Transmetimi live nga 'VOA'/ Domethënia e një transmetimi në 5 të mëngjesit nga Washingtoni

Transmetimi live nga 'VOA'/ Domethënia e një transmetimi në 5 të mëngjesit nga Washingtoni

Nga SYRI.net - 22/11/2018

Radio-Televizioni VOA apo që nga shqiptarët njihet me emrin Zëri i Amerikës e pasqyroi live për dy orë rresht protestën e banorëve që Rama ka deklaruar se do tju shëmbë shtëpitë.

Ishte i vetmi televizion i huaj që e transmetoi direkt këtë protestë. Ndërkohë që në Shqipëri të gjithë televizionet e vëna nën kontroll nga Rama e bojkotua protestën dhe si asnjëherë tjetër asnjë nga katër televiozionet kombëtare nuk e pasqyruan atë drejtpërdrejtë. Përveç dy tri televizioneve që nuk janë edhe nën kontrollin e Ramës dhe natyrisht një numër protalesh.  Në këtë aspekt transmetimi direkt nga VOA ishte një mesazh mbështetjeje për banorët në protestë por edhe qytetarët e tjerë që ashtu si edhe para ’90, në kohën e diktaturës, sado të mundohet pushteti të fshehë revoltën dhe protestën popullore, ekziston Zëri i Amerikës që futet në shtëpinë, e tani edhe celuluarin, e çdo njeriu të lirë, që nuk e duron diktaturën dhe censurën.

Transmetimi direkt dhe gjatë të gjithë kohës i protestës ishte po ashtu një nxitje për banorët e Unazës së Madhe se kërkesat e tyre të drejta dhe reagimi arrogant i qeverisë po ndiqen drejtpërdrejtë në Uashington dhe po vëzhgohen nga afër nga ata që sollën demokracinë e lirinë në 1990 dhe nuk tolerojnë censurën e nuk mund të lejojnë që investimi për një popull që e do demokracinë të hidhet në erë me arrogancë nga pushteti i radhës.

Transmetimi direkt nga VOA ishte edhe një mesazh direkt për Ramën për ti kujtuar se ka ikur koha kur Shqipëria mund të izolohet e të vendoset në terr informativ duke blerë mediat dhe duke i fshehur qytetarëve një nga ngjarjet më të rëndësishme të ditës.  Ose thënë ndryshe, Ramës i është dërguar mesazhi se çfarëdo që të bësh duke kontrolluar mediat qytetarët shqiptarë e kanë ekranin e tyre të lirë për të shikuar e dëgjuar të vërtetën.

Transmetimi direkt i VOA ishte një mesazh i qartë edhe për të gjithë mediat e blera nga Rama me leje ndërtimi apo koncensione e tendera duke i lënë të kuptojnë se janë të monitoruara nga vendi më demokratik në botë i cili krahas arrogancës së qeverisë po ndjek edhe veprimin e mediave që janë në fund të fundit pronë publike ose më saktë kanë detyrimin të pasqyrojnë të vërteën në funksion të interesit publik.

Transmetimi direkt duhet patur parasysh që në Washtingon ka vënë në lëvizje ekipin e transmetimit në orën 5-6 të mëngjesit dhe në një mënyrë ose tjetër është programuar me një porosi të veçantë, përderisa është një ngjarje me rëndësi të veçantë dhe përderisa qeveria arrogante me mediat e saj nën kontroll kanë vendosur që tja fshehin këtë të vërtetë publikut.

Thënë shkurt e troç, ky transmetim direkt ishte një mesazh i qartë mbështetjeje për protestën qytetare dhe njëkohësisht një sinjal për qeverinë e mediat nën kontrollin e saj se ata nuk mund tja fshehin të vërtetën publikut. Por edhe një fshikullimë për arrogancën e Ramës dhe veprimet e tij kundër së drejtës qytetare për informim. Duke ju thënë shqiptarve: SHBA është mbështetëse e demokracisë dhe e lirisë që ju e keni fituar pas 45 vjetësh diktaturë dhe nuk mund askush tjua mohojë më as sot dhe as nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco