Ritvan Bode, vetëm një sms larg?!

Ritvan Bode, vetëm një sms larg?!

Nga Bledian Koka - 26/11/2018

Lulzim Basha ka humbur shumë nga marrëveshja e 17 Majit me Edi Ramën. Humbi zgjedhjet, humbi partinë paçka se me të vetën e fitoi duke u vetëngrirë. Humbi mundësinë e vetme që ka patur një politikan në Shqipëri që të bëhet Kryeministër po duke humbur. Humbi edhe besimin e demokratëve se ai mund t’i sjellë ndonjëherë në pushtet.

Lulzim Basha ka humbur shumë në 5 vjet, së pari ka humbur smaltin e një shinnig star-it që e bëri PD-në të llamburiste nën buzëqeshjen e tij nga 2005-a kur u vu në krye të KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave).

Ka humbur zellin për t’u patur lakmi me të cilin shënjoi në 2009-ën rezultatin më të mirë që PD ka patur në Elbasan duke marrë 7 nga 14 deputetët e qarkut.

Lulzim Basha madje e ka mundur edhe kokë më kokë kundërshtarin e tij politik Edi Ramën në 2011 kur ia mori bashkinë me mbi 150 vota diferencë megjithë batërdinë që u bë nga socialistët në bastionin e tyre të përjetshëm në njësinë 5 (alias ish-Blloku i udhëheqjes).

Lulzim Basha në 8 vitet e qeverisjes demokrate i janë besuar ndër detyrat më delikate të objektivave të Sali Berishës dhe po, ai i ka bërë ato, ku me pak shtysë, ku me pak fat, po gjithmonë me shumë, po shumë punë.

Lulzim Basha ka marrë nga 2013 e këtej mbi shpatullat që nuk e mbajnë dot peshën e PD-së me trashëgiminë e fortë të SB-së.

Vitet e opozicionit të Lulzim Bashës janë karakterizuar nga një flegmatizëm aksioni dhe agresivitet institucional denoncimesh në foltoren e SHQUP-it dhe shumë shumë një protestë në vit para kryeministrisë.

Pra, fiks një parti europeiste flamande, siç Lulzim Basha u vetëpërshkrua gjatë betejës së vetme dhe të fundit që ka patur PD-ja në 28 vites mes tij dhe të Kolit të ndjerë.

Fundja Lulzim Basha i ka qëndruar fjalës se ai nuk ishte Sali Berisha, dhe se vizioni i tij politik ishte ajo ultra-perëndimore ose më saktë, ultra-e Vendeve të Ulëta.

Lulzim Basha humbi në 2017-ën mundësinë për të bërë paqje me ata që nuk e donin e nuk donin brenda PD-së.

Më shumë se njëherë Sali Berisha i ka sugjeruar që të "mbledhë të gjitha kontributet" e t’i fusë në parti, por reagimi i Bashës edhe në këtë pikë ka qenë institucional ashtu si edhe opozita e tij.

Ai është limitur në përgjigjen e tij se cfarë do të bënte për të kthyer të pakënaqurit që mbetën jashtë listave. Përgjigja e Bashës ka qenë gjithmonë e njëjtë, "dera e partisë mbetet e hapur për këdo që këkron të japë kontributin e tij kundër keqqeverisjes së Edi Ramës".

Dje Edi Rama doli para shqiptarëve për t'iu përgjigjur një komenti që i drejtohej me etiketimin "o pall" se përse e kishte propozuar Ritvan Boden si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së.

Ndër të tjera Rama shpjegoi sesi në kohën e tij te lirë ndërsa mendon si të tallë pallën me opozitën dhe "opozitarët", ai u kujtua që diku në celularin e tij kishte dhe numrin e Ritvanit dhe ashtu i hargalisur e ka pyetur si fjala vjen Sandër Lleshin para disa ditësh "o Ritvan a do të të fus tek Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së?".

Rama na rrëfen se oferta e tij krejt "bujare" dhe krejt "e siqertë" është pritur pozitivisht nga z. Bode "voila" Ritvani është sot në krye të listës së propozuar nga Edi Rama dora vetë për Këshillin Mbikëqyrës të BSH. Pra, ish Sekretari i Përgjithshëm i PD-së thjeshtë ka pranuar ofertën e Kryeshkatërrimtarit të ekonomisë, financave, arsimit, kulturës, moralit, rendit, arsimit, integrimit dhe depopullimit të Shqipërisë për inat të Lulzim Bashës?!...

Lulzim Basha sot mendoj se ështe në nevojë për ndonjë qëndrestar që nuk i lëkunden gjunjët para çdo oferte të fëlliqur nga Edi Rama (besoj unë). Po sa për modelin e mësipërm, këta me vetëm një sms larg, po rezultojnë e vetmja lëvizje e qëmtuar nga Lulzim Basha këto 5 vjet për t’i mbajtur larg...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Studenti28/11/2018 00:18

Veprimi i Bodes tregon se veprimet dhe vendimet e Bashes, te cilat Blediani i ka sulmuar egersisht qe prej nje viti, kane qene te drejta. Ne vend qe Bledi pranoje qe ka qene i gabuar ne kritikat dhe sulmet ndaj Lul Bashes, ai zhytet me thelle ne gabimet e tij duke vazhduar te sulmoje egersisht Bashen, per te zbutur sado pak veprimin e Bodes. Veprimi i Bodes eshte nje fyerje per demokratet e thjeshte, qe kane rrezikuar edhe jeten kunder bandave kriminale te Rames. Ai veprim eshte nje tradheti dhe mosmirenjohje ndaj Berishes. Bode nuk ka qene thjesht nje minister teknicien i pavarur. Ai ishte Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike.

E26/11/2018 20:03

ESHTE folur per mareveshjen dhe eshte sqaruar per nuk e di a e bejne nga injoranca apo inatin qe kane me bashen dhe ta din te gjithe ato qe shajne bashen bashke me avokatin Altin Goxhaj per te cilin kame shume respekt por ne rastin basha ato e keqkuptojne dhe e paragjykojne sikur basha eshte me sorrosin sikur basha mban ramen sikur basha shkatroi opoziten dhe lloj lloj budalliqesh qe koha do ta vertetoi se kush eshte lulzim Basha dhe cfare ndihme te pacmueshme i ka dhene shqiperise dhe shqiptareve perballe qeverise mafioze e mbeshtetur nga llumi i shqiperise dhe llumi i botes dhe qe ka vepruar me dijen e ZOTIT dhe jo sipas mendjes se vet se me kete popull te dhunuar me nje popull qe eshte larguar me dhune qellimisht jashte vendit me nje pjese te opozites te blere nga mazhoranca dhe me nje popull indeferent dhe te friksuar dhe me media te blere pra me nje fjale gjithcka nen kontroll basha duke denoncuar me fakte dhe me argumenta kunder qeverise dhe duke shpjeguar shqiptareve si eshte e verteta duke risrukturuar partine dhe duke mbeshtetur te dobetit dhe qytetaret dhe duke denoncuar tek nderkomberet krimet e kesaj qeverie ka arritur ti beje per vete si shqiptaret ashtu edhe nderkombetaret .Te kishte ecur siq thone jo avokati apo dikush tjeter ja ku e kane sirine , te kishte ecur me mendimin jo derezo mandatet basha e beri me cadren ku i derezoi mandatet duke mos shkuar ne parlament jo po basha eshte me sorrosin por u them ketyre se duhet zgjuarsi dhe basha poe ben kete .Prej bashes duhet shume qetesi dhe durim dhe ti marre te gjitha sebepet dhe cdo qe te ndodh e hajrit qofte se cdo gje eshte shkruar dhe eshte per mire dhe kundershtaret qofte ne parti apo jashte saj ti shofe me syrin e mire se do ta ndihmoje vete bashen ti zgjidhe qeshtjet me mire dhe me drejtesi dhe ti shofe kundershtaret si paciente qe duhet ndihmuar se kjo gje do ta ndihmoje vete bashen dhe njerzit
do ti rrine me afer per gjerat tjera basha eshte perfekt .Ajo mareveshje e 17majit u be se basha nuk kishte rruge tjeter se i dolen te gjitha kunder nga njerzit ne pd evropianet dhe ne fund amerikanet ku I vune dhe ultimatum se akoma ishin njerzit e sorrosit dhe basha nuk kishte rruge tjeter .Situata eshte plotesisht ne favore te bashes te cilin duhet ta mbeshtesim te gjithe se eshte ne rruge te mbare dhe te drejte dhe se mazhoranca nuk ka perkrahjen e shqiptareve dhe nuk ka perkrahjen e g jermanise per shkak te lidhjes me krimit,me Turqine se ka lidhje me gylenin ministrat e tij meShBA per shkak te lidhjes me sorrosin me Italine per shkak te droges per ky ka lidhje vetem me mafiozet dhe me sorrosin dhe mafiozet te tjere dhe me armiqte e shqiperise serbine dhe greqine pra eshte ne momentet e fundit vetem duhet bashkim nga te gjitha brenda pa perjashtim dhe nga shqiptaret e kosoves maqedonise malit te zi pa perjashtim dhe nga shqiptaret e diaspores dhe emigrantet pa perjashtim dhe me gjithe faktorin e jashtem pozitiv pa perjashtim ku cdo njeri te ngrihen ne nivelin e duhur dhe suksesi eshte I ngarantuar.

Tan Kailja26/11/2018 18:09

Mos harroni Manen Z,atij i duhet Ridka tek Bordi Bankes Qendrore.
komentet jashte objektit, s'kane asnje vlere.Klm

Dietologu Open Society 26/11/2018 16:28

Ka nje raport te cuditshem gati dashuror -femeror me hajdutet dhe te fortet Edvini çuni i Netës. Ky bastardi i Rakickes bashke me Genc Rulin jane te vetmit që konkurojne rilindarët për vjedhje te aseteve publike. Duhet te ishin diku tjeter tani. Kur bloop Edvin Kokeboshi i ofron ca tepsi hajdutit me kembore që vetëm tek kontrolli i pasurise ka nje dhome me dokumenta per te justifikuar. Aksham gjyllyrdi sehir padishah Edvinmahmut. Aferim të qofte cica e poshteme e varur e negrove nen urat pariziane

Tarasi26/11/2018 14:47

Basha po "paguan" gabimet e qeverisjes se Berishes i cili e mbeshteti qeverisjen e tij tek ish komunistat servile dhe ndonje ish i perndjekur me dosje; D.M.TH, TEK NJEREZIT PA MORAL. Kjo ka bere qe shoqeria shqiptare jo vetem i ka humbur besimi tek Pd , por me sakte i eshte vrare besimi. Basha po tregohet nje lider Europiano-Perendimor . Koha po punon per te e se shpejti besoj se do te jete ne krye te qeverise . Kollona e peste brenda PD po demaskohet nga dita ne dite se bashku me banditet ne pushtet te drejtuar nga krye banditi Ram tepsia.

altini26/11/2018 14:47

Edhe ai qoftelargu, armiq i nxorri te gjithe bashkepunetoret e tij, qe ja kishin patur me hile partise dhe popullit. Mjaft o njerez, se late nam. Kur ishin ministra, gjithkush donte te dilte ne foto me ta. Sot qe jane askushi, ne rastin me te pare i nxjerrim armiq, te blere nga Rama, apo ish komunista.

kaposhi26/11/2018 14:44

"Po te kujtoj qe ne 91-shin ka qene pjese e shoqates vullnetaret e Enverit bashke me shume te tjere qe ne kohen e Saliut nuk ju doli keq. Kjo edhe per faj te Saliut qe ne pjesen me te madhe perzgjedhja e tij ka lene shume per te desheruar."
....miro o skrapali mire por mos na del neser e thua qe edhe zgjedhja e Lulit ka len shume per te deshiruar se Rama i dhuroj 13 meleon euro

Zana26/11/2018 14:31

Analiza qe i ben Asi eshte plotesisht e vertet smund ti heq as nje presje FLM ASI

Nasi26/11/2018 14:22

Bode eshte nje informatir I sigurimit dhe me pseudonym

Arber Pashtriku26/11/2018 14:13

Bledian Koka ben pjesë ne ate grup njerezish qe akoma mendojne se ka opozitë dhe PD.
PD-ja eshte varrosur njehere ë mire me 18 Maj 2017.
Ata shqiptare qe mendojne se PD eshte opozitë e djathtë dhe Basha mbron interesat e tyre duhet të vizitohen tek Psikiatri se nuk jane ne rregull dhe ju mungojne elemented bazë të logjikes se thjeshte

Tironsi26/11/2018 13:10

Ka ardhur koha te zbulohen cilet jane genjeshtare dhe mashtrues dhe cilet jane te vertetet dhe te ndershmit, por kjo zgjat pak. Duro o popull!

Sali Bej26/11/2018 12:16

Sali Berisha nuk la në 2013 një PD të fortë, por një PD plot me krimba të dhjamur si:
Ridvan Bode (8 vjet minister), Genc Ruli (8 vjet minister), Linda Bregu (8 vjet minister), Jozefina Topalli (8 vjet kryeparlamentare), Ben Imami (8 vjet shef kabineti +minister), etc.
Këta shkërdhata pas 2013 kishin hall se si të shpetonin paret e vjedhura dhe veten nga burgu i Ed Rames. Kështu që në emer te "luftes per postin e kryetarit te PD", sabotuan sa munden Lulin dhe PD dhe u shpërblyen nga Rama duke mbajtur pasurine e vjedhur dhe larg burgut.

H26/11/2018 12:03

Vullnetari i Enverit thuhet se ndihmoi qe 1700 vota ne Devoll, ne 2017 te kalonin te PDIU, ku ishin Rakicka dhe fshatra ku ish kryetare ishin te aferm te Bodes. Me kete emerim demokrateve Rama ju ja bere nder parashje duke nxhere se Bide eshte mbeshtetes i tij dhe se Basha e ka ditur kete prandaj nuk kushte si ta vendoste ne kisten demokrate. Demokratet e ndershem ne Devoll e kane kuptuar kete, e vertetuan tadhme me kete emerim qe se bashku ne Breg, Patos etj po i sherbejne ps per te eliminuar Pd qe Basha po drejton dhe e sigurt qe do e mbeshtesim se ai eshte kryeministri i radhes. Jerko falje Bked se je intelektual, mos u mer me Bashen por me gjoja demokratet e perdorur prej Rames per te zgjatur pushtetin e tij qe nuk po e mban ne dot.

asi26/11/2018 11:36

O Bledo pse nuk sheh se kategori si Bode, ish shpatullmbajtesi i shtatores se Enverit kur u krijuan Vullnetaret e Enverit ne Prenjas u be nr 2 i PD? keta te infiltruar sot po nxjerrin koken duke shkuar ne origjine te PS qe e kane per zemer dhe Basha ju tregoi vendin duke mos ju vene emrin ne liste? A mban mend ti ndonje deklarate kunder qeverise se Rames nga Bode pas 2013? po e la Berishen te denonconte i vetem nga ish ministrat bemat e Rames? Po perfoljen qe grupi Bode-Bregu etj paten kur LSI do delte nga koalicioni dhe nuk doli se nje grup deputetesh te PD ssipas te thenave do mbante qeverine Rama ne kembe? A ke hulumtuar per kete para se te kritikosh Bashen duke u bere pjese e atyre qe qellimisht ne media nuk meren me qeverine por me kryetarin e opozites ne kohen kur kredencialet e tij ne popull po ngihen dita dites? po daljet e Patozit, Bregut etj qe kritikojne Bashen pikerisht kur ai eshte nen sulm mbi mekatet e tij te krimit, droges korupsionit ke hulumtuar ndonjehere? Beje kete se je i mencur para se te mershe me Bashen qe ka qene nje nga opozitat me te veshtiraqe ka patur Shqiperia sepse: 1- kishte perpara taborin e bandave qe mbeshtesin politiken e anasjelltas, 2- kishte banden e koruptuar te nderkomebaterve qe ende nuk bejne kritike minimale per qeverine,
3- kishte banden e mediave qe mburin qeverine pa e kritikuar p[er asnje beme madhesjtore qe e ka perfshire, 4- banden ose kolonen e 5 brenda PD qe po e puneson dhe mban me para Rama.....te lutem shgihi njehere keto me syzet tona qe mendojme ndryshe nga TY, shihe si shpresee e ventme per te shpetuar ngga RAMA.

Skrapari26/11/2018 11:06

O Bledian? Ceshte ky mllef ndaj liderit te opozites? Nese nuk te pelqen ka plot zgjidhje dhe zgjedhje. Sa per dijeni Ridvan Rakicka asnjehere nuk ka qene demokrat aq me teper antar i PD. Keshtu qe Ridi eshte kthyer tek partia qe ka per zemer. Po te kujtoj qe ne 91-shin ka qene pjese e shoqates vullnetaret e Enverit bashke me shume te tjere qe ne kohen e Saliut nuk ju doli keq. Kjo edhe per faj te Saliut qe ne pjesen me te madhe perzgjedhja e tij ka lene shume per te desheruar.

githbo26/11/2018 10:29

hec e re mos na cani bythen me keto "alalizat" e k.... keto pordhe perdorini kur te dilni ne TV per te mbush emisionin. demokrateve nuk ia mbushni mendjen me pordhe te tilla

Shto koment

Denonco