Salillari, faturinoja që u bë oligark!

Salillari, faturinoja që u bë oligark!

Nga Namir Lapardhaja - 22/11/2018

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhin metamorfizime të jashtëzakonshme të tipit: nga badigard shndërrohesh në miliarderë, në ndërtues kullash e më pas në politikanë të suksesshëm; nga ish-kapter i regjimit në biznesmenë me miliona euro pasuri; nga ish-faturino autobuzi në ndërues i rrugëve publike dhe i veprave më të mëdha infrastrukturore në të gjithë Shqipërinë, duke bashkëpunuar në mënyrë të errët dhe të dyshimtë me të gjitha qeveritë.

Ky i fundit është rasti i P. Salillarit, emri i të cilit është rikthyer në vëmendjen e publikut, lidhur me tenderin e fituar për ndërtimin e pjesës së mbetur të unazës së Tiranës, në të cilën, jashtë çdo logjike infrastrukturore, një kilometër rrugë do të kushtojë diku tek 20 milionë euro.

Përse kjo kosto kaq e lartë?

Logjika ekonomike e "Salillarit" me pushtetin është shumë e thjeshtë: aty janë lekët që do të ndërtohet rruga, është përqindja që do të fitojë pushteti, po ashtu janë lekët që do të hidhen në fushatën e radhës në favor të pushtetit.

 Po sjell në vëmendjen e lexuesve vetëm rastin e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 në Berat: 6 muaj para zgjedhjeve, firma "Salillari" mori në Berat 4 punë të mëdha, me vlerë midis 600 milionë dhe 800 milionë lekë (të vjetra) secila. Punët ishin: restaurime tratuaresh dhe rehabilitim i lulishtes së Dëshmorëve të Kombit. Jo vetëm që punët e bëra shkaktuan më shumë dëme se sa dobi, por lekët e hedhura nuk justifikuan ciësinë e punimeve, vetëm atë që u fol në atë kohë: "Salillarit" i duhej të hidhte shuma të mëdha lekësh në favor të fushatës së pushtetit, qoftë në zgjedhjet lokale, qoftë në ato të përgjithshme.

E njëjta logjikë po përdoret edhe tani. Ajo që është shqetësuese është se firma në fjalë është kliente e rregullt e të gjitha qeverive, ndaj opozita, veç të tjerash, duhet të mbajë edhe qëndrim të qartë dhe të hapur se çdo të bëjë nesër në pushtet me këta klientë, të cilët, në një mënyrë ose në një tjetër, hedhin lekë për fushatë dhe blejnë zgjedhjet me paratë e taksapguesve shqiptarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/11/2018 13:28

Ky Salillari dhe parija e Tiranes jane hapur si "vaji ne lakra".Cfare nderton te 7.xhuxhat?.Hotel me 5 yje apo shume kateshe .Po thesi aga?.Po TVSH-ja ?.Kush eshte pronari i truallit?.Me ke eshte lidhur marreveshja si kusht, per miratimin e lejes se ndertimit.Po "Fusha"e Lali Erit?.Ja pra pse parija e Tiranes dhe oligarkija jane te zhytura ne konspiracion, shkelje te drejtave te njeriut dhe shkembim favoresh.Pra nuk na qenka vetem droga, por edhe kjo qe theksova me larte, dy arsyet kryesore, qe pa mundesojne zgjedhjet e lira e te ndershme dhe shantazhimin e qytetareve.

Ay22/11/2018 23:26

E thjeshte fare: Ti bëhet ë qartë salillarit dhe salillareve te tjerë që nëse do rezultojnë kosto abuzive do ti trokasin një ditë ke dera e shtëpisë ata xhaxhait që fillojnë punë pas 15 janarit dhe ata mbajnë vetëm byzylykë nëpër xhepa..... . Pastaj ti lutet koqeministrit qe ti japë një dore por ndofta nuk do ti vlejë se ai nuk do jetë në atë karrige

Shto koment

Denonco