalist,ata nuk gjinden.Enveri i vrau teknokratet dhe profesonistet , te shkolluar ne perendim.Parija e Tiranes nuk i vrau ,i etiketoji si komunist dhe here si kriptokomuniste, teknicienet dhe hartusit dhe zbatuesit e shume veprave inzhinerike,teknologjike e te fushave te tjera, per te grumbulluar rreth vetes "Bodistat"."Bodistat" "Zamistat" i duhen Parise se Tiranes ndaj nuk shpeputen dote nga kjo filozofi politike qeverisese."Grinden"kur duhen te pajtohen.Kthehen here ne patriot, here ne nacionaliste e here ne interenacionaliste sipas sezones.I mbajne veshet big, per te pare nga ju vjen rreziku dhe kthehen nga fryn era.Te kapur qe ne gjeneze, produkt te klaneve lobiste, duke lene ne fund interesin qytetar dhe ate kombetar.Nuk kane "inteligjencen" e Gomarit qe qesh i fundit ne pyll me shakane e Luanit,nga qe e kupton me vones shakane, por kane hipokrizine dhe djallezine e dhelpres,çakallit dhe ndonji kafshe tjeter qe qeshin per ti ber qejfin luanit.Duke qene miop, nuk jane ne gjendje as te shquajne se kush eshte Luani ."Gomaret" i adhurojne vetem kur vete shfaqen si Kuaj qe hane tagjine e "Gomareve" qe bejne punen.Ndaj dhe krahasimet i nxjerrin nga fabulat.

lenci27/11/2018 16:30

Artikulli ve gishtin mbi plagen me qelb. Po ju te Syrit duhet te beheni me te ndershem dhe me trima. Ta shtrydhni fort plagen, qe qelbi te largohet ploteisisht. Permendni vetem Zamirin. Po Sandrin (ju kujtohet Rama me shprehjen te fala Sandrit?), ku e lini? Pse nuk e permendni. Shtojini dhe Fevziun e ndodnje tjeter! Edhe ne kohen kur drejtonte Doktori, po keta ishin qe benin ligjin. Keshtu vazhdon edhe tani. Top-Channel ishte televizioni me i mire ne Shqiperi, por ku eshte tani, pasi u prish me Ramen? E shihni vete. Kurse Klani lulezon, sepse i tille do te mbetet edhe kur te vije ne pushtet Basha. Artikulli i juaj e tregon qarte kete.
Bode, me perkrahjen e PD u be nje nga me te pasurit e me te fortet. Tani, nga qe nuk ka fuqi politike ne PD, eshte hedhur ne prehrin e Rames. Sjellje tipike e njerezve si ai.
Rama e trembi me fjalet se Bode eshte i korruptuar dhe se do e fuste ne burg...arriti qe ta bente per vete (Bode eshte frikacak i njohur) dhe tani do e vere ne sherbim te tij. Rama i tille eshte.
Por PD ka nje gur ne dore. Neser, kur te mare pushtetin, t'ia deklaroje vjedhjet qe ka bere me pare dhe ta coje ne burg. Keshtu edhe Rames i tregohet vendi.

emri27/11/2018 14:44

plerat

Ridvan Bode Plehra27/11/2018 13:38

Ky eshte fytyra me e poshter e politikes shqiptare. Ridvan Bode eshte mekatari me i madhe karshi kombit tone. Krimet e Bodes kombit nuk ja ka bere as armiku me i madhe.ka pas fat kurva se ka zevendesuar Malajn e PS i cili ishte super financier.

H27/11/2018 13:26

Te lumte Babaramo! Ky medioker beri qe PD te urehet nga populli, pikerisht me bemat e tij. Po ju haruat Rapiskanin evtij per bizneset qe ishte kale fushate e Rames dhe sot ka haruar korupsionin e tij dhe mediokritetin klientelist qe e lidh me Ramen. Sot ATA qe e quanin shtylla kurizore e PD mesuan se ji vetem eshte mbajtes i bustit te Enverit ne Prenjas ne 1992, por edhe personi qe ndikoi negativisht ne sharmin e PD, shume negativisht. Ta gezoje Rama se PD shpetoi nga negativiteti i tij, qe u pasurua familjarisht me gjithe kusherinj duke shfrytezuar postet e tij ne qeverisjen e PD. Mbeshtetje mencurise se Bashes qe u paragjykua per persona te nivelit te tij qe i largoi me te drejte nga lista e PD.

kaposhi27/11/2018 12:59

bravo Ilir per informacionin dhe guximin

Shto koment

Denonco