Rama në Pejë, Ramushit-'gomar' dhe Merkelit-'What the fu*k'

Rama në Pejë, Ramushit-'gomar' dhe Merkelit-'What the fu*k'

Nga Syri,net - 27/11/2018

Rama në Pejë, duket i cakërdisur e në ekstazë pas një depresioni në Tiranë, vazhdoi të sulmonte edhe Ramush Haradinajn që kishte në krah duke e quajtur “gomar” dhe Merkelin duke i thënë ‘What the fu*k”.
Përse?
Këta dy individë janë shprehur kundër planit Rama-Vucic-Thaci për të hedhur në erë Ballkanin. Konkretisht Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës ka dalë kundër kësaj ideje duke u rrjeshtuar me shumë liderë të tjerë brënda Kosovës e Shqipërisë por edhe së bashku me lidershipin europian e amerikan. Po ashtu edhe kancelarja gjermane Anxhela Merkel. Sepse ky plan i gatuar në Beograd synon të krijojë Serbinë e Madhe, të coptojë Kosovën, të hedhë në erë Ballkanin e të krijojë një precedent për të tronditur stabilitetin në Europë e më gjërë. Këtë plan e ka ideuar Serbia dhe e mbështet fuqimisht Rusia. Hashim Thaci e Edi Rama kanë marrë përsipër ta realizojnë këtë plan me vetëm një synim, që ata mendojnë se do të realizohet, të qëndrojnë gjatë në pushtet.
 
Prandaj Rama i sulmoi në Pejë, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, pa ja përmendur emrat. Edhe Ramush Haradinajn që e kishte në krah duke e quajtur “gomar” me shpegimin se kush i thotë “Hashimit për idenë e ndarjes së Kosovës se është tradhëtar, ai është gomar”. Por edhe Merkelin të cilës i është drejtuar në mënyrë indirekte duke i thënë se “na rokanisët kokën” dhe të gjitha që ju na thoni janë vecse “What the fu*k”(në italisht përkthehet: che cazzo).
 
Natyrisht i gjithë ky sulm kundër Ramushit dhe Merkel u maskuan me një retorikë të trashë e prej injoranti nacionaliste për “bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në vitin 2025”, me ose pa BE. Një retorikë nacionaliste anti-perëndimore por mbi të gjithë anti-shqiptare dhe pro-serbe, që Vucic mezi priste në Beograd për ta shfrytëzuar këtë deklaratë të rakorduar mes tyre më parë.
 
Natyrisht nuk do shumë mend të kuptohet se e gjithë kjo lojë e shëmtuar por edhe naive është gatuar dhe e rakorduar edhe me Vucic që ndjehet shumë i lumtur që Rama flet për projektin e Shqipërisë së Madhe dhe kundër europianëve e amerikanëve, gjë që i hap rrugën projektit të Serbisë së Madhe të bashkërenduar mes Ramës. Vucic dhe Thacit më parë. Dhe për të vërtetuar pikërisht këtë teze, Vucic, gjoja i nxehur nga retorika e Ramës në Pejë, reagon nga Beogradi, duke e quajtur të gjithë këtë shfaqje të Ramës “hiprokrizi”(e gjithë kajo është qesharake dhe lehtësisht e lexueshme).
 
Madje sulmi i menjëhershëm i Vucic nga Beogradi me termin “hipokrizi” duket jo vetëm i rakorduar mes Ramës e Vucic sepse Rama s’vonoi ta përdorte atë në Kosovë e Shqipëri se ai po sulmohet nga Vucic vetëm se lideri global  flet për bashkimin e Kosovës me Serbinë, e kundër qëndrimeve të Europës e SHBA.
 
Madje Rama, për të rritur kuotat e tij si një “nacionalist ekstremist”, më te vetmin synim, zhvendosjen e vëmëndjes nga skandalet në Tiranë dhe korrupsionin e krimi që po e fundosin në sytë e shqiptarëve e të ndërkombëtarëve, mezi po pret edhe një reagim nga Berlini, madje si një i trashë që është është, mendon se edhe mund ta ftojnë në një takim kokë më kokë me Merkel në Berlin, për këtë deklaratë të guximshme. Por nuk e kupton se këtë bllof nuk e hanë në Berlin dhe të gjithë e kanë kuptuar këtë lojë të trashë dhe që  pas saj fshihen interesat personale të Ramës e të Thacit, për të cilët mesa duket po përgatitet reagimi i merituar .
 
Dhe për të provuar se e gjitha kjo është loja e rradhës mes Ramës, Vucic e Thacit, mjafton të vëresh se as Mogherini, as Hahn dhe as Fleckenstein nuk thanë asnjë fjalë për këtë marrëzi të Ramës në Pejë sepse kjo është në rezonancë me qëndrimin e tyre për ndarjen e Kosovës. Aq më tepër ky qëndrim që e quan Ramushin-“gomar” dhe Merkelin-“What the fu*ck” ju shkon edhe atyre për shtat sepse pasi ata kanë hëngër nga një shpullë nga Merkel se kanë mbështetur marrëzinë e këtyre tre liderave ballkanas nuk kanë prapanicë të reagojnë aq më shumë që në maj 2019 nuk do të jenë as në Komisionin Europian dhe as në Parlamentin Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arditi29/11/2018 14:34

Ky eshte edhe loqe, edhe koqe, edhe bole...E turperoi vendin.
Me brekushe qe i mban se ben shurren ne breke nga prostata.
Me koken plot pucrra se kryhet nga dozat e larta te droges.
Me syte e perenduar sa here merr dozen e dites.
Duke uluritur pas thithjes se rradhes dhe i dhjere sa here eshte ne depresion
Nje mashtrues e genjeshtar kongenital... gjenjen per cdo gje...
Personi qe ka shkaterruar te jatin e gruan, ka rrahur grate, ka abandonuar femijte, ka shkaterruar disa here familjen...
I semure psiqik...
Hajdut frikacak

Shto koment

Denonco